Mendime
Florim Zeqa: Lidhja e grupeve të interesit!
E shtune, 25.07.2015, 11:30 AM
Lidhja e grupeve të interesit!
Shkruan Florim Zeqa
Përgjatë dy muajëve të kaluar, nga kurreshtja kam zhvilluar biseda me dhjetëra ish veprimtar dhe aktivist, anëtar dhe simpatizant të LDK-së, lidhur me aktualitetin politik në këtë subjekt politik.
Emërues i përbashkët i përgjigjeve i të anketuarëve ishte ky; "Nuk ka më LDK,...kjo që ka mbetë nuk është as surrogati i LDK-së së dikurshme,...kjo është lidhja e grupeve të interesit në LDK,...për t'i ruajtur imazhin e LDK-së së dikurshme, thëmeltarët e saj duhet deklaruar sa më parë së pushuar aktivitetin e saj,...të gjthë ata që kanë nostalgji dhe ndjenja rugoviane vendi është në Velani, aty është Rugova, aty është LDK-ja rugoviane".
Në këtë moment pashmangshëm më doli përpara vargu i këngës së këngëtarit të mirënjohur kosovar Sabri Fejzullahu, i fillimviteve të '90-ta me titull; "Zemër e plagosur", kushtuar emigrantëve shqiptar,...aty dikund ka mesi dhe fundi i këngës fuqishëm përseritet si kushtrim vargu; Atje është Prishtina, aty është Rugova, Zemër e plagosur atje është Kosova...", vargje këto që dikur i këndoja me emocione të fuqishme së bashku me nxënësit e mi,...sikur ndjeja në shpirtë se një ditë do të largohem edhe vet nga Kosova, por që asnjëherë nuk më kishte shkuar mendja se do të vijë dita të largohem nga LDK-ja !
Me të larguar nga vendi ku pushon Rugova, mund të hasësh në gjithëçka tjetër përpos frymës rugoviane.
Për aq sa ka mbetë frymë rugoviane në LDK-në e sotme, po aq mund ta gjeshë në secilin subjekt politik. Për aq sa është rugovist lideri i LDK-së së sotme, po aq rugovista dhe antirugovista mund të jenë edhe liderët e partive rivale të vizionit rugovian.
Ata që sot rrahin "këmbanën" e rugovizmit në LDK, në të kaluarën (viteve të '90-ta) kur ne shumica e veprimtarëve dhe aktivistëve përballeshim çdo ditë me dhunën sistematike të regjimit të Millosheviqit, ata ishin akoma në shërbim të tij dhe pjestar aktiv të shërbimeve sekrete serbe.
Një fjalë e urtë popullore thotë; "ra ky mort dhe u pamë"! Kështu pra, ranë zgjedhjet e fundit partiake në LDK dhe u panë se kush janë mbrojtësit e vërtetë të filozofisë rugoviane, kush janë mashtruesit dhe kush shkatërruesit e saj, duke filluar nga kreu i partisë e deri tek antarësia e gjerë.
Mënyra e ardhjes në pushtet të liderit aktual të LDK-së i tregon të gjitha; vënja e "thikës" pas shpine presidentit Sejdiu,...premtimet elektorale për reforma e sollën Isa Mustafën në krye të LDK-së.
Pas shkuarjes në amshim të liderit historik të LDK-së (presidentit historik Ibrahim Rugova) dhe ndarjes fatale në kuvendin e VI-të, reformat kishin mbetur shpresa e vetme për rimëkëmbjen e këtij subjekti politik.
Në një mënyrë, shumica e elektoratit u rreshtua pas premtimeve të akademikut për reforma në parti.
Pas kuvendit të VIII-të, kuvendit të turpit të 31 Majit 2015-të, u pa qartë se reformat e Isa Mustafës, spaskan qenë gjë tjetër veqse një mashtrim, një hedhje "pluhuri" syve të elektoratit për një injorim të skajshëm i vlerave rugoviane në LDK !
Në të vërtetë, veprimet shkatërruese në LDK, Mustafa i kishte filluar më herët, para zgjedhjeve nacionale të 8 qershorit të vitit të kaluar, me eleminimin nga listat për deputet të figurave më markante të kësaj partie, të aktivistëve dhe veprimtarëve, madje edhe ish thëmeltarëve të LDK-së,...për zavëndësimin e tyre me figura të dyshimta, karrierist, linçues, faqezinjë, njerëz të pabesë, frikacak, ish shërbëtor të regjimit jugosllav, të regjimit gjenocidial të Millosheviqit, e deri të shërbëtorët e strukturave kriminale të viteve të pasluftës,....matrapaz politik, hajdut, kriminel, injorant, analfabet, psikopat, mjeranë dhe servil të fëlliqur, që tradhëtuan një popullat të tërë për hirë të interesave të tyre të ngushta personale dhe grupore !
Sikurse kuvendi i VI-të që ka hyrë në histori për ndarjen fatale, ashtu edhe kuvendi i VIII-të hyri në histori me varrosjen përfundimtare të frymës rugoviane në LDK nga Isa Mustafa me sejmenët e tij.
Mbase tregimi i njohur si legjendë; "Ali baba me 40 hajdutët", do t'i shkonte për shtati Isa Mustafës, porse ky i fundit i pat me vete jo dyzet por rrethë 400 sejmenët e tij !
Nuk është pse po e themë unë kështu, por janë delegatët e atij kuvendi fatkeq (rrethë 400) që u pajtuan me instalimin e "reformave" të diktaturës siq janë; kërcënimi, shantazhi dhe injorimi politik,...dukuri këto të paqëna në LDK-në rugoviane.
Ata pra, delegatët me votën (shpirtin) e tyre të shitur e varrosën përfundimisht frymën rugoviane në subjektin emblematik të historisë së lavdishme të shqiptarëve të Kosovës.
Kështu, të gjithë uzurpatorët, puçistët, kapësit, shpërdoruesit dhe rrënuesit e këtij subjekti do ta bartin targën e turpit dhe të tradhëtisë ndaj elektoratit besnik të frymës rugoviane,...brez pas brezi do të kujtohen si shkatërrues dhe rrënues të një trashëgime me vlerë kombëtare.