Mendime
Florim Zeqa: Levizja e lirë e kosovarëve
E premte, 26.06.2015, 05:38 PM
Levizja e lirë e kosovarëve, e drejtë e privuar nga Brukseli !
Shkruan: Florim Zeqa
Edhe përkundër prezencës më të fuqishme ndërkombëtare në mbrendinë e saj, kosovarët, apo më mirë të themi shqiptarët e Kosovës, krejtësisht pa fajin e tyre tani e 16 vite nga përfundimi i luftës dhe 7 vite e gjysmë nga njohja ndërkombëtare e pavarësisë së saj, janë të vetmit në ballkan që nuk e gëzojnë lirinë e levizjes si gjithë të tjerët.
Për ironi të faktit çdo herë nga ndërkombëtarët gjenden "alibi" të natyrave të ndryshme për të arsyetuar getoizimin e 90 % të popullatës shqiptare në Kosovë. E themë kështu për arsyen e thjeshtë, se pakica serbe dhe të tjerët levizin lirshëm dhe të papenguar me pasaporta serbe apo turke, falë ligjit mbi dyshtetësinë !
Shkaqet e mosliberalizimit të vizave për kosovarët janë të shumta dhe të natyrave të ndryshme, do të thoja zingjorore, duke përfshirë ato ekonomike dhe politike njikohësisht. Një stabilitet politik në vendin tonë do të ndikonte në parakushtet për zhvillimin ekonomik,...një sistem juridik i konsoliduar do të krijonte garanci për investitorët e jashtëm dhe ata vendor.
Në anën tjetër i kemi edhe pëngesat tjera politike nga fqinji ynë verior-Serbia, e cila përmes aleatëve të saj në Bashkimin Europian është duke u bërë pëngesë e vazhdueshme e ecjes dhe zhvillimit normal të vendit tonë. Goditja e radhës që Brukseli (me kërkesën e Serbisë) i dha Kosovës në mosliberalizimin e vizave është themelimi i Gjykatës Speciale.
Pra siq po shifet, Kosova përballet me sfida të shumta në procesin e liberalizimit të vizave; neutraliteti i Brukselit ndaj statusit të Kosovës është thikë me dy teha; në njërën anë e mbanë peng njohjen e pavarësisë, ndërsa në tjetrën e pengon liberalizimin e vizave për shtetasit tonë.
Kur kësaj i shtohet mungesa e zhvillimit ekonomik dhe mungesa e rezultateve në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, Kosova as që mund të mendoj në vendosjen e marrëdhënieve normale me vendet e Bashkimit Europian.
Institucionet e brishta të vendit kanë bërë fare pak, për të mos thënë asgjë në drejtim të liberalizimit të vizave. Përveq fjalëve megalomane në përmbushjen e obligimeve ndërkombëtare, nuk kanë bërë diçka serioze në atë drejtim.
Mungesa e funksionimit të sistemit të drejtësisë në vend, u hapi rrugë zhvillimit të dukurive të shumta negative në vend si; krimi i organizuar, korrupsioni, haraqi, familjarizmi,...produkte këto të keqeverisjes në shtatë vitet e fundit.
Të mos flasim për qeverisjen aktuale, e cila akoma nuk e ka përfunduar "ciklin" e rehatimit të dostave të vet nëpër institucionet qendrore të shtetit,...mbase kështu do ta përfundojnë mandatin pa pasur kohë për t'u marrur me hallet dhe problemet e shumta të qytetarëve të vendit !
Përveq
pëngesave të jashtme, mungesa e institucioneve kredibile të shtetit është bërë
pëngesë seroize në drejtim të liberalizimit të vizave,...si
"rezultat" e kemi
Edhe pse nga qeveritarët aktual (paraprak) është folur disa herë (gjatë fushatave zgjedhore) për data të mundshme për liberalizimin e vizave, me këtë trend të zhvillimit të ngjarjeve mund të kalojnë edhe vite e dekada.
Të paparashikueshëm liberalizimin e vizave e bënë edhe themelimi i Gjykatës Speciale (pavarësisht mënyrës se themelimit të saj),...ashtu sikurse që do të jenë të paparashikueshme zhvillimet e mëvonshme në skenën politike kosovare !
Megjithatë do të ishte fat i madhë për qytetarët kosovar, sikur të leviznin të lirë dhe pa pëngesa drejt vendeve të Bashkimit Europian në fillim të vitit 2017-të !
Megjithatë
kjo mbetët vetëm një dëshirë, një endër legjitime e qytetarëve të Kosovës; me
Gjykatën Speciale dhe pa heqjën e