E merkure, 13.11.2024, 06:16 AM (GMT)

Kulturë

Përparim Hysi: Elegji për Albert Verrinë

E marte, 18.08.2015, 05:52 PM


Elegji për Albert Verrinë.

 

Nga Përparim Hysi

 

1.

Lajmi  i rëndë, buzën na qepi

Krejt, papritur, shkoi Alberti!

Shkoi e  iku KAPEDANI

Iku zemëroqeani.

2

Ky, fieraku, nga "Vlora"

Në gjithë rolet ia bën fora

Më shumë role se sa jetë

Por në role ishte Mbret!

3

I tilë ish ai në skenë

Që i ri, u kthye legjendë!

Sa serioz për të detyra

Sikur kish "njëmijë fytyra?!"

4

Se i jepte rolit shpirt

Nëpër natë seç sillte dritë

Që i ri,seç luante plakun

Po me rol zinte "buxhakun"

5

Nëpër role as që njihej

Se në role ai "fshihej"

Herë na bënte për të qeshur

Nëpër rol duke "përqeshur".

6

Bert i dashur, si ia dole

Mbi njëqind e ca role

Dhe ti haje bukë veçan

Të mbetë"nofka" KAPEDAN!

7

Kapedan apo Soll Lili?

Kaporal Pelegrini

Jo,kështu nuk vazhdoj

Se të gjithë dot s' i numëroj.

8

Tek shfletoj tëndin"Album"

Nëpër role zë e humb

Se më humb, o mik, mendimi

Aq i madh është pikëllimi.

9

Tani ike. Jo. S'ke ikur

Dua ta zbutë lajmin e hidhur

Përmend role që pas mbesin

Se Artistët kurrë nuk vdesin.

10

Ti dyfish do mbetesh gjallë

Se je shquar dhe si shkrimtar

Katër libra që botove

Me to vdekjen e dëbove.

11

Prehu i qetë, o miku im!

Ti je NDER  për SHQIPËRINË.

Tek e mbyll, nuk ndihem mirë

S'të them dot:- Lamtumirë!



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora