Mendime
Gëzim Hoxha: Sheh rrushi rrushin dhe piqet
E enjte, 20.08.2015, 06:44 PM
Sheh rrushi rrushin dhe piqet …
Nga Gëzim Hoxha
Është
fund vere dhe çuditërisht kjo periudhë po prodhon më tepër lajm seç duhet. E
them këtë sepse supozohej që njerëzit të shijoninë pushimet e tyre, në pritje
të kthimit në punë, e kam fjalën për ata që e kanë një të tillë. Por jo nuk
qenka e thënë. Valët e emigrantëve s’kanë të rreshtur në brigjet e Evropës
plakë. Skënderbeu për pak sa nuk e bëri ëndrrën realitet, por si optimist që
jam më duhet të shpresoj në ndeshjen e kthimit, policia po bën namin në
Dukagjin, Krujë, Tepelenë e Vlorë, në shtator
pritet të filloj aksioni për mbledhjen e të ardhurave në përpjekje për
të bindur
Më ngazëlleu lajmi që policia po bën namin në zonat që në vend të merreshin me bujqësi e blegtori po merren me kultivimin e hashashit. Në Dukagjin nga një operacion policor i zhvilluar në zonat Ndreaj, Brashtë, Pylaj, Bob, Vuksanaj dhe Breg Lumi thuhet se deri në këto momente janë gjetur 200 parcela me hashash dhe mbi 31 mijë rrënjë. Po ashtu mësohet nga policia e Vlorës, se ka njoftuar asgjësimin e 2502 rrënjëve kanabis sativa në disa aksione në fshatrat Peshkëpi, Lapardha dhe në malin e Pigadhës. Ndërsa në Korçë janë asgjësuar 257 bimë narkotike në fshatin Gjergjevicë dhe Bickë. Të njëjta lajme dëgjuam edhe për Krujën, e Tepelenën. Dhe unë vë re një ndryshim shumë të madh të dy qeverive të fundit. E para bënte sehir ndërsa e dyta po reagon.
Duhet
thënë një BRAVO me B me të madhe, por a mjafton?, vetëm një përmirësim imazhi
në sytë e Evropës??.
Duke u
rrekur midis analizës dhe gjykimit njerëzit ndahen. Për ca droga është punë e
pastër është thjesht tregti, të tjerët mendojnë se është pisllik duke marrë
parasysh varësinë që krijon çdo përdorues prej saj. Edhe politikanët ndahen
duke ndjekur këtë linjë por natyrisht në një formë më të moderuar. Dhe dua të
përmend këtu një deputet të shumicës, i cili vinte në dukje para ca kohësh
potencialin gjigand të këtij tregu ende të paligjshëm miliarda dollarësh.
Të gjithë e dinë se gjyshet tona n’a jepnin ndonjëherë çaj të përgatitur me hashash për të n’a vënë në gjumë. Për më tepër studimet e bëra dekadat e fundit kanë zbuluar efektet kuruese të marijuanës lidhur me sëmundjet kardio – vaskulare e ndoshta edhe për rënien e flokëve. Por pyetja është jo se sa e dëmshme është tymosja e një trifletshi siç quhet rëndom nga përdoruesit, por a duhet legalizuar apo jo kultivimi apo prodhimi dhe më tej tregtimi i tij???.
Është diçka e mirë që njerëzit kanë tentuar të thyejnë një tabu dhe të paktën po flasin për këtë problem. Në këtë fushë ka eksperienca të shumta që tregojnë se ilaçi më i mirë nuk është lufta, por legalizimi i fenomeneve të paligjshme. Mjafton të kujtojmë vitet 20 të shekullit të kaluar në SHBA, ku për lulëzimin e perandorive të tëra gangsterësh si Al Kapone me shokë u bë shkak një ligj që ndalonte konsumin e alkolit. E pra ai ligj i kushtoj shumë viktima dhe terror, por dhe shumë të ardhura të pambledhura nga kontrabanda e pijeve alkolike Amerikës. Me heqjen e tij jo se kriminaliteti u eleminua por krimit i iku nga goja një llokmë e majme. E njëjta gjë dhe për legalizimin e duhanit në shekullin e XIX.
Nuk dua
të keqkuptohem. E përkrah luftën e shteetit kundër krimit, se n’a bën të
ndjehemi më të sigurt.