Kulturë
Gëzim Llojdia: Rrugët dhe lagjet në gjendje mjerane
E marte, 11.08.2015, 06:50 PM
Rrugët dhe lagjet në gjendje mjerane ti kërkon pasqyrë të krihesh bashki e qytetit tim!
Nga Gëzim Llojdia
1.
Një kontratë koncesionare tronditi opinion e këtij qyteti për efektet e tij financiere në fillesën javës së parë të vitit 2015. Bashkia e Vlorës realizoi procedurën e dhënies me koncesion të partneritetit publik privat të shërbimit të parkimit në rrugët e qytetit. Mediumet lokale, por edhe ato të Tiranës bënë zhurmën një javore për këtë kontratë të parakohshme e cila në radhë të parë dëmtonte qytetarët nga ana financiare. Mirëpo si pasuan ngjarjet e mëvonshme?Pas stuhisë vjen qetësia Zhaurima u tret si retë nën një qiell kristal. U desh fushata e rrëmujshme e qershorit për të zbardhur të vërtetën e cila fillon të veprojë në rast se nuk anulohet ,në muajin gusht. Mirëpo fushata mbylli siparin elektoral të zhurmës dhe militantët e lodhur ranë sërish në qetësi. Ishte KLSH që cingarisi plagën e majisur.
Ky
institucion i fuqishëm nga të vetmet që punon
Çfarë
konstatoi KLSH?Ja përgjigja e këtij institucion e bërë publike:...Nga vlerësimi
i koefiçientit të shfrytëzimit të vendparkimeve, i përcaktuar nga komisioni i
dhënies me konçesion/ppp për periudhën 10 vjeçare, janë llogaritur të ardhura
të pritshme në vlerën 117,142,544 lekë. Ndersa nga llogaritjet e kryera për
shfrytezimin e gjashte diteve te javes (plus e shtuna), vlera e te ardhurave te
pritshme është 1,171,425,440 lekë, pra e llogaritur më pak nga komisioni, në
vlerën 218,360,000 lekë. Si rezultat i ndryshimit të kushteve të kontratës,
shtesë të objektit të saj për parkimin në ditët e shtuna, për 13 rrugë, për të
gjithë periudhën e konçesionit, impakti financiar negativ që i krijohet
buxhetit të njësisë vendore është 3,764,880 lekë, ndërsa subjekti privat
përfiton me të padrejtë shumën 184,479,120 lekë Për më tepër, afati i
koncesionit u rrit nga 10 në 15 vite. Nga pikëpamja e menaxhimit me efiçiencë,
efektivitet dhe ekonomicitet të fondeve të qeverisjes vendore, bashkisë së
qytetit Vlorë i mohohen fonde të rëndësishme financiare, nëse kjo kontratë
koncesionare zbatohet.
2.
Disa pyetje që lidhen me këtë kontratë?
-Përse u kërkua me me ngulmë krijimi i këtij aktiviteti koncersionar në prag të mbarimit të mandatit të këshilltarëve të bashkise së Vlorës?
-Si është e mundur që në kurriz të qytetarëve këshilltarët e shumë forcave politike bashkëpunuan si të majtë dhe të djathtë dhe votuan këtë kontratë.
-Si shpjegohet që bashkia i la rrugët e këtij qyteti në gjendje skandaloze ndërsa vendoste kontrata koncesinare për privatët?
-
-Përse firmosi prefektura e Vlorës nëpërmjet sekretarit të saj firmosi këtë kontratë të paligjshme.
-
3.
Vlora është
qytet historik dhe turistik,por
aktualisht është një qytete që ka rrugët e saj ndër më të këqijat në vend.
Vlora është një ndër qytet, që ka pothuajse të gjitha infrastrukturën rrugore
në lagjet e saj të shkatërruara. A thua
vallë Vlora, sapo ka dalë nga lufta,a thua vallë ky qytet historik e turistik
është një
Nuk ka lagje,udhë,lulishte,pallat pa vënë dorë pa prishur e shkatërruar. Punime të nisura,të pa bistisura,rrugë të copëtuara ndoshta nga predhat e luftës ,të kujt lufte vëlla?
Sikur gjithë qentë e republikës ta kishin copëtuara,sikur të gjithë predhat e një bombardimi të lëshoheshin kështu qyteti nuk do të ishte në këtë gjendje të zymtë në një sezon turistik. Çfarë tu tregojmë miqve shokëve kosovarë shqiptarëve përtej kufinjëve ,turistëve nga mbarë bota:Na falni por kështu punojmë ne. Vjet ishte më ndryshe sivjet beterë .Çfarë të bënë qyteti i bukur turistik e historik.
Dhe thuaj c’të duash kur dua të mollois:pjesë nga folklori: Atje to Hani ne gryke / te ura në Drashovice, / Qëllon topi Italisë / Ka nijet që ta vithisë…..cili top vëlla? Sepse topi i tajlanit ka 90 vite distancë kohe nga ne,topti i shqiptarit që bënë sikur e ndreq por që në të vërtetë e prish e shkatërron me injorancën e vet dhe pazotësinë e tij.
Dhe në të gjithë këtë katrahurë befasisht këshilli i bashkësie së Vlorës në fillim të vitit 2015 u jep qytetareve një kontratë koncensionare të jashtëligjshme. Rrugët pa rrugë dhe lagjet në gjendje mjerane ndërsa ti kërkon pasqyrë të krihesh bashki e qytetit tim.
4.
Parkimi me pagesë është i parakohshëm. Dhe jo vetëm kaq, por abuzues sepse harta e shtrirjes së tij nuk përfshinë vetëm bulevardet kryesore të qytetit, por çdo rrugë të këtij qyteti me një tarifë të frikshme, për një orë aq sa këtë tarifë një qytetarë nuk e nxjerrë dot nga puna e përditshme .Çfarë shqipe është kjo vëlla,të punosh vetëm për parkimin me pagesë,ndërkohë që kjo masë duhej vetëm për bulevardin kryesor të qytetit,atë Vlorë- Skelë .Dhe aq keq ishte përfshirë kontrata sa një qytetarë që kishte automjetin poshtë banesës duhet të paguante për parkimin e tij. Kësaj po shqip i thonë: shteti të bënë gjëmën me ligjet e këqija, që hartojnë e miratojnë të zgjedhurit e vet popullit në këshillin bashkiak.
5.
Kontrolli i Lartë i Shtetit ka kërkuar anulimin e kontratës për parkimet me pagesë në Vlorë. Deputetë dhe të tjerë janë ndër zërat që kanë kërkuar anulimin e një kontrate të këtillë e cila i fillonte procedurat e saj në muajin gusht 2015. Ende kontrata nuk është anuluar. Këshilli i bashkisë së qytetit është mbledhur në konstituimin e tij. Të gjitha fjalët të shpien te fjala:”Flasim të gjithë,asnjë nuk dëgjon”.