E enjte, 14.11.2024, 06:38 AM (GMT)

Kulturë

Begzat Rrahmani: Thënie të tunxhta (IX)

E premte, 14.08.2015, 06:03 PM


Begzat Rrahmani

THËNJE TË TUNXHTA DHE MEND(DIME) TË TURBULLTA IX

KOLLOFIS

1. – Tribunali i Kosovës do ti përtypi UÇK-istët e Kosovës, kurse ai më vonë në Maqedoni do ti kollofis të gjithë UÇK-istët...???!!!

PREJARDHJA

2. – I lumtë atij që tregoi se është me prejardhje shqiptare dhe se në shpirt ndihet si shqiptar, por turp për ato tonët që mbahen si shqiptarë, por në realitet në shpirt ndihen si maqedonas, burrëria është të tregojnë haptas si ai i pari...???!!!

BASHKËPUNËTOR

3. – Pasi votojmë disa herë me radhë ato që  njohin dhe mundohen për atë shtet që dëshiron të na asimilojë dhe shfarosi atëherë jemi të çmendur dhe bashkëpunëtor të tyre...???!!!

GJARPËRI

4. – Më tepër se gjysmën e popullit tim, në të njëjtin gur dhe i njëjti gjarpër i çuk tri herë, nuk di a është bindur se me të diçka nuk është në rregull dhe ç’ duhet ai të bëjë...???!!!

KOMPROMIS I SHEKULLIT

5. – Kompromis i shekullit maqedonasit shqiptarëve tu japin Ministrinë e Arsimit-pra ministri të jetë SHQIPTAR, kurse ministri të mundohet dhe të japi URDHËR që sa më shpejt të formohen paralelet e PËRZIERA apo siç thonë ARSIM I INTEGRUAR. Ashtu që asnjë arsimtar maqedonas s’ do të ngeli pa punë, kurse arsimtarët shqiptar do të shkojnë në BE bile edhe në NATO, por më së shumti do të mbjellin marule, fasule, speca djegës, do të ruajnë dhentë edhe shumë punë të tjera për ushqim të pastër. Xha Biti tha ju lumtë e i vraftë tambli i NËNËS SHQIPTARE dhe gjaku i KOMANDANTËVE që kalben dhe nënat shamizeza së bashku me baballarët e tyre që s’ dinë pse ato luftuan...???!!!

 

LARGIMI

6. – Partitë në pushtet afrohen në mes veti, kurse me shumë mjeshtri i largojnë popujt në mes veti...???!!!

MOHIMI

7. – Vetëm të rinjtë shqiptar ia japin votën asaj Qeverie që ua mohon me ligj diplomat dhe punësimin e tyre...???!!!

DHELPRA

8. – Nëse shqiptarët janë dhelpra dhe turren pas herdheve të dashit, ne maqedonasit jemi ujqër dhe e dimë se ato kurrë s’ pikin, prandaj ne punët i bëjmë vet dhe s’ presim kurrgjë prej perëndimit...???!!!

BESONI

9. – Hoxhallarëve kurrë mos u besoni, ato në kokë kanë çallmë, në zemër e shpirt arabishten që i pasuron, kurse për qafe shumica kanë kryqin ortodoks sllav...???!!!

FRIKA

10. - Shqiptarët i frikohen një njeriu, kurse ai njeri nuk u frikohet gjithë shqiptarëve...???!!!

NDALON

11. – Nuk respektoj; shtet, as komb, as ligj e as fe që më ndalon gjuhën time të shenjtë...???!!!

CINIZMI

12. – Ai i cili të përshëndet me përkulje dhe në bisedë përdor cinizëm është i rrezikshëm...???!!!

FRONI

13. – Ne shqiptarët dimë të bëjmë; kulturë, art, shkencë, por edhe luftë, pasi fitojmë hipim në FRON harrojmë; kulturën, artin shkencën, luftën dhe popullin, dhe i bashkohemi armikut, atëherë ndihemi më të fortë, më të sigurt, më të vlefshëm dhe më KOSMOPOLIT. Me siguri edhe JU e keni vërejtur këtu bashkëkombës të nderuar, ashtu siç e kanë vërejtur edhe shumë politikan botëror, e më shumë armiqtë e përbetuar, që përpara tyre flasin me shumë pietet, kurse pas shpine ua bëjnë varret, por më së shumti popullit, që i shikojmë ditë e për ditë si ne ashtu edhe ato dhe e tërë bota, por ato bëhen si të verbër se e kanë fëlliqur fytyrën ...???!!!

MUHAMEDI

14. – Të gjithë kemi nga ndonjë aftësi, por Muhamedi i ka pasur të gjitha. Ati unë por ndoshta edhe të tjerë ia zëmë për të madhe dhe dobësi pse nuk ka lënë një qendër siç kanë lënë dhe kanë fetë tjera. Prandaj ne shqiptarët-veçanërisht ne që i përkasim fesë Islame jemi të tërë komandantë, pasi i takojmë fesë atij pa qendër pa komandant dhe pa komandim...???!!!

 

FAVORIZIMI

15. – Partia shqiptare në pushtet kurrgjë s’ mundet të bëjë për kombin, prandaj në kohën e fundit favorizon fenë Islame, ndoshta më vonë edhe KOMB ISLAM...???!!!

SHITJET

16. – Ato që në pushtet vinë shumë lehtë dhe pa meritë, shumë më lehtë atë e keqpërdorin dhe i shesin interesat kombëtare...???!!!

LAVDATA

17. – Vetëm shqiptarët e çmendur ndihmojnë vrasësin që i vret shqiptarët, për interesa personale dhe të marrin lëvdata-tallje nga të huajt dhe vrasësit...???!!!

SAMARËT

18. – Po të ketë zgjedhje të reja dhe këto që janë në kolltukë do të ishin kandidat me emër dhe mbiemër me siguri që në vend të kolltukëve do të kishin të garantuar samarët e gomarëve...???!!!

BETIMET

19. – Nëse një ushtri dhe komandanti i saj betohen se do të luftojnë për kombin e vet, pastaj betohen se do të luftojnë për një komb tjetër, në dëm të kombit të tyre, ajo s’ mundet të jetë tjetër përveç një ÇMENDURI....???!!!

 

NDARJET

20. – Kafshët ndahen në të buta dhe të egra, kurse njerëzit janë vetëm të egër...???!!!

FITORET

21. – Ju vratë qindra të rinj për të humbur shtetin, dhe si të çmendur shpallët fitore, kurse ne vramë dhjetëra të rinj dhe e fituam shtetin tash u ndukim dhe do tu ndukim ashtu  siç e ndukin bishat prenë...???!!!

SHIKIMET

22. – Dikush ngjarjet i sheh; me dijeni, sy, zemër e shpirt, kurse dikush i sheh me gojë e ndoshta edhe me b......???!!!

MEVLUDET

23. – Për shkencë dhe kulturë s’keni pasur dhunti, në politikë treguat fytyrat e juaja të pista dhe tradhtare tash faleni e turreni pas mevludeve të njerëzve të fëlliqur si ju...???!!!

HARRESAT

24. -  Dikush nga tanët mendojnë se ne jemi; Shqiptarë, Kosovarë dhe Mysliman, duke harruar gjuhën, flamurin dhe traditat, ata s’janë tjetër përveç se bisha e hajvanë...???!!!

ZYMTËSITË

25. – Shqiptarët e pushtetit thonë fjalë të mëdha dhe të shkëlqyera, por bëjnë vepra të zymta...???!!!

RREZIKIMI

26. – Tridhjetë për qind jam i rrezikuar prej pushtetit, pesëdhjetë për qind  jam i rrezikuar prej partisë shqiptare në pushtet dhe njëzet për qind jam i rrezikuar prej partisë shqiptare në opozitë...???!!!

KËRKESAT

27. – Nëse populli nuk kërkon përgjegjësi nga politikanët, politikanët do të kërkojnë përgjegjësi nga populli edhe atë me dënime dhe tatime drakoniane...???!!!

PARET

28. – Paret e popullit i hanë; hajnat, parazitët dhe politikanët ulokë.... ???!!!

MOTI-MOTI

29. – Dikur moti moti intelektualët shqiptar, por ndoshta edhe liderët e asaj kohe nuk mundeshin ta mbrojnë krishterimin-kryqin dhe gjo me dëshirë kalojnë në Islam. Tash po si atëherë intelektualët dhe liderët nuk munden ta mbrojnë Islamin e tyre dhe me plotë gojën thonë se ata kanë qenë dikur të krishterë dhe duhet ti kthehen rrënjës. Pra ata nuk respektojnë fenë dhe përkatësinë e tyre, por as kanë dashuri ndaj Zotit, por vetëm kanë dashuri ndaj lezetit të jetës  si ato me katër këmbë...???!!!

DEVOTSHMËRIA

30. – Shqiptarë rrallë i shërbejnë mikut, por armik përherë i shërbejnë me devotshmëri...???!!

QETË

31. – Pozita dhe opozita shqiptare përherë janë si qetë me ujkun...???!!!

ÇMENDURITË SERBE

32.- Serbët janë çmendur, tash mundohen të çmendin edhe botën kundër shqiptarëve. Serbët paskan të drejtë të shpallin REPUBLIKA të kolonizojnë shtete, kurse shqiptarët s’ paskan të drejt të bashkohen, se prishej qetësia serbe...???!!!

S’ THONË SHQIPTARËT

33.- Atë që se tha Nishani në Shqipëri ia tha Ivanovi ne mes të Tiranës. Një për qind maqedonas të kenë të drejta në tërë territorin shqiptar, kurse ne në MAQEDONI vetë në oborrin shtëpiak...???!!!

GOGLA DUSHKU

34.- Dikush dyzet vjet ka punuar për këtë shtet në dëm të popullit të vet, kurse unë dyzet vjet kam punuar(shkruar) për popullin tim dhe ai tash na shet gogla dushku si patriot, por populli nuk i harron dëmet o i mjerë...???!!!

 

 

MARRËVESHJA E OHRIT

35.- U lodha duke dëgjuar nga disa herë në ditë për Marrëveshjen e Ohrit. Jo vetëm prej politikanëve të tanë, por edhe nga shumë të huaj. Prandaj shkova te xha Biti dhe i kërkova të jepte një mendim të tij. Xha Biti si përherë si e dëgjoi me shumë vëmendje pyetjen time mori frymë thellë dhe ia nisi:

- Shiko nipçe kjo marrëveshje që thua ti është e njëjtë si ajo kur ndahen dy vëllezër. Njëri ai më i madhi është dinak dhe i poshtër, kurse tjetri apo i  vogli është i sinqertë dhe naiv. Ai i madhi thërret disa persona që i paguan mirë të anojnë nga ai. Si ua sqaron atë tubimin ai u thotë se pasuria e trashëguar nga të parët është e përbashkët me vëllain, por se tash kur ata duhet të ndahen, ajo pasuri me shkrim do ti takojë vetëm atij-vëllait të madh, por si deri atë ditë, prapë do ta shfrytëzojnë të dy vëllezërit. Të gjithë të pranishmit pajtohen, pajtohet edhe vëllai i vogël. Ashtu mbaron marrëveshja ata shkojnë kurse problemet ngelin dikur vëllezërit vdesin. Fëmijët e vëllait të madhe pasi e lexojnë TESTAMENTIN-MARRËVESHJEN e bërë me shkrim fillojnë ti largojnë nga pasuria kushërinjtë dhe kushërirat.  Ato ankohen por kush dëgjon u jep të drejtë atyre që kanë testamentin, prandaj nipçe hapni sytë bëni katër në këto raste dhe çdo marrëveshje të bëhet me shkrim dhe të keni kujdes ku vëndohet pika dhe presja, mendoj nipçe se më kuptove. I thash ju faleminderit xha Bit shumë mirë ma keni sqaruar...???!!!

KONVERTIMI

36.-Politikanët shqiptarë e veçanërisht këto që janë në pushtet derisa nuk i marrin votat e popullit janë shqiptarë, pastaj menjëherë konvertohen në çdo krijesë njerëzore bile dhe kafshore...???!!!

BINDJA

37.-Politikanët maqedonas janë të bindur se funksionarët shqiptarë janë kriminelë ata më e kanë bind edhe popullatën e tyre, tash mundohen dhe janë nga fundi me BOMBAT ta bindin edhe popullatën shqiptare...???!!!

TJETËR SHKRUAN TJETËR FOLET

38.- Sipas ndërkombëtarëve dhe shqiptarëve Marrëveshja e Ohrit është shumë e mirë, por ajo asnjëherë s’mundet të realizohet. Sipas maqedonasve dhe asaj që është shkrua ajo për shqiptarët është shumë e keqe dhe atë e realizojnë maqedonasit kurse shqiptarët në Qeveri bëjnë amin...???!!!

 

LËVDATA

39.-Atë që e lëvdon armiku dijeni se ai ka ngrit dorë prej kombit...???!!!

LARAGANI

40.-Dyfytyrësinë dhe poshtërsinë e përdor për të nënshtruar të afërmit...???!!!

JOSIF BAGERRI

41.-Xhaxhi Josif përmendoren nuk do ta bëjmë sepse duhet të duket pamja dhe përkatësia jote kombëtare. Atë nuk na e lejon BURRI, por do të bëjmë një varr të hijeshim atje në vendlindje se mua mu përhirë në ëndërr edhe atë para dy ditësh. Te varri do të shkruajmë shqip se askush nuk e sheh. Kurse brenda në varr s’ do të dihet se çfarë ka na fal xhaxhi JOSIF...???!!!

XHA BITI

42.-Nipçe atë që e dini Ju unë nuk e di, por atë që e di unë ju nuk e dini, ose bëheni se vërtetë nuk e dini se ashtu u pëlqen se e shitni bythën për një çokolatë...???!!!

DUISTAT

43.-Nipçe do tu pyes tha xha Biti: sa shqiptarë jemi ne këtu në Maqedoni, unë i thash po xha Bit nja gjashtëqind mijë, më tha në rregull, po të desh i bëjmë edhe shtatëqind mijë, por ama a thanë këto DUISTAT se ato hoqën dorë prej gjuhe, flamuri dhe kombi. Ato gjashtëqind mijë shumëzoni me tre jo më shumë do të shikoni se sa shqiptarë jemi. Heshta vërtetë xha Biti plaku i urtë ma mbylli gojën...???!!!

KORRUPSIONI

44.-Politikanët shqiptar, veçanërisht ato të Kosovës janë aq të korruptuar sa që me çdo kusht pengojnë shkencëtarët shqiptar ti kundërvihen Dik Martit të çmendur për marrjen e organeve gjatë luftës të UÇK-ës...???!!!

ZOTI dhe SHTETI

45.-Zoti dhe shteti pranojnë vetëm punët e mira, kurse politikanët punët e shëmtuara...???!!!

 

 

MEDICINA

46.-Medicina ka zhdukur atë sëmundje e cila nuk është aktivizuar në trupin e njeriut, ose në ndonjë gjallesë tjetër...???!!!

KURBETÇARËT

47.-Kur janë në mesin e popullit janë me popullin dhe bëjnë kritika reale për politikanët. Kur afrohen politikanët e harrojnë popullin dhe i përkrahin politikanët, duket se ua kanë shti frikën deri në palcë...???!!!

TRADHTARI

48.-Erdha vrava, tradhtova, tmerrova popullatën dhe ika te miqtë e vjetër që shumë investuan për punën time...???!!!

KRYETAR SHQIPTAR

49.-Kurrë s’do të kemi kryetar shqiptar ne në Maqedoni, por me siguri pas pasardhësit të Obamës kryetar i Amerikës do të jetë një shqiptar...???!!!

LIDER I NËNÇMUAR

50.-Më mirë rob se sa lider i nënçmuar nga shteti dhe të bëhesh vrasës i kombit për të bindur shtetarin se sa e donë shtetit e “tij”...???!!!

URREJTJA

51.-Mua më urrejnë se unë ua përplas në fytyrë faqezinjve të kombit...???!!!

PËRGJIMET

52.-Te përgjimet pamë dhe dëgjuam se si të zgjedhurit e popullit e flasin gjuhën shqipe njësoj sikur arusha luan vallen e bukur shqiptare SHOTËN...???!!!



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora