E premte, 14.03.2025, 07:44 PM (GMT)

Mendime

Azem Parllaku: Strategjia si ushtrim efektiv i fuqisë

E hene, 08.06.2015, 07:18 PM


Strategjia si ushtrim efektiv i fuqisë

Nga Azem Parllaku

Gjatë orëve të paradites së 12 qershorit të vitit 1999, ushtarët britanikë dhe amerikanë të kompletuar më së miri me teknikën dhe pajisjet e tjera luftarake, nisen drejt Hanit të Elezit, ndërsa ushtarët gjermanë drejt Morinës.

Gjatë rrugës ato mbulohen me lule dhe brohoritje nga shqiptarët e Kosovës, të shpërngulur forcërisht nga shtëpitë e tyre afërsisht tre muaj më parë.

Vetëm disa orë më parë, mes Aleancës Veriatlantike (NATO-s) dhe eprorëve të ushtrisë dhe policisë serbe, ishte nënshkruar dokumenti historik i Kumanovës, i shkurtër në vetëm gjashtë faqe, duke vulosur kështu fundin e sundimit serb në Kosovë.

Një sukses ky, që nuk e turbulloi aspak mbërritja e disa ushtarëve rusë në Prishtinë dhe në aeroportin e Sllatinës.

Ato ditë qershori, u shndërruan në ngjarjen mbarëshqiptre, kur për të përshkruar magjistralen nga Tirana në Prishtinë, duheshin ditë udhëtimi shoqëruar me atë lodhjen e cila, u përjetua njëherësh si festë dhe, si mort.

Sapo, kishte mbaruar një luftë e zhvilluar në rrethana shumë të veçanta, e së shpejti, u bë  temë diskutimi nga katedrat universitare, jo vetëm në Europë, por dhe gjetkë në kontinentet tjera.

Për këtë luftë u shkrua në mijëra faqe të gazetave, si dhe janë botuar me dhjetëra libra.

Ndërsa, akademikët dhe këshilluesit e strategjisë të botës bashkëkohore, e debatuan dhe e debatojnë ndjeshëm atë realitet, qasja që "dinosaurët" shqiptarë kanë këshilluar e "këshillojnë" për këtë temë, i përngjan një petulle me vrimë në mes.

Kauzat dhe luftërat e mëdha, për të cilat ndeshen dhe luftojnë popujt, shkaktojnë ndryshime gjeopolitike dhe ndikojnë në rrjedhën e zhvillimeve rajonale dhe më gjerë.

Në këtë kontekst dhe konflikti ushtarak në Kosovë, u kthye në nxitje për shkrime dëshmuese, interpretuese dhe polemizuese, të cilat sigurisht kanë vlerën e madhe për historinë tonë si popull.

Në shumatoren, e shkrimeve dhe analizave rreth këtij konflikti, vlerësimi që, bëjnë studiuesit dhe autorët e huaj, është në kontrast të dukshëm me opinionet e studiuesve dhe autorëve vendas.

Gjithëkush, që ka patur luksin të njihet me ato cfarë kanë interpretuar rreth kësaj ceshtje, burrështetasit, diplomatët, akademikët, gjeneralët, e gazetarët e huaj, ka kuptuar se; Ata kanë një eksperiencë të madhe në fushën e strategjisë dhe, i drejtohen një audience profesioniste njëherësh, dhe popullore.

Sigurisht, që studiuesit dhe opinionistët vendas janë pajtuar dhe ndihen komod me përqasjet që shkruhen në gjuhën e huaj, teksa nuk kanë mundur, të unifikojnë një qasje të shëndetshme nacionale, edhe pse ishin e janë dëshmitarët e fenomeneve të tilla me ndikim në zhvillimin e studimeve të strategjisë.

Natyrshëm lind pyetja; Përse ka ndodhur dhe "ndodh" kështu?

Për të qenë korrekt, nuk kanë përse anatemohen diskutimet publike nga individë dhe grupe individësh të zakonshëm. Shpesh këto debate, vijnë nëpërmjet medias në trajtën e rrëfimit dhe njohjes përgjithësisht, ndërsa karikohen herë pas here, për qëllime të caktuara.

Duke rendur mbas të vërtetës, gjurmët të shpien tek, shënimet e autorëve dhe në arkivën e departamenteve mbushur përplot me "frymëfermentuar", si për shembull  në një të tillë departament në Akademinë e Mbrojtjes në Tiranë, ku ka dhe një modul për studime të tilla.

Duke ndaluar tek ky i fundit vëren se; Forca intuitive dhe shumë primitive e arsyetimit të ushtarakëve profesionistë, nuk rezulton të jetë aq e përshtatshme për epokën e re. Një realitet ky, trishtues kur mendon që, Shqipëria prej disa vitesh është anëtare e NATO-s.

Referencat tek autorë të tillë si: Clausewitz, Moltke, Hart, Foster, Schelling, Kissinger, etj, shërbejnë vetëm për të ilustruar pasqyrën shabllone të leksioneve "copy-paste" të këtij moduli.

Ky, vakum i krijuar rezulton të jetë nxitur tek përqëndrimi dhe trajtesat folklorike për strategjinë dhe artin ushtarak të kohës së Skënderbeut, të Luftës Antifashiste Çlirimtare, dhe "paqes" përgjatë Luftës së Ftohtë, ndërkohë që, nuk mungojnë dispencat voluminoze me qindra paragrafë nxirë me plagjiaturë dhe togfjalësh shabllon.

Në ditët e sotme strategjia personifikon shumë më tepër sesa studimin e luftrave dhe fushatave ushtarake.

Akoma më i gjerë është koncepti i strategjisë madhore që, përfshin koordinimin dhe drejtimin e të gjitha burimeve të një kombi, apo një grupi kombesh për arritjen e objektivave të paracaktuara.

Strategjia është pikërisht ura lidhëse midis politikës dhe resurseve ushtarake.

E konsideruar si e tillë, domosdoshmërisht njohësit dhe kursantët e kësaj disipline duhet të kenë dijet e thelluara dhe të nevojshme, edhe për politikat, edhe për operacionet ushtarake.

Kështu, kjo disiplinë e cila merret me problemet e vështira të politikës kombëtare, me fushat ku faktorët politikë, ekonomikë psikologjikë dhe ushtarakë ndërthuren dhe bashkëveprojnë, duhet vlerësuar, gjithësesi.

Si qasje ndërdisiplinore, me informacionet e nevojshme të cituara, por dhe të tjera ku përfshihen njohuritë për gjeografinë, teknologjinë, etj, strategjia është një teori veprimi, një udhëzues sesi të arrihen objektivat dhe si të realizohen ato në mënyrë efektive.

Strategjia, është përdorimi i betejave për objektin e luftës, ajo është një adaptim praktik i mjeteve të vëna në dispozicion të drejtuesve ushtarakë, për përmbushjen e qëllimeve të luftës. Si arti i shpërndarjes dhe i përdorimit të resurseve ushtarake, ajo ka të bëjë me ushtrimin efektiv të fuqisë, ndërkohë si proces adaptohet në mënyrë konstante ndaj kushteve dhe rrethanave në ndryshim, në një botë ku sundon pasiguria.

Në pikënisje të kësaj pasqyre u përshkrua fundi i Luftës në Kosovë, kjo për faktin se kjo luftë ka ofruar koordinimin dhe ndërveprimin e aktorëve ndërkombëtarë dhe atyre kombëtarë për të arritur fundin e sundimit serb në Kosovë.

E shikuar sipas koncepteve të strategjisë, kjo luftë është ndezur nga një rrejt i komplikuar i shkaqeve politike, ekonomike, sociale, etnike dhe religjioze.

Në vitrinat e librit në Tiranë e më së shumëti në Prishtinë, shumë autorë vendas kanë përmbledhur idetë e tyre në lidhje me atë luftë. Nga një vështrim i kujdesshëm mbi këtë punë, konstatohet se shumë pak është artikuluar në termat strategjikë, c'ka është shumë e nevojshme për një sipërmarrje, të tillë serioze dhe të besueshme.

Autorët vendas kanë shkruar kapituj të tërë për luftën qindravjeçare mes shqiptarëve dhe serbëve për atë se: "kush ka lindur i pari" në Kosovë, pak absurde, kur mendon se mosmarrëveshjet aktuale duhet të zgjidhen me standarde të kohës moderne, dhe jo me kacafytje mesjetare.

Miti i zanafillës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, është pjesa tjetër e kapitujve të shkruar, ku autorët, shfaqin pikëpamje të ndryshme.

Operacionet dhe taktika ushtarake, si pjesë e strategjisë preken shumë pak, për fushatën e bombardimeve të NATO-s, fusnotat janë të panumërta, ndërsa për taktikën e zbatuar nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës, nuk ka një vlerësim të mirëfilltë e profesional.

Sipas aksiomës së njohur të Clausewitz-it, Milosheviqi bëri luftën si vazhdim i politikës me mjete të tjera, duke e justifikuar kështu përdorimin dhunës si instrument të fundit politikës.

Përballë kësaj situate, për t'i shpëtuar asgjesimit popullata shqiptare në mënyrë aktive dhe të ndërgjegjshme, zhvilloi të gjithë mekanizmat etnikë, politikë, historikë, gjuhësorë, demografikë, fetarë, etj, që krijuan vetëdije dhe kompaktësinë e duhur. Politika e dhunshme ushtarako-policore për të eleminuar cështjen shqiptare të Kosovës, shërbyen si nxitëse dhe cuan në organizimin e Luftës Çlirimtare.

Nga një analizë e përgjithshme e veprimtarisë së saj, mund të konstatohet se, ajo u organizua dhe veproi, duke patur parasysh traditën luftarake të popullit shqiptar, si dhe përvojën e pasur botërore të luftës partizane.

Kur forcat serbe, të komanduara nga gjeneralë me përvojë, ne? fundin e shkurtit 1998, vendose?n te? godasin formacionet e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, me qe?llim te? shfarosjes se? saj, posac?e?risht ne? rajonin e Drenice?s, tek opinionbërësit ishte krijuar besimi i plote? se do te? ishte pune? e lehte? te? mundeshin ushtarakisht kunde?rshtare?t e vete?m te? Milosevicit.

Pas sulmit ne? Prekaz, ne? retrospektive?, e?shte? ende e ve?shtire? te? kuptohet plote?sisht se si u be? e mundur pe?r te? mbledhur, organizuar dhe armatosur rreth 20 mije? lufte?tare? në këto formacione, ne? pranvere? dhe vere? te? vitit 1998.

Qe? nga fillimi i luftimeve deri aty nga Korriku i vitit 1998 u zbatua me? se? miri, taktika partizane "godit e largohu" dhe "kap pozicione dhe mbaji ato". Ne?pe?rmjet ke?saj taktike u munde?sua kape?rcimi i epe?rsise? se? kunde?rshtarit, dhe u ruajte?n forcat pe?r operacionet ne? vijme?si.

Shpallja e "territoreve  te? lira” dhe bllokimi i disa prej rruge?ve kryesore, shtronte si detyre? pare?sore rritjen e pe?rpjekjeve pe?r forcimin e afte?sive mbrojte?se te? efektivave te? saj ne? ke?to territoret e kontrolluara, si dhe nje? element shume? te? re?nde?sishe?m, ate? te? pe?rmire?simit te? nivelit te? komandim-drejtimit, shpe?rndarjes se? drejte? te? forcave dhe mjeteve, mbylljes se? drejtimeve me? te? ke?rce?nuara, fortifikimit dhe afte?simit luftarak te? grupeve dhe individe?ve.

Ne? ke?to momente Shtabi i Pe?rgjithshe?m i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, udhe?zonte pe?rsosjen e funksionit te? drejtimit te? formacioneve te? armatosura, te? dhe?nies e marrjes se? urdhe?rave, te? mire?organizimit te? kontrollit pe?r zbatimin e tyre, disiplinimin e realizimin me efektivitet te? planit ushtarak, dhe zgjerimin e me?tejshe?m te? mbe?shtetjes popullore.

Manovra e te?rheqjes me luftim rezultoi shume? efikase ne? veprimet ne? vazhdim deri ne? faze?n e fundit te? lufte?s, kur dhe goditjet ajrore te? Aleance?s po jepnin efektin e padiskutueshe?m te? tyre, e me ndikim ne? taktikat dhe me?nyrat e reja te? luftimit.

Pike?risht ne? ke?te? faze? Ushtria Çlirimtare e Kosovës, pe?soi nje? se?re? ndryshimesh cile?sore, dhe ajo pothuajse u shnde?rrua ne? nje? ushtri te? rregullt, duke marre? jo vete?m nismat taktike, por dhe ate? operative e strategjike.

Nde?rkohe? qe? trupat ushtarake serbe ne?n presionin e Aleance?s filluan te? te?rhiqen, taktika e lufte?s partizane u nde?rthur dhe me ate? frontale, si forme? lufte e cila pe?rshtatej rrethanave te? krijuara.

Ne? ke?to rrethana repartet dhe nje?site? e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës mundën te? spastronin territorin nga forcat serbe, duke zhvilluar luftime me formacione te? hapura, te? cilat synonin rrethimin dhe asgjesimin e kunde?rshtarit me metode?n e "asgjesimit te? tij pjese? pjese?".

Me gjithe? pe?rpjekjet pe?r te? fituar epe?rsine? ne? forca dhe mjete ne? pikat kryesore te? goditjes, shpeshhere? kjo epe?rsi bazohej jo ne? numrin e forcave dhe mjeteve, por sidomos e me? se? shumti ne? faktore? te? tille? si, mbe?shtetja ne? popull, morali i lufte?tare?ve, goditjet e befasishme, shfryte?zimi me mjeshte?ri i terrenit, shfryte?zimi i kushteve te? pamjes se? kufizuar, etj.

Pe?rtej trajtave, parimeve dhe rregullave te? doktrine?s ushtarake, te? cilat e provuan veten me vlerat, qe? dhane? ne? luftime te? ndryshme lufta e armatosur pe?r clirimin e Kosove?s e pe?rqas Ushtrinë Çlirimtare dhe rolin e saj te? padiskutueshe?m dhe ne? rrafshin e trajtesës dhe studimeve në fushën e strategjisë.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx