Mendime
Florim Zeqa: Moni Pllana, talent që premton shumë!
E shtune, 15.08.2015, 01:57 PM
Moni Pllana, talent që premton shumë!
Shkruan: Florim Zeqa
Moni
Pllana rrjedhë prej një familje me tradita atdhetare nga Vushtrria, ka lindur
në
Në muajin Gusht të vitit 2000, të shtyrë nga dashuaria ndaj atdheut, familjarëve, miqëve dhe farefisit të gjërë, prindërit e Monit lanë prapa jetën luksoze të përendimit për t'u kthyer në vendlindjen e tyre në Vushtrri.
Moni Pllana tani ndjek mësimet në vitin e dytë të shkollës së mesme "Bahri Haxha", drejtimi Teknologji Ushqimore në Vushtrri.
Muzika
"
Moni me talentin e tij të rrallë është duke mahnitur të gjithë, inspirimin për tekstin e këngëve i gjenë tek përditëshmeria, tek situata e rëndë socio-ekonomike e vendit, tek vuajtjet dhe sakrificat e popullit të tij. Muzikën e përshtatë sipas përmbajtjës së vargjeve të këngës.
Moni i ka me dhjetëra këngë të shkruara, tri prej të cilave i ka realizuar në studion e tij. Kënga e tij e fundit me titull: "I vetëm" e realizuar në bashkëpunim me këngëtarin e mirënjohur vushtrrias
Rexhi Selaci, e realizuar në studion muzikore "Mr. Sim Studio" në Vushtrri shënon kulmin e suksesit të deritanishem të Moni Pllanës. Spoti i kësaj kënge është bërë hit i shumë portaleve në vendin tonë.
Moni nuk e ka ndërmend të ndalet me kaq, në plan ka realizimin e katër projekteve, por aktualisht është në përgaditje të videoklipit më të ri, emrin e të cilit dëshiron ta ruaj si surprizë për adhuruesit e tij.
Moni idol
nga
Përveq
"
Monin e pengojnë njerëzit që për inate personale nuk e pranojnë rezultatet dhe sukseset e të tjerëve, sikurse që e gëzojnë shumë sukseset e bashkombasve, miqëve dhe shokëve që e rrethojnë.
Lumturinë më të madhe Moni e gjenë në rrethin familjar, në mesin e shokëve dhe bashkëpuntorëve të profesionit të tij.
Moni në fund të këtij shkrimi dëshiron të falenderoj familjen për mbështetjen morale dhe materiale në projektet muzikore, të gjithë miqët, shokët dhe adhuruesit e tij të shumt që i ka si stimulim shtesë në krijimtarinë e tij muzikore.
Dëshira më e madhe e Monit në radhë të parë mbetët përfundimi i studimeve, realizimi i projekteve muzikore dhe sigurimi i një vendi pune që i garanton mirëqenje në shtetin e Kosovës.