| E premte, 21.08.2015, 08:21 PM |
Prof. Dr. Muhamet Shatri
Kosova në Luftën e Dytë Botërore
Toena 1997
Fragmente
f.30
Në
bisedën që dr. Herman Neubahuer zhvilloi me Xhaferr Devën në
a) Bashkimi i Kosovës dhe i trevave të tjera me shtetin shqiptar
b) Ruajtja e statusit ekzistues të Qarkut të Kosovës brenda shtetit serb
c) Njohja zyrtare e shkëputjes së shtetit shqiptar nga Perandoria Italiane
d) Tërheqja e plotë e ushtrisë gjermane nga Shqipëria në fund të luftës.
f.33
Pushtuesit
nazistë nuk kishin në Shqipëri asnjë organ politik të mirëfilltë gjerman, i
cili do të drejtonte jetën e vendit. Qeveria gjermane kishte një të ngarkuar të
posaçëm të MPJ për Juglindjen, me qendër në
f.38
Sipas projektit të hartuar nga avokati nga Sarajeva, Stefan Moleviçi, të titulluar “Serbia homogjene” dhe të publikuar më 1941, parashihej që Serbia të përfshinte në lindje dhe në juglindje Kosovën dhe Maqedoninë, në perëndim Banovinën e Vërbasit, Dalmacinë Veriore, Likën, Kordunin, Baninë dhe një pjesë të Sllovenisë, në jug Malin e Zi dhe Hercegovinën, duke përfshirë edhe Dubrovnikun, të cilit do t’i jepej një status i veçantë, dhe pjesën veriore të Shqipërisë..
f.45
Masakra e Bihorit
Më 6 janar 1943 u masakruan 3741 burra, gra dhe fëmijë, u plagosën 634 vetë, u grabit bagëtia, u dogjën fshatra të tërë në krahinën e Bihorit. Njësitë çetnike, që numuronin rreth 4000 ushtarë e oficerë, sulmuan befas, pa asnjë shkas dhe me pëlqimin e komandës italiane, popullsinë shqiptare- boshnjake të Sanxhakut. Ata u detyruan të tërhiqeshin nga viset e shkretuara të Bihorit vetëm pas kundërvënies së 800 burrave të Tutinit e të komunave Delimegjë e Suhodoll.
f.51
Me angazhimin e dr. Seit Kazazit dhe të Halim Begesë nga Tirana, për në sektorët e luftimit në Sanxhak, u dërgua një battalion, “Besnik Çano”, i përbërë nga vullnetarë tiranas, durrsakë, shkodranë etj. Ky batalion arriti në Murinë më 20 qershor 1944 dhe për tri ditë, pas luftimeve shumë të ashpra, rimori fshatrat Koritë, Doliq e Uglla, kurse repartet serbo-malazeze u detyruan të tërhiqeshin për në Beranë.
f.68
Zenel Hajdini, i cili nga dekada e tretë e shek XX mbante gjallë qendresën shqiptare të Medvegjës, Jabllanicës dhe Tupallës, u qëllua pabesisht më 27 mars 1942, në Gazdinski Rit, nga pushka e komisarit të tij gjatë një përleshje me çetnikët.
f.69
Fat të ngjashëm pësoi Emin Duraku. Megjithatë, plaga e marrë nuk ishte vdekjeprurëse, por ai vdiq mandej nga torturat e policisë italiane.
..Nga repartet e OZN-a u likuidua edhe E. Myftari, atdhetar i flaktë, luftëtar i paepur për mbrojtjen e shqiptarëve nga çetnikët terroristë serbo-malazezë.
f.71
Komunikimi me Shqipërinë gjatë periudhës së Luftës forcoi identitetin kombëtar dhe mundësoi bartjen e rrymave politike që ishin në Shqipëri, por, pavarëisht nga kjo, idetë komuniste, për shkak të predominimit të elementëve serbë, malazezë dhe maqedonas në organizatë3n e PKJ si dhe programit të saj antishqiptar, nuk patën shtrirje të gjerë. Për më tepër, udhëheqja e luftës nga PKJ forconte frikën për rivendosjen e zgjedhës jugosllave në të ardhmen. Për rrjedhojë, në Kosovë dhe në trevat e tjera shqiptare ideja komuniste nuk zuri vend dhe përfaqësuesit kryesorë të saj erdhën nga Shqipëria, ku lëvizja komuniste po e merrte situatën në dorë me përkrahjen e PKJ.
f.78
Enver
Hoxha nuk jep asnjë shpjegim përse çështja e kufijve dhe e statusit të Kosovës
dhe e trevave të tjera shqiptare në Jugosllavi nuk është shtruar në asnjë
mbledhje të PKSH dhe nuk figuron në asnjë dokument të saj.
f.88
Në Plenumin e Dytë të PKSH në Berat, Enver Hoxha tha: Mukjen ne e morëm për një gjë formale, ku do të venim më tepër t’i thonim të katër të vërtetat në fytyrë Ballit dhe të lanim duart para popullit për veprimet që do të bënim më vonë..
f.92
Çka mund të pritej nga Enver Hoxha, i cili në letrën drejtuar sekretarit të Komitetit Qarkor të PKJ për rrafshin e Dukagjinit, Ismet Shaqirit, në prill 1944, shkruante se “Kosova është bazë e reaksionit shqiptar e jugosllav dhe se kundër tyre duhet luftuar pamëshirshëm”. “Nga Kosova do të rekrutohen një numër i madh forcash, të cilat armiku do t’i dërgojë kundër partizanëve të Jugosllavisë dhe të Shqipërisë”.
f.95
Qeveria e Enver Hoxhës është bashkëpjesëmarrëse në trajtimin barbar dhe në zhdukjen e shqiptarëve të mobilizuar me dhunë dhe që, nëpërmjet Prizrenit, Kukësit e Shkodrës u dërguan në Frontin e Adriatikut. Të gjithë ata u trajtuan si pengje lufte dhe si kundërrevolucionarë e kriminelë. Shumë prej tyre u zhdukën rrugës nëpër territorin e shtetit amë.
…
Disa kosovarë që kërkuan shpëtim në shtetin amë, u pushkatuan, ose u mbytën nëpër burgjet dhe kampet e vdekjes, për shkak se kundërshtonin mbetjen e Kosovës nën Jugosllavi, ndër ta edhe ushtarakët Feriz Ahmet Shala nga Kërrnina e Istogut, Sulejman Shkoza- Vuçitërna i njohur si organizator i mbrojtjes së kufirit etnik e shumë të tjerë. Një pjesë tjetër iu dorëzua organeve të pushtetity okupues jugosllav. Nuk u kursyen as udhëheqësit e fgorcave të rezistencës dhe kuadrot drejtuese të lëvizjes atdhetare shqiptare. Me urdhër të Haxhi Lleshit, ministër i brendëshëm, organeve jugosllave iu dorëzuan Bedri Pejani, ish sekretar i përgjithshëm i Komitetit të Kosovës dhe ish kryetar i Lidhjes së Dytë të Prizrenit, oficeri madhor Q. Komoni, i cili kishte komanduar forcat e ushtrisë shqiptare kundër sulmeve të çetnikëve malazezë etj.
f.131
Vetëm brigadat shqiptare mund të depërtonin në Kosovë pa gjetur rezistencën e popullit të armatosur. Kosovarët nuk mund të luftonin kundër vëllezërve të tyre nga Shqipëria.
f.138
Kur
general- majori Dali Ndreu e njofton
f.142
Fatkeqësisht edhe sot ka historianë shqiptarë që, duke operuar me sllogane dhe duke injoruar faktet, nuk duan ta kuptojnë realitetin e hidhur, politikën antishqiptare të PKJ, si edhe rolin antikombëtar të PKSH karshi çështjes kombëtare edhe në këto treva etnike shqiptare.
f.145
Ndërsa partizanët shqiptarë luftonin në Mal të Zi, në Bosnjën Lindore etj, forcat ushtarake serbe dhe malazeze terrorizonin e masakronin trevat e pambrojtura shqiptare.
f.151
Me propozimin e Tahir Zajmit, Kuvendi Themelues i Lidhjes së Dytë të Prizrenit proklamoi bashkimin e Kosovës, Dibrës, Tetovës, Strugës, Ulqinit dhe Tuzit me Shqipërinë, si pjesë integrale të saj dhe kërkoi bashkimin me të edhe të Qarkut të Kosovës, që takonte Zonën gjermane të pushtimit.
f.154
Bedri Pejani, kryetari i KQ të Lidhjes së Dytë të Prizrenit, nga fundi i marsit 1944, i dërgoi një letër Hitlerit me anë të së cilës kërkonte nga qeveria gjermane militarizimin e Kosoëvs…Ai kërkonte nga komanda gjermane që t’i ndihmonin shqiptarët për krijimin e një armate prej 120 deri 150 mijë vetash, e cila do të luftonte deri në fund kundër çetnikëve dhe partizanëve serbo-malazezë. Kjo për të ruajtur kufijte edhe pas lufte përpara Konferencës së Paqes.
Tri kushtet që ai parashtroi:
a) Armatimi bashkëkohor
b) Sigurimi i një numri të caktuar oficerësh dhe kuadri komandues
c) Korigjimi i kufirit me Malin e Zi dhe Serbinë
f.156- 160
Mbledhja në gjimnazin e Prishtinës e 3000 vetëve, Asamblesë së Përgjithshme, themeloi Komitetin e Rinisë Nacionaliste, me Adem Selimi Gllavicën kryetar, Sali Vala- Siçani, Luan Gashi, Abdyl Henci, Shahsivar Aliu, Fuat Muharremi, antarë.
Me 18 tetor 1944, KQ i Rinisë Nacionaliste shpalli mobilizimin e përgjithshëm, që shumë shpejt grumbulloi 20 000 luftëtarë që u vendosën prej lumit të Cerajës, nëpër shpatijet e Kopaonikut e deri në Kumanovë.
166-167
Vaso Çubrilloviçi, me projektin e vet, propozonte:
Së pari, të shpërnguleshin gjermanët e pastaj hungarezët, shqiptarët, italianët, rumunët….
Edhe pse në shenjestrën e shpërnguljes të parët ishin shqiptarët, me ta nuk do fillonte ky proces, jo për shkak të marrëdhënieve të mira ndërmjet LAÇ të Shqipërisë dhe LANÇ të Jugosllavisë, por për shkak të rrezikut të konfliktit në mes këtyre dy vendeve. Prandaj Çubrilloviçi këshillonte që gjatë shpërnguljes së shqiptarëve, të veprohej me maturi dhe taktikë. Kjo nuk do të thonte që serbët e malazezët të kishin mëshirë ndaj shqiptarëve apo t’i kursenin ata. Përkundrazi, përderisa për shpërnguljen e kombeve të tjera flitej në përgjithësi, shqiptarët dhe territoret e tyre veçoheshin, sikur ky projekt të ishte përpiluar enkas për ta.
Në rast se nuk arrihej shfarosje e plotë fizike, ai parashihte edhe masa të tjera, siç ishte:
mohimi i të gjitha të drejtave, krijimi i kampeve të përqëndrimit, plaçkitja e pronave, shfarosja e inteligjencës dhe e shtresave të pasura shoqërore dhe pastaj kolonizimi i mënjehershëm i viseve me elementin sllav.
Elllaboratet
e V. Çubrilloviçit të përpiluara më 3 nëntor 1944, përkatësisht në janar 1945,
për pastrimin etnik të Kosovës, Rrafshit të Dukagjinit, Fushës së Pollogut e të
trevave të tjera etnike shqiptare, nëpërmjet shfarosjes dhe shpërnguljes së
shqiptarëve e serbizimit të këtyre trevave, edhe pse zyrtarisht nuk u publikua
nga udhëheqja më e lartë partiake dhe shtetërore dhe
f.172-173
Te Kroi i Ujit të Thartë u pushkatuan rreth 60 veta të moshës 17-30 vjeç. Në kujtesën e popullit ka mbetur i gjallë rasti i masakrimit të tre vëllezërve para syve të nënës së tyre. Lutjet e nënës, për të shpëtuar të paktën djalin e vogël 15 vjeçar, nuk u morën parasysh, sepse edhe ai u qëllua prej oficeres Cvetanova dhe përpara nënës së tij
Vrasjet, therrjet, përvëlimet me ujë të valuar, ushqimi i dhunshëm me kaçamak të nxehtë, vënia e kurthës prej guri mbi kokë, të goditurat me kazmë, me tokmak, varjet me kokë poshtë, copëtimi i gjymtyrëve për së gjalli, prerja e organeve gjenitale, ishin disa nga format dhe metodat që u përdorën për të torturuar njërezit në Hanin e Tozos. Në katin e epërm xhelatët bënin aheng, e poshtë në podrum vazhdonte therrja, britmat, gjaku, vdekja.
f.177
Shtabet e brigadave të UNÇ të Shqipërisë, në vend që t’i merrnin nën mbrojtje shqiptarët, urdhëronin vartësit e tyre që t’u jepnin goditje të fortë masave shqiptare për t’i ndarë nga drejtuesit kriminelë..
Zevëndëskomisari i brigadës XXV të UNÇSH, Spiro Pano, më 17 dhjetor 1944, i shkruante KQ të PKSH se “Brigada XXV përbëhet nga luftëtarë të Malësisë së Gjakovës, të Hasit e të Kosovës, që janë shovinistë të tërbuar. Ata propagandojnë me ngulm se Kosova e trevat e tjera janë shqiptare dhe duhet të bashkohen me Shqipërinë”.
f.184-185
Brigada XVII maqedonase ushtroi terror të paparë:
Vetëm para Xhamisë së Vjetër, në sheshin ku u bë rezistenca e fundit, u pushkatuan 50 veta. Ushtarët shtinin me armë mbi çdo shqiptar, burrë, grua apo fëmkijë..Hajredin Vullkani i brigadës IV kosovare dëshmon se “rrugët ishin mbushur përplot me kufoma, midis të cilëve kishte gra e fëmijë”.
Për çdo natë u pushkatuan pa procedurë me dhjetëra shqiptarë.Avokat Esat Berisha u likuidua pasi u torturua në mënyrë të tmerrshme. Më parë i çanë barkun dhe më pas i hodhën prush në të. Hasan Busovatës i prenë copë-copë trupin për së gjalli. Abdurrahman Prishtinën e futën në thes të lidhur, e rrahën deri në vdekje dhe e ekzekutuan pa gjyq, ndërsa Alush Hogoshtin dhe Ramë Maliqin i mbuluan për së gjalli në dhe, etj.
Më 7 janar 1945, ditën e Krishtlindjes ortodokse, filloi ploja e madhe në oborrin e Xhamisë së Pozharanit, ku i grumbulluan 200-300 fshatarë të pafajshëm. Nga rrahjet me dajak vdiqën 4 veta, kurse 16 të tjerë u mbytën në burgun e Gjilanit.
f.187
Në Gjakovë nuk u kursyen as banorëte qytetit. Ali Salihun, Cen Begën, Shyt Idrizin dhe Haxhi Selmanin i varën me kokë poshtë mbi zjarr dhe i përcëlluan derisa vdiqën. Tafë Hoxhën, Jonuz Nezirin, Xhemë Isufin, Malë Shabanin dhe Remzi Kadriun, pasi i kishin goditur me kazmë, të vdekur i hodhën në Erenik.
f.190
Shtabi i
brigadës
Derisa
ndodhnin këto, kryetari i KNÇ të Kosovës, i zgjedhur në Bujan, Mehmet Hoxha, u
zu keqas me Shtabin e Brigadës
f.202
Te Kulla e Tal Seferajt në Gllogovc, sipas Ali bajraktarit, u masakruan me çekan, kazëm e tela në fyt 17 veta. Më pas trupat e burrave dhe të rinjëve i bartnin te Mulliri i Delisë në livadhet e lagjes së Binakëve në Gllobar dhe i varrosnin në gropa të përbashkëta. Për të mos lënë asnjë dëshmitar, OZN-a i likuidoi në mënyrë të ngjashme edhe ata që transportonin kufomat.
f.213
Pushteti ushtarak, që u vendos në Kosovë në vitin 1945 ishte forma më e vrazhdë e regjimit diktatorial që kishte për qëllim të gllabëronte dhe t’ia aneksonte Kosovën shqiptare Serbisë, përkatësisht Jugosllavisë. Një diktaturë e tillë ushtarake qe vendosur më parë se në Kosovë edhe në Banat, Baçkë dhe Baranjë, territore në të cilat shumicën e popullsisë e përbënin hungarezët dhe gjermanët.
f.219
Beteja e Drenicës
Sipas prof. Ymer Berishës, që shkroi më datë 2 tetor 1945, shqiptarët ishin të rrethuar nga afro 36 000 ushtarë serbë, malazezë, maqedonë, bullgarë e fatkeqësisht edhe shqiptarë. Në atë kohë babai gjendej në ushtrinë popullore, kurse djali ishte mobilizuar me dhunë në ushtrinë partizane. Kjo do të thotë se shpesh herë djali luftonte kundër babait, vëllai kundër vëllait, çfarë mjerimi!
f.229
Gjithsej
nga Kosova, në mars dhe në prill 1945, për plotësimin e Armatës së Katërt
Jugosllave, u dërguan 12838 të mobilizuar shqiptarë, kurse 4594 të tjerë u
dërguan në veri në Frontin e Sremit në përbërje të brigadave VI,
f.237
Kur udhëheqja jugosllave i kishte konsoliduar pozitat e veta dhe kur gati e tërë Jugosllavia ishte çliruar, prania e ushtrisë shqiptare në këto treva përbënte një faktor kërcënues. Prandaj J.B. Tito, për të dalë nga gjendja e papëlqyer, inskenoi nevojën e ndjekjes së “bandave reaksionare” drejt jugut, drejt Greqisë. Për këtë qëllim ai kërkoi ndihmën e atyre forcave të Shqipërisë që ende ishin në Kosovë. Udhëheqja shqiptare u pajtua me këtë kërkesë….Në verë të 1945 këto forca u dislokuan në Maqedoni.
f.275
Sistemi i pushtimit dhe bashkimi i pjesës më të madhe yë trevave etnike me Shqipërinë, nga populli shqiptar në ato vise u konsiderua si çlirim nga zgjedha jugosllave dhe si fazë kalimtare drejt bashkimit kombëtar. Objektivisht, akti i bashkimit të pjesës më të madhe të trojeve shqiptare, nga synimet e pushtuesve fashistë, rikrijoi unitetin etnik dhe territorial të trevave të popullit shqiptar, solli ndryshime të mëdha ekonomike, politike dhe shpirtërore në gjirin e këtij populli. Ky bashkim ndikoi për forcimin e vetëdijës kombëtare e të aspiratës së ligjshme për një Shqipëri të lirë e të bashkuar.
f.276-277
PKSH, e krijuar me ndihmën e PKJ, lidhur me çështjen e Kosovës dhe të trevave të tjera shqiptare iu nënshtrua plotësisht vijës dhe politikës së përpunuar nga PKJ. Me këto qendrime, ajo i shërbeu stabilizimit dhe paqësimit të gjendjes së re që u krijua.
Çështja kombëtare asnjëherë nuk u bë preokupim themelor i kreut të PKSH. Çështja e Kosovës dhe e trevave të tjera shqiptare mund të shtrohej drejt vetëm në kuadrin e një politike të qartë kombëtare, por jo në kontekstin e një lufte të paprinciptë për pushtet.
Prania gjatë tërë kohës e emisarëve jugosllavë në udhëheqjen më të ngushtë të PKSH, i ashtuquajturi internacionalizëm proletar dhe futja e Shqipërisë në Bllokun Lindor nuk mund t’i sillnin dhe nuk i sollën asnjë dobi, por përkundrazi i dëmtuan rëndë interesat kombëtare. Edhe më pas, izolimi i gjatë, prapambetja ekonomike- shoqërore e Shqipërisë, nata e gjatë komuniste, e errësuan edhe më shumë perspektivën e zgjidhjes së çështjes kombëtare.
Mblodhi Bardhyl Selimi, 17 gusht 2015