| E merkure, 24.06.2015, 06:24 PM |
Greqia dhe Europa, cfarë vjen pas dështimit ?
Nga Viktor Mërkuri
Në fund të qershorit, Athina do të arrijë në fund të paketës ekzistuese të ndihmës së saj ekonomike dhe do të jetë e detyruar të marrë një vendim të vështirë: Nëse do ti kërkojë eurozonën për më shumë borxhe, veprim I cili do të vijë me një kosto të konsiderueshëm, apo rrezikun e largimit nga eurozona dhe BE-ja. Duke u përballur me pasigurinë financiare, politike dhe sociale, partia radikale e majtë qeverisëse e Greqisë “Syriza” është duke u përpjekur të sigurojë një marrëveshje me Bashkimin Evropian për të mbajtur ekonominë greke të gjallë. Por, institucionet evropiane dhe vendet anëtare si Gjermania tregojnë se kanë arritur kulmin e durimit kur është fjala për tolerimin e borxhit grek.
Kriza ekonomike në Greqi vazhdon ende të jetë largë një përfundimi pozitiv, dhe mënyra me të cilën zhvillohet situata, tregon se do të ketë pasoja politike dhe ekonomike në Evropë. Athina së bashku me huadhënësit e saj mund shpresojnë për momentin në një marrëveshje të përkohshme për të parandaluar një falimentim grek ,dhe të fituarit pak kohë për të vazhduar negociatat, por mundësia që Greqia të daljë nga euro-zona vazhdon të jetë një mundësi mnjaftë reale. Dhe ndërsa një falimentim apo dalje e greqis nga euro-zona ,ndryshe e njohur si "Grexit" ,do të ndikonte në tregjet globale dhe politikat evropiane në mënyrë drastike dhe të pashmangshme, negociatat e dështuara që po shohim njëra pas tjetrës mes athinës dhe institucioneve ekonomike ndërkombëtare gjithashtu dëmtojnë besimin në qëndrueshmërinë e Bashkimit Evropian dhe kredibilitetin e tij si një union që vazhdon te funksionoj saktë.
Athina dhe huadhënësit e saj ende kanë një shans për të negociuar një marrëveshje që mund të parandalojë një falimentim grek. Që procesi në të cilin dështim i shpërblimit të huas së marrë , falimentim dhe dalje nga eruo-zona të ndodhë, Greqia do të duhet të dështojë në disa fronte: Së pari, ajo do të duhet të dështojë në arritjen e një marrëveshjeje me kreditorët e saj si dhe të shlyej borxhin e saj kundrejt Fondit Monetar Ndërkombëtar deri në datën 30 qershor. Pasi diçka e tillë të ndodhë, greqia supozohet se do ti duhet të dështoj në arritjen e një tjetër marrëveshjeje me kreditorët në fillim të korrikut dhe mospagimin e borxhit kundrejt Bankës Qendrore Evropiane gjatë muajve të ardhshëm. Në këtë pikë, bankave greke do tu ndërpritet likuiditeti në para nga Banka Qendrore Evropiane, në atë pikë depozituesit dhe qytetarët grekë do të ndodhen në panik, dhe Athina do të detyrohet të filloj prinitimin e një lloj valute të caktuar. Me të arritur atë pikë , greqia ose do të pezullohet nga anëtarësimi i saj në eurozonë ose do të dëbohet plotësisht. Por, pavarësisht nga mekanizmi specifik ligjor dhe gjuha diplomatike e përdorur në këtë proces, rezultati do të jetë i njëjtë: Dalja e greqis nga euro-zona para përfundimit të 2015-ës.
Kjo do të ishte rezultati më traumatik për Bashkimin Evropian. Me daljen e Greqisë nga euro- zona, depozituesit mund të tërheqin depozitat e tyre bankare edhe në shtete të tjera anëtare të eurozonës potencialisht të rrezikuar si Portugalia, Spanja dhe Italia . Për të shmangur marrjen e një goditjeje financiare, këto vende ndoshta zgjedhin rrugën e një falimentimi për të evituar shlyerjen e borxheve të cilat dhe ata kanë kundrejt institucioneve nderkombëtare financiare. Investitorët mund të devijojnë paratë e tyre në bonot sovrane të shteteve më besueshmëri financiare më të lartë të tilla si Gjermania, Holanda dhe Austria, duke e bërë më të vështirë për vendet në periferi të Evropës të gjejnë financim. Për tre vitet e fundit, Bankës Qendrore Evropiane ka premtuar mbrojtjen e eurozonës dhe qetësimin e tregjeve financiare. Megjithatë, një “Grexit” mund të ringjallë shqetësimet në lidhje me situatën e paqëndrueshme financiare në shumë vende të Evropës Mesdhetare.
Ndërkohë, dalja e Greqisë do të ngjallte frikën në lidhje me një shpërbërje të mundshme të Bashkimit Evropian edhe pse ndoshta kjo nuk do ndodhë menjëherë. Por nga ana tjetër, për një periudhë afatshkurter një “Grexit” do të mund të ngjallte një mbështetje të fortë për eurozonën , pasi trazira sociale, inflacioni i lartë, kontrolle të kapitalit, dhe brishtësisë politike do të përfshinte Greqinë pas një dështim në shlyerjen e borxhit dhe falimentimin . Votuesit në vende si Spanja dhe Italia do mendonin një largim të ngjashëm shumë të rrezikshëm. Në muajt e parë pas daljes të Greqisë nga bashkimi monetar, partitë euroskeptike të tilla si Podemos në Spanjë dhe partia e Ligës së Veriut të Italisë ka të ngjarë të humbasin mbështetje në numër të madhë.
Por në një periudhë afatgjatë, një “Grexit” do të ngrinte pyetje serioze në lidhje me solidaritetin e Bashkimit Evropian, veçanërisht nën pyetjen se nëse ekonomitë më të mëdha të bllokut do të ishin me të vërtetë të gatshme për të mbrojtur anëtarët e tyre të dobët. Pavarësisht nga rezultati i krizës greke, vendet më të cënuara financiarisht do ta shihnin Gjermaninë si “fajtorin kryesor”. Paniku fillestar rreth largimit të Greqisë do të zhdukej, dhe më e rëndësishmja, në disa pika ekonomia greke do të fillonte të kishte përsëri rritje - duke dëshmuar se edhe pas eurozonës ka shpresë. Në këtë pikë, partitë euroskeptike ndoshta do të riformoheshin, dhe ndoshta edhe më të fortë se më parë.
Në mendimin tim , kriza Greke nuk ka gjasa të ketë një përfundim të tillë dramatik. Dhe në qoftë se Athina dhe kreditorët e saj arritën një marrëveshje të përkohshme, një nuancë më dinamike ,ekonomike dhe politike ,mund të luhet në të gjithë Europën. Sjellja e fundit bonove të thesarit në tregjet është një rikujtesë se negociatat e gjata ,kërcënimi i vazhdueshëm i një falimentimi grek dhe dalje nga eurozona mund të jenë po aq të rrezikshme sa një “Grexit” aktual.