Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Fahri Xharra: Atdheu është atdhe edhe kur të vret

| E hene, 24.08.2015, 08:07 PM |


Atdheu është atdhe, bile atëherë kur të vret

Nga Fahri Xharra

“Të mos u shkasë zemra kundër Shqipërisë as kur do të vuajnë pa faj. Atdheu është atdhe, bile atëherë kur të vret. Këtu kanë lindur, këtu të rrojnë me mish e shpirt, qoftë edhe me dhembje. Fëmijët i porosit ta duan vendin dhe gjuhën tonë gjer në vuajtje.” shkruante Mitrush Kuteli para vdekjes….

Kur na shkarkuan nga kamioni atje, isha me ca rroba të vjetra e si mos më keq nga pluhuri i asaj rruge të gjatë. Në kokë, për t’u mbrojtur nga dielli, kisha lidhur një shami me nyje në të katër cepat, siç e lidhin armaxhinjtë.Një polic erdhi e më pyeti:-Sa shkollë ke ti?-Hiç. Katër klasë të fillores kam – i thashë. -Mirë. Shko këtej, ti.

Për fatin tim të mirë e besoi se, siç isha katandisur unë, do ta besonte dhe po t’i kisha thënë: s’kam bërë shkollë...Kur më liruan, ndërsa po më hipnin në kamion, për të na sjellë në Tiranë, u ndodh përsëri ai polic. Më pa me ca sy katili e duke shtrënguar dhëmbët, më foli gjithë inat: “Ë ë ë ë!...Ti qen paske pasur shkollë të madhe, ti!” Ndërsa kunati i Mitrushit, i burgosur në moshë të re dhe ai në kampin e Maliqit, më ka treguar: Kur e sollën Mitrushin, e mbyllën në një kotec derri. Ai kamp ishte lemeri. Në mëngjes vetëm një si çaj. Bukë si baltë vetëm një herë në ditë, më drekë. Në punë na detyronin të shkonim duke rendur. Rendnim zbathur nëpër baltrat, se këpucët na u prishën brenda sy-tre ditëve. Punonim në kanale me ujra përmbi gjunjë e gjer në mes. Poshtë na pinin ushujzat, sipër na grinin mushkonjat. Dizanteria bënte kërdinë. Kur ktheheshim nga puna, në mbrëmje, ecnim me këmbë e duar si bagtia, sepse nuk qëndronim dot më këmbë nga lodhja e nga dizanteria. ... Gjendjen e tij të rëndë e të pashpresë në burg e në atë kamp na e jep të gjallë Mitrushi në krijimet e veta të cilat kam fatin e madh t’i kem të shkruara nga dora e tij. “ Atdheu nuk vret , se ai është atdhe ; ( por vrasin të pabesët , tradhtarët , pushtetarët pa atdhe,; vrasin matrapazët , vret lakmia ,mos dija ,injoranca, tradhtia. Atdheu nuk vret ! fxh )

“Të mos u shqasë zemra kundër Shqipërisë as kur do të vuajnë pa faj. Atdheu është atdhe. Këtu kemi lindur, këtu  do të rrojnë me mish e shpirt, qoftë edhe me dhembje.”

“Në gjithë skajet e vendit të lumur, Anembanë kumbonte një e folme E vetëme: ilirishtja e strallët-Vigmë barinjsh dhe kushtrim luftëtarësh,Farkuar në kudhra mijëvjeçarësh.”“...Gjuhë e fortë, vlugmadhe e ëmbël,E mbrujtur para se të ishin mbrujtur  Tufët e hyjnive të lashtësive...” ( Atdheu nuk vret , vrasin mohuesit , shpërdoruesit , vrasin , vrasin ..të porositurit nga dreqi i mallkuar fxh)

Mitrushi nuk e mban dot rënkimin që i del nga shpirti:“Hej, histori! Ti, histori e lashtë E botës ilire së perënduar, Përse më bren e bluan kaq dhimbshëm

Me ankthin e frikshëm të humbjes edhe të asaj cope tokë të mbetur nga Iliria e Madhe këtu, buzë Adrias e Jonit, Mitrushi e mbyll poemën me kushtrimin: “Mbani, burra, Me dorë të fortë flamurin e Arbërit

Të skuqur me gjak ndër luftra të rrepta.!”    (E dëgjojnë vallë bijt’ e sotëm të Arbërit thirrjen e Mitrushit? (Atdheu nuk vret , vret papërgjegjësia , vret tradhtia !  fxh )

“E kam atdhe! Që gjysh stërgjysh, që brez pas brez,

që gjithmonë. Po vendin tim e dua, lirinë e dua,

e s'dua zot mbi mua.” (  E kuptuat ju të birt` e Azisë osmane , ju t`ardhurit nga Kashkai  ! fxh)

“Mendjen e kam te turbullt nga pagjumësia, nga ëndrrat e këqija. Sikur me ndiqnin, qe te me varnin. Ikja me vrap, hyja ne gropa e puse, dilja prape. Ata me ndiqnin. Ment me kapnin. Ikja përsëri. Ne nje çast u gjende edhe ti pranë meje. Dhe iknim. Pastaj u ndamë. Fundja u gjenda i ndjekur nga njerëzit tanë. Prape gropa, puse, gremina. Sikur isha ne Berat, nen Kala. Ne një sterre te Kalasë, pranë Kishës. Me tej ne Fier. Kisha shpëtuar nga ndjekjet dhe kërkoja ndonjë shtëpi për t’u fshehur. Isha i zbathur, i zhveshur. Dikush me thirri: “Qëndro, Dhimitri! Te zumë”. Me rrethuan, me zunë dhe po me shpinin te me vrisnin. Unë qeshja. Kisha qejf te me vrisnin... Dhe ja, u gjenda ne burg. .- ( shfryenta ankthin dhe tmerrin  nga njerëzit e atdheut (fxh)

Porosi e fundit e Mitrush Kutelit : Te mos u shqasë zemra kundër Shqipërisë as kur do te vuajnë pa faj. Atdheu është atdhe, bile edhe atëherë kur te vret.   ( Por atdheu nuk vret xh ) Këtu keni lindur, këtu te rrojnë me mish e shpirt, qofte edhe me dhembje. ... Le te mbarojnë studimet ne ndonjë dege praktike-ajo fizike, ay mjekësi ose ndonjë fakultet tjetër, fjala vjen, per arsimtar, dhe le te merren edhe me letërsi ( histori fxh). Por jo si profesion kryesor. Profesionizmi ne histori (fxh), ne vendin tone, është, he për he, një rruge vuajtjesh, buka e tij është e hidhur. E hidhur, them, për ate qe s’di marifete dhe hipokrizia. Terreni i letërsisë  (lexo i historisë) është nje toke tek gëlojnë gjarpërinjtë. Te vrasin shokët, se u bën hije...Për ketë duhet te grumbulloje me pare shume kulture. Talenti, prirja nuk vlejnë asgjë pa punë, pa kulturë.

( Degjo ketu ti plehu i kombit...po të hodha në dorë , do ta nxjerrë  shpirtin nga bytha..Jazek të qofsh more dexhall ! (k.j.)

Kam rënë në dymendje dhe kurrsesi të largohem nga mendimi se në mesin tonë ka hyrë një  dreq. Por nuk e po e di se a është po ai dreqi i kohës së Fishtës apo i biri apo nipi i tij. Por. sidoqoftë ai po e bën punën e tij prej djalli: dhe na ka futur të keqën në mesin tonë , sepse Atdheu nuk vret!

Gjakovë, 23.08.15