Mendime
Skënder Kapiti: Mediat të pista si politika në Shqipëri
E marte, 18.08.2015, 05:46 PM
Mediat janë të pista ashtu si politika në Shqipëri
Nga Skënder S. KAPITI
Këtu unë
nuk po ndalem në atë rolin se çfarë duhet të jenë mediat si opozitë , apo ashtu siç pretendojnë e
reklamojnë dhe u pëlqen atyre që të duken , po në atë se çfarë nuk u pëlqen
atyre , pikërisht faqen e errët të fytyrës që dhe ato nuk e tregojnë e që është
korrupsioni, servilizmi, matrapazllëku, simbioza e tyre me paranë dhe me
pushtetin , manipulimi me informacionin në shërbim të komercialitetit të ndotur
edhe mediatikisht. Pas rënies së komunizmit,
edhe mediat në Shqipëri filluan dhe u përfshinë nga pluralizmi, që në dukje na
paraqitet si diversitet dhe si shumëllojshmëri mediatike e shkruar dhe vizive,
me dhjetra e dhjetra gazeta e televizione të ashtuquajtura private dhe që kanë
si emërues të përbashkët reklamën dhe finesën djallëzore të mashtrimit,
hipokrizisë, matrapazllëkut të pisët, mercenarizmin informativ të parasë,
patriotizmin fals që maskon antipatriotizmin publik të tyre. Shumica e mediave
në Shqipëri bëjnë manipulimin dhe spekulimin me informacionin dhe lajmet, dhe
nuk është vështirë për të kuptuar servilizmin proinstitucional ndaj
institucioneve të pushtetit politik dhe ndaj pushtetit të parasë të
çfarëdolloji. Ato , pra shumica e mediave kanë një pavarësi formale, pasi ato janë
konformiste dhe në simbiozë me pushtetin e atij që rastis të qeveris. Me
ndërrimin e pushteteve ndërron dhe “prostituimi” mediatik , po jo i të gjitha
mediave, jo i të gjithë redaktorëve, gazetarëve dhe TV. Sado të ndershëm , të
paanshëm dhe profesioniste që të jenë redaktorët, gazetarët e folësit e madiave
ata në të vërtetë e kanë shumë të vështirë që të shkruajnë dhe të
paraqiten vetvetja e tyre , sepse ata
varen ,kërcënohen e janë nën presionin e pronarëve të mediave “të pavarura”, nga paraja e rroga që u jep punëdhënësi dhe që shkon dhe muaj e muaj të tërë që edhe
nuk i marrin rrogat. Persa i përket medias shtetërore që paguhet nga
taksapaguesi shqiptar atë nuk ke pse e shikon se është tërësisht propushtetit me
keq se në kohën e diktaturës. Mediat në
Shqipëri i shërbejnë politikës dhe vetëm interesit të ngushtë të stafit të
tyre; ato komplotojnë pisët në funksion të manipulimit e keqinformimit, në funksion të keqformimit
të opinionit publik ,madje, dhe të informimit të tij me të pavërtetat e dëshirueshme
të pushtetit apo me të vërtetat që vetëm atij i leverdisin më së shumti. Lajmet
dhe buja me to bëhet për përfitim të dyfishtë për të dyja palët si për pushtetin ashtu dhe për mediat. Pala e
pushtetit qoftë e atij në pozitë qoftë dhe e atij në opozitë (sepse dhe opozita
pjesë pushteti është dhe e investiturës zgjedhore) ,pra si pozita dhe opozita
kanë nevojë për rritjen në media dhe nëpërmjet tyre të imazhit të vet, po dhe
mediat në këmbim të kësaj marrin sidomos nga pushteti qeverisës që rastis që të jetë në pushtet , marrin prej tij para
publike për rëklamat , marrin
sponsorizime nën dorë nga bizneset proqeveritare; marrin ryshfete si dhe poste
administrative të afërmit e tyre, të gazetarëve servilë e puthadorë ,
redaktorët si dhe anal-istët po të tillë e mercenarë që shëtisin nga një gazetë
dhe nga njëra studio në tjetrën. Mediat në Shqipëri edhe ato emisione
investigative në dukje te efekshme në fakt edhe ato spekullojnë shumë me
denoncimet e qytetarëve, manipulojnë shumë me to dhe me korrupsionin publik e
institucional duke dhënë vetëm anën e dukshme dhe ato të dëshirueshme e të
seleksionuatra nga korrupsioni mediatik. Ato seleksionojnë dhe japin rastet e
vogla të korrupsionit po fshehin dhe
bëjnë presion për ato të rënda dhe skandaloze në këmbim të një shpërblimi të
majmë. Qeveritë dhe pushtetet gjithnjë kanë marrëdhënie të pasinqerta me të
vërtetën dhe me realitetin, dhe tentojnë qe të fshehin njërën anë të realitetit
dhe pikërisht atë të dështimeve dhe të skandaleve që vijnë prej saj, dhe gjithnjë
orvaten ta paraqesin veten mediatikisht dhe vetëm pozitivitetin e vet duke
fshehur anët negative të realitetit të vet. Në shërbim të kësaj dhe në ndihmë
të politikës së pisët vjen media e korruptuar dhe e pisët , dhe kështu
automatikisht kjo lloj media në Shqipëri është bërë dhe ajo aktore e pisët
politike dhe ekonomike e tregu. Pra mediat , shumica e tyre bëjnë pazare
ideologjike, politike dhe ekonomike duke u bërë proinstitucionale dhe jo të
vërteta dhe opozitare siç duhet të jene.Përveç këtyre mediat në Shqipëri bëjnë
dhe mëkatin tjetër të madh , dhe pikërisht atë të formësimit dhe edukimit
negativ social të popullatës dhe rinisë në veçanti. Nuk është vështirë ku
komercialiteti i pisët mediatik i mbush faqet e para të gazetave dhe të ekranit
me lajmet skandaloze të krimeve të shëmtuara ordinere , të turpshme dhe
seksuale, të vrasjeve të shëmtuara e të rënda; të reklamimit të lakuriqësisë të
telenovela dhe të këngëtareve, si dhe nëpër emisione koncerto-muzikore dhe
sidomos nëpër gjoja ato emisione të përjavshme humori ku prezantuesit dhe
“artistët” e humorit humorizojnë me një fjalor banal e shumë të pisët. Pra
kështu mediat pisllëkun e vet po na kultivon
si një kulturë të pisët që po e prish dhe shoqërinë. Media e shkruar po
sidomos ajo vizive informojnë duke ‘’spjeguar “
keq dhe mbrapsht, duke shkruar me gërma të mëdha në faqet e para të
gazetave dhe gjithë ditën në ekranet e televizioneve me lajme gjoja tërheqëse e
“të bujshme “ e që opinionin më shumë e
prishin ,e dëshpërojnë dhe e helmatisin
atë, por që edhe më shumë eksitojnë ,nxisin dhe e banalizojnë shoqërinë me këso lajmesh droge, trafikikimi qëniesh
njerëzore, , akte kriminale ordinere e seksuale, vjedhje, grabitje,dhunë ,
vrasje e që nxisin pasigurinë dhe emigracionin.Mediat po e prishin shoqërinë po
sidomos rininë me emisionet e çfaqjet eksaltuese, degjeneruese e argëtuese, me
lojrat publike e mediatike të lotove e të bixhozit, të fitimit shpejt të parasë
dhe me papunësi. Mediat në Shqipëri duket dhe mashtrojnë se ngrenë probleme po
që as nuk mundohen të japin zgjidhje po vetëm sa po eklipsojnë realitetin dhe
normalen,patrioten dhe moralen e ndërgjegjegjen e pastër njerëzore. Tjetër
tipar i mediave , i shumicës së tyre është se ato janë të hapura vetëm për
personat “