E diele, 22.12.2024, 05:13 PM (GMT)

Mendime

Nasho Jorgaqi: Historia rishkruhet jo me nihilizem

E hene, 28.07.2008, 11:13 PM


Nasho Jorgaqi
“Historia rishkruhet jo me nihilizem”

Bisedoi: Anisa Ymeri

Rishkrimi apo hartimi i nje historie te plote te letersise shqipe eshte domosdoshmeri. Shume personalitete e thone me ze te larte kete. Ndersa, studiuesi Nasho Jorgaqi e cileson “urgjente” hartimin e kesaj historie te letrave. Mirepo, “thembra e Akilit” ne kete ceshtje eshte kush dhe si do shkruhet kjo histori tani, pas 18 vjetesh, kur mund te flitet hapur dhe shprehja e mendimit nuk eshte me “molle e ndaluar”. Sipas Jorgaqit, “ne kushte e sotme, duke nxjerre mesime nga e kaluara, duke lene menjane ideologjizmin, skematizmin, njeanshmerine, mundet dhe duhet ta kemi nje histori letersie sa me te plote, sa me objektive, sa me pak te politizuar”. Dhe ajo cka eshte me e rendesishme, pohon prof. Jorgaqi: “Te mos kalohet as ne glorifikim dhe as ne nihilizem. S’mund ta marr dot me mend se si mund te shkruhet apo flitet me mosperfillje per nje periudhe gjysmeshekullore”. E nese keshtu do te veprohej, s’do ndodhte gje tjeter, vecse do perseritej gabimi i autoreve te ndaluar dikur, kahet vetem do te ndryshonin.

A kemi ne Histori te Letersise Shqipe?

Padyshim qe kemi! Do te ishte nje fatkeqesi per kulturen tone kombetare, kulture relativisht e vjeter, te mos kishte perpjekje per shkrimin e historise se letersise. Por, perpjekjet fillojne qe ne periudhen e Rilindjes dhe keto perpjekje i kemi tek arbereshet, duke filluar nga A. Stratiko per te vazhduar me Gaetani Petroten. Ndersa perpjekjet e para jane bere nga, Justin Rrota, Cabej etj, gjate periudhes se pavaresise, per te dhene nje ide a skice te historise se letersise shqipe. Me vone, ne vitet ‘40-te u hartuan dy volumet e vepres “Shkrimtaret shqiptare” me iniciativen e Koliqit, nga Karl Gurakuqi. Perpjekjet do te beheshin pas clirimit me krijimin e Institutit te Shkencave dhe me pas te Akademise se Shkencave. Nevojat e shkollave e kerkonin kete dhe historiani i pare i kesaj periudhe eshte Dhimiter Shuteriqi, i cili u perpoq gjate viteve 1940-1950 te shkruante nje tekst per shkollat, pa pretendime te nje teksti akademik. Me vone, vitet ‘60-te shenojne edhe perpjekjen kolektive per te shkruar nje histori te letrave shqipe, e cila u botua ne dy vellime dhe qe, per fat te keq, mbeti pergjysme, pasi vellimi i trete, qe do te perfshinte letersine e pavaresise, u nderpre me urdher nga lart. Kjo per shkak te autoreve problematike si Fishta, Konica, Koliqi apo edhe Skiroi, beri qe te digjej e gjithe kjo periudhe. Ndaj edhe historia e plote e letersise u botua ne fillim te viteve ‘80-te, botim i Akademise se Shkencave, hartuar nga nje grup historianesh te letersise, qe nuk e perfshiu pjesen e krijimtarise se realizmit socialist. Po ne Kosove jane bere perpjekje, sidomos per letersine e vjeter dhe te Rilindjes, dhe merite te vecante ka Rexhep Qosja, qe ka botuar dy vellime, ku perfshin periudhen e romantizmit. Perpjekje sidomos per autoret e periudhes se pavaresise ka pasur edhe Sabri Hamiti, Hasan Mekuli, Agim Vinca etj. Per periudhen e letersise se vjeter kontribuan edhe studiuesit shqiptare te Maqedonise, si Mahmut Hysa etj.

Pare pas 18 vjetesh, cilat kane qene mangesite e kesaj apo ketyre historie te letrave?

Ka pasur jo pak mangesi e te meta. Ka qene nje histori e ideologjizuar, e politizuar, e njeanshme, tendencioze, por krejtesisht te shpjegueshme per kohen. Keshtu aty mungon letersia e diaspores politike, ku kam parasysh Arshi Pipen a Martin Camajn. Nje tjeter e mete eshte sepse u synua shume ne problemet e permbajtjes dhe me pak persa i takon vlerave artistike. Por gjithsesi te dy historite (1960 dhe 1984) jane vepra me shume vlera qe i sherbyen shkences dhe shkolles shqiptare dhe qe kane padyshim vlera edhe sot. Studiuesi i sotem nuk ka se si te mos i referohet atyre teskteve.

Po sot si duhet ta shkruajme historine?

Ne kushte e sotme, duke nxjerre mesime nga e kaluara, duke lene menjane ideologjizmin, skematizmin, njeanshmerine, mundet dhe duhet ta kemi nje histori letersie sa me te plote e sa me objektive. Sot ka metoda te ndryshme, ku mund te bazohemi per ta shkruar shkencerisht historine e letersise. Ne bote nuk ka histori qe te jete zyrtare dhe ca me pak e shterueshme. Jane disa variante nga disa autore e institucione, shkencore, shteterore apo private, nga disa individe a grupe. E keto variante te ndryshme sjellin kendveshtrime te ndryshme qe e pasurojne historine e letersise. Ne jemi mesuar me vepra kolektive, e kjo eshte e perligjur, pasi te shkruash nje histori te tille do te thote te trajtosh shume probleme, periudha te ndryshme historike, drejtime te ndryshme letrare, probleme te personaliteteve artistike. Kjo s’do te thote qe vepra te tilla te mos i presim edhe nga individe. Dua te theksoj se nuk duhet kalohet as ne glorifikim, as ne nihilizem.

Cili duhet te jete vendi i shkrimtareve te letersise se realizmit-socialist ne historine e letrave?

Sigurisht eshte nje letersi me vlera por edhe ajo si cdo letersi ka firon e vet. Kudo ne bote shkruhet letersi, por jo gjithcka mbetet. Sepse ne cdo letersi jane solistet, dhe pjesa tjeter perben korin dhe keta do te grupohen sipas problematikes individuale, apo qasjeve qe kane me njeri-tjetrin. Ndaj, edhe une s’mund ta marr dot me mend se si mund te shkruhet apo flitet me mosperfillje per nje periudhe gjysmeshekullore. Do te ishte fyese per historine e kultures sone nese ne kete periudhe nuk do te kishim shkrimtare dhe letersi. Madje, me bindje them se kemi letersi me perfaqesues shume te mire te nivelit evropian. Jane Kadare, Agolli, Arapi etj. Kam botuar dy antologji te letersise shqipe se fundi ne Itali, ku perfshihen shkrimtaret e pasluftes, te realizmit socialist qe jane mirepritur. Ju them se, shefi i departamentit te letersise dhe gjuhes shqipe ne Universitetin e Napolit, prof. Italo Fortino, me ka thene: “Habitem se si ne Shqiperi ka nje mosperfillje per letersine e krijuar ne periudhen e realizmit socialist. Vij ne Shqiperi dhe bisedoj me koleget e mi, ata kane droje te flasin per te, ose e mohojne krejtesisht. Kjo eshte antishkencore dhe ne si departament do te organizojme nje konference shkencore kushtuar letersise shqipe te realizmit socialist”. Ndaj dhe ne nuk duhet te druhemi nga kjo, dhe jo per nostalgji, sepse kemi te bejme me nje dukuri. S’duhet te harrojme se ne kete periudhe u konsolidua proza shqipe, nese poezia e kishte arritur kulmin me pare me Fishten, Mjeden, Migjenin etj. Romani shpertheu me Kadarene, Agollin, Jakov Xoxen dhe plote te tjereve. Madje, mendoj se pas viteve ‘90-te, me gjithe lirine qe pati kjo letersi, nuk e ka arritur nivelin e letersise se krijuar me pare.

Sipas jush, pse ekziston kjo fryme nihilizmi per letersine e krijuar gjate diktatures?

Eshte nje fryme e tille, por ato jane qendrime individuale dhe emocionale, qe s’kane te bejne me shkencen dhe ca me pak me historine e nje historie te vertete te letersise dhe pse subjektivitet nuk mund te shmanget teresisht. Pasi ne histori se vertetes i afrohesh ne kahe te ndryshme qe te cojne prane se vertetes relative. Ndaj, e quaj normale qe ne nje shoqeri te hapur te kete mendime te kunderta e te ndryshme, por jo te kalohet deri ne mohim total, duke shkuar deri ne ate pike sa te thuhet se ajo letersi e krijuar ne ate kohe s’ka fare vlera. Letersia ne trajtimin historik duhet te veshtrohet e gjykohet me specifiken qe ka arti. Vetem duke iu permbajtur kritereve letrare do te arrihet nje histori shkencore.

Keni besim se do mund ta arrijme ta shkruajne nje dite historine?

Nese do ulen gjakrat dhe te clirohemi nga politizimet, nga qendrimet nihiliste, emocionale, jam i bindur qe historianet e vertete te letersise do ta shkruajne historine me objektivitet brenda natyres se artit. Por kjo eshte nje pune e madhe qe do kohe per t’i mbledhur materialet, per t’i seleksionuar, klasifikuar, per te hetuar problemet dhe per t’i interpretuar shkencerisht e vendosur ne historikun e tyre gjate rrjedhave te historise. Eshte shume e veshtire por aspak e pamundur. E dua ta perfundoj duke thene se hartimi i kesaj historie eshte urgjente, pasi kemi nje zbrazni te madhe. Perpjekjet qe jane bere per ta shkruar ate nuk mund te mohohen, sidomos nga ana faktologjike dhe interpretime te drejta e analiza. Per letersine e vjeter dhe ate te Rilindjes ka arritje te medha. Por, historia eshte perhere ne proces dhe ata qe vijne sot me mendimet e tyre nihiliste vetem mund te pengojne dhe aspak te ndihmojne per ta shkruar mire dhe drejt historine e letersise. Hartimi i saj kerkon distancim, gjakftohtesi. Duhet objektivitet, eikuliber dhe etike te vertete shkencore. Perndryshe, sic po shohim do te kalohet nga nje ekstrem ne tjetrin. Nje vonese e tille do t’i sillte dem shkences, shkolles, opinionit intelektual shkencor.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora