Mendime
Rexhep Shahu: t'u shtoftë jeta qeveri
E premte, 12.06.2015, 06:28 PM
T’U SHTOFTË JETA QEVERI
NGA REXHEP SHAHU
1. Kukësi pa fëmijë
Në pallatin përballë dyqanit të Timit, ti e njeh Kujtimin, nga 15 familje që ishin kanë mbetë 5. Dhjetë kanë ikë në Gjermani. Në këto dhjetë shtëpitë bosh, janë vetëm 6 pleq që kanë mbetë vetëm. Dyet e shtëpive rrinë mbyllë. S’ka levizje nëpër shkallë. S’ka fëmijë as në oborr as nëpër shkallë e koridore. Sikur njerzit kanë shkue në varreza e s’janë kthye hala. Sikur fëmijët janë në shkollë e s’janë kthye hala.
Ndonjë
plak
Lutet t’ia gjej një kanal televiziv ku të mos e shohë Edi Ramën në lajme. Se Edi Rama i çoi djemtë në kurbet me gjithë gra e fëmijë edhe pse s’ka luftë në Shqipni. Edhe përpara kanë ikë djemtë në kurbet, por jo me gra e fëmijë. Tash veç qyqja ashtë mangut me knue në shpiat tona… Na votuam Edi Ramën dhe, qe, djemtë po ikin tash me gjithë gra e fëmijë. A me ikë edhe fëmijët në kurbet e votuam Edi Ramën… Nemcja e marrtë vesh…
Kërkush
nuk e di sa kanë ikë prej ktuhit, më thotë trishtueshëm miku im që çdo fjalë i
Unë pyeta
veten pastaj mijëra herë, ne, a
Kanë ikë mësues pa mbyllë vitin shkollor, pa nxjerrë notat. Kanë ikë mësues e nxënës pa marrë notat e fundit të vitit. Mbetën klasat e shkollave gjysmë bosh. Të merr vaji me i pa klasat ashtu bosh. Nuk të besohet…, më flet dhe sytë iu mbushën me lotë mikut tim.
Nuk ka
njerëz në qytet. Ke mall me pa njerëz. S’ka fëmijë. O zot qytet pa fëmijë.
Sikur i hënger toka njerzit. Edhe kolera pale a kishte mbytë më shumë, pale a
kishte shfarosë më shumë. Kanë ikë edhe më përpara njerëz por jo kështu, jo kaq
pa zhurmë e kaq masivisht. Dhe nuk i bëhet vonë kërkujt pse kanë ikë e ikin
njerëz. Një ditë diskutim në parlament dhe kaq. Një ditë tallje e fajsim ndaj
Gjermanisë dhe kaq. Politikanët sikur knaqen që ikin shqiptarët prej vendit të
vet. Ma pak shqiptarë, ma pak
Në çdo pallat gjysmën e shpiave ose i ke mbyllur ose gjen ndonjë plak. Ka shtëpia ku gjen edhe plak të vetëm fillikat. Një zot e di si jetojnë, si hanë, si flenë. A janë sëmurë, a kanë ilaqe…
Më shkroi në fejsbuk një shok që ka ikë dhe i tronditur më thotë të shkoja te shtëpia e tij pasi kishte ikë me grua e fëmijë dhe kishte lënë nënën vetëm. U drodha pasi mendova a e ka gjallë nënën. Nuk i përgjigjej nëna në telefon. Shkova. Nuk dinte ta karikonte baterinë e telefonit nëna e shkretë dhe e gjeta me lotë në sy. Më trembi vetmia e asaj shtëpie. Më trembi shkretia e asaj shtëpie. Më uroi një mijë herë që shkova. Mu lut, kur të kem vakt, të shkoja t’ia merrja pensionin. Se nuk dinte ku merrej. Se nuk kishte më asnjë lek ajo nënë zeza… Më erdhi zor të shihja a kishte ndonjë ushqim në rafte…
Miku im më hodhi një shikim që më trembi. Që u ndjeva me faj. Shumë me faj.
Ti ia fut krahët shpesh barrës së huaj, më foli ai pasi më lexoi thellë, shumë thellë. Aq thellë sa ndoshta as unë nuk e lexoj veten.
Më erdhi turp, shumë turp si rrallë ndonjëherë në jetë. Sikur u ndjeva shumë përgjegjës për këtë shkretim qyteti, për këtë dëbim shqiptarësh prej vendit të tyre.
Politika do vota, nuk do njerëz, nuk do qytetarë, e prishi heshtjen e luftën time miku im.
Dhe kanë për të dalë vota më shumë se sa ka votues në vend. Bile kanë me dalë më shumë vota se sa ka njerëz të gjallë hala në këtë vend, vijoi ai me një zë që sikur po ia kërciste dhëmbët e mezi po i dilte nga goja.
2.Rama,
Në qytet
është si shtetrrethim. Kishin ardhë në Kukës Rama e
Mitingu
me gjithë punonjësit e punësuar në shtet filloi. Shumë kërcitje. Shumë shirje
sikur janë të lumtur, të gëzuar dhe sikur anë siguri. Rama,
Rama përrallis para kuksianëve me këmbë e me duar. Është larg të folurit që duan, kuptojnë dhe pranojnë këta njerëz. Larg të folurit të këtyre njerzve. Hane shan, hane Bagdat. Si ai dialogu që njëri i thotë tjetrit, puna e mbarë o Pepë, e tjeri nuk i thotë mbarë paç, por i përgjigjet, jam te mbjellë do qepë…
Rama lyp
me kërcënim votën për Hasanin. Njerzit sikur I thonë në kor, ked y vjet që e kë
Hasanin, çfarë na bëtë? Sytë e njerzve të pazotë që e dëgjojnë nga sheshi, i
thonë ku janë djemtë dhe fëmijët tanë që i dëbove për Gjermani, ku janë… Rama
lyp votën me se s’bën, nga shtëpitë e shkreta të qytetit që ngjan gati si
varrezë i përgjigjen pleqtë, ku janë djemtë e fëmijët, si na le kështu të
shkretë. Rama do votën për Hasanin, fshatrat e braktisur i thonë, a s’ka tjetër
djalë ky vend por veç Hasan? Hasan mëngjes, Hasan në drekë, në darkë Hasan.
Hasan me PD-në, Hasan me PS-në, Hasan me
Rama nuk di ç’thotë, ndonëse aktron me sforco. Enveri shante Ahmet Zogun dhe krahasonte Shqipërinë e tij me atë të Zogut. Këta e krahasojnë me të Enverit, sikur këtu mbinë njerzit para 18 muajve. Mohojnë çdo të mirë që ka ndodhë këto 25 vjet. Mallkime e mashtrime, vetëm këtë dinë këta.
Ne dimë të bëjnë shtet, ulëret Rama. Dini të bëni një mut të madh sikur buçet turma.
Një shtet
që turret kundër më fukarejve, kundër më të dobtëve, veç shtet nuk është.
Ky nuk ka hallin me vu shtet e rregulla por do vetëm me mbledhe lekë, flet turma me vete. Ka rrezik me kërkue çfarë borxhesh kanë pasë njerzit nëpër kooperativa bujqësore. Të dobtëve ua merr borxhet me dhunë, të fortëve u rruan bishtin.
Mbaroi spërkatja me pështymë e turmës nga Rama.
Filloi Meta. Ky shtiret engjëll. Gënjën pa pikë mëshire. U thotë se aeroportin e keni prej Metës. Genjështër me bisht, me bisht të gjatë. Ju kujtohet kuksianëve si u ndërtua aeroporti, kush e pse e ndërtoi. Ju kujtohet Lufta e Aeroportit. Atyre që mbajnë mend dhe kanë qenë të rritur ju kujtohem edhe unë, interlekutori a ndërmjetësuesi i ndalimit të luftës e sjelljes së paqes mes banorëve me armë dhe policëve të shumtë të shtetit të Metës.
Nga aktorët e asaj kohe të krizës së Kosovës në Kukës, Meta rrjeshtohej diku nga vendi 50 për nga rëndësia e pesha e aktorëve shqiptarë të asaj kohe, që u bënë gjallë pasi ndërhyri bota.
Edhe 14
milionë dollarë që dha Bill Klinton për Udhën Morinë – Kukës, që e deklaroi
Dokle me Metën në prefekturë në Kukës dhe e pagëzuan udhën nga Morini në Kukës
me emrin Rruga Klinton, i mori
Unë shkruesi i këtyre radhëve i pata shkruar letër edhe Bill Klintonit. Letra ime i ra pëllumbit nga sqepi dikund mbi oqean dhe nuk shkoi te Klintoni.
Por shtypi në Tiranë e Prishtinë e pati vluar këtë histori mashtrimi.
Në
fjalimin e Metës ruhet apo fshihet një fshehtësi. Nuk e ka nga dashuria
thirrjen që bën për vota, por e ka si fjalë që dalin si fërshëllima plumbash
nga inati.
U drejtohet njerzve Hasani. Është i shpërqëndruar totalisht. Nuk është i zoti në punë të tilla me mbajtë fjalime. Ai din vetëm ekonomi, vetëm lekë. Topat e lekëve i duken si libra xhepi, ose librat i duken si topa lekësh. Skuqet para njerzve, nuk e përballon dot vështrimin e qytetit. Tetë vjet kryetar bashkie, disa vjet kryetar PD-je, disa vjet drejtor banke i caktuar nga PD-ja, disa vjet pronar banke, bashkia i duket si pronë e vetja prej viteve të gjata. Gjithë vitet biznesmen që ka punuar fort me fonde publike, zot i tenderave me lekë shteti. Mik e shok i mirë për ata ndaj të cilëve ka interesa, të tjerët i sheh si miza, babaxhan në dukje, jo i qetë e babaxhan në të vërtetë. Por nuk mërzitet nga asnjë punë që ka lekë, nuk përbuz asnjë punë që ka lekë. I është mbushë mendja ding se qyteti vdes pa Hasanin. Dhe ai s’ka hallin e vet, por thjeshtë nuk do që të vdesë qyteti ndaj me deshirë dhe vetëm për hatër të qytetit u bë ushtar e rezervist i Ilir Metës.
Kukësi merr frymë vetëm prej Hasanit. Pa Hasanin vdes qyteti.
3.Vaso Çubrilloviqi më fton për kafe në Kukës.
U bënë pozat, u dhanë mesazhet nga treshja Rama, Meta e Hasani.
Banorët me bisht ndër shalë shpërndahen. Turfullojnë e shajnë shumica. Disa janë të lumtur.
Por të gjithë sikur pyesin veten e tyre, pse me kaq ngulm duan të fitojnë të majtët në Kukës!?
A thua kanë në plan ta shprazin krejt qytetin, t’i çojnë gjithë njerzit në Gjermani. Po sikur ta kishin fituar lotarinë amerikane 140 mijë aplikantët që kanë bërë kërkesë?! Do të iknin nga Shqipëria 500-600 mijë shqiptarë po të llogarisësh se do të iknin të gjithë me familje në Amerikë… Ç’bën Rama në këtë rast? Pse s’flet Rama për këtë lajm të kobshëm? Apo i ka thënë Barakut që e ka mik të ngushtë, mos u jep llotari e viza amerikane shqiptarëve dhe Baraku ndaj nuk mori 140 mijë familje shqiptare.
A thua kanë ardhë në pushtet Rama e Meta me shpopullue Shqipërinë? A mos i ka sjellë në pushtet ndonjë fuqi e huaj që i intereson të shprazet Shqipëria nga shqiptarët.
Teksa endem nëpër qytet, më bëhet se shoh vetë Vaso Çubrilloviqin në Kukës duke u knaqë, jo fantazmën e tij në Prishtinë para disa muajve, siç shkruan miku im Izeti te parathënia e librit të Vasos “Shpërngulja e Shqiptarëve”.
Më bëhet se Vaso Çubrilloviq fërkon duart e niset drejt meje sfidues. Unë marr pozën e krenarit. Ai me gishtin e madh të dorës së djathtë më tregon Ramën e Metën që sapo u larguan dhe qesh me mua. Më fton për kafe. Unë refuzoj. Jam profet më thotë nga larg. Shporru mut, i thërras unë. Jam në ju, thellë në ju, në shpirtin e qeveritarëve tuaj jam, më thotë me një zë të ultë Vaso…
Kufoma ime endej nëpër Kukës. Dikur vonë foli : Rrofsh qeveri e mos të zantë sabahi.