E premte, 15.11.2024, 02:30 AM (GMT)

Kulturë

Albert Zholi: Flet këngëtarja Xhesika Ndoj

E enjte, 04.06.2015, 04:45 PM


Flet këngëtarja Xhesika Ndoj: Nuk e frekuentoj plazhin nudo

-Kënga hit është  ''Ta ha zemrën'', që të rinjtë e këndojnë në rrugë

-Femra duhet të kërkoj të drejtat e veta, jo t'ja japin

Nga Albert Z. ZHOLI

Një këngëtare e re por që mbetet ndër më të kërkuarat në ambientet festive të emigrantëve tanë kudo në botë. Ka marr pjesë ën disa evente dhe zëri i saj ka tërhequr vëmendjen e shumë specialistëve. Zërin e vlerëson shumë më shumë se bukurinë, pasi fansat e saj e respektojnë për këtë zë. Një baladë dashurie ku mori pjesë ne Top Fest të këtij viti ka ngjallur shumë interes.

Kur përkojnë fillesat e këngës dhe si u çel kjo rrugë e bukur e artit?

Rruga ime si këngëtare që kam kënduar live ka këtu e 9 vite më parë!

Të ndalojmë tek kënga e fundit, cila është ajo dhe ku u bë prezent?

Kënga ime e fundit është një baladë dashurie ku mora pjesë ne Top Fest të këtij viti!

Cilët kanë qenë bashkëpunëtorët tuaj në pjesën kryesore të karrierës?

Bashkëpunëtorët e këngëve të mia janë disa por të fundit kanë qenë Gramoz Kozeli dhe De Vox!

Po kur flasim për këngët më të arrira, cilat do të përmendësh? Po autorët e teksteve të tua?

Këngët më të suksesshme kanë qen disa prej tyre dhe si tekst shkrues ka qen Rozana Radi!

Sa këngë ke në repertorin tënd dhe kë këngë  ke Hit?

Në repertorin tim kam 9 këngë dhe si këngë hit njihet “Ta ha zemrën”!

Mos vallë je në daljen në treg të një albumi?

Album Akoma s'kam realizuar për shkak se do doja ti plotësoja 10 këngë! Pra tashmë jam afër tij.

Ku e keni përqendruar ushtrimin e profesionit, në cilat shtete?

Ftesa kam pasur në gjithë vendet si Evrope ashtu dhe jashtë sajë! Pra kudo ku ka emigrantë.

Ku je ndjerë më mirë në këto vende?

Vendi ku jam ndier më mirë ka qenë Australia dhe Zvicra. Aty këngëtaret i shikonin si pjesë të atdheut dhe kthehej çdo këngë!

Idhulli juaj?

Unë kam një idhull që është Jenifer Lopez!

Cilat janë problemet e femrave sot?

Problemi kryesor i femrave sot besoj se është menaxhimi i jetës së tyre, sepse çdo femër duhet ta menaxhoj jetën dhe veten e saj! Femra ka plot vlera dhe nuk ka pse të jetë nën tutelë.

Ku vihet re maskilizmi i shoqërisë?

Maskilizmi i shoqërisë shqiptare vihet re kudo, në punë në familje në shoqëri, në politikë, në vendet e punës.

Si e zgjidhni shoqërinë?

Unë jam tip qe besoj shumë në shoqëri por arrij shumë shpejt ta ndaj shoqërinë Â sepse nuk me pëlqen shoqëria me interes!

Për mendimin tim femra duhet të kërkoj të drejtat e veta ashtu si në gjithë botën!

Jeni supersticioze?

Supersticioze jam pak.... Hehehehe!

Kush janë më xheloze femrat apo meshkujt?

Femrat janë me xheloze se meshkujt është e vërtetë por fal zotit unë s'bëj pjesë tek xhelozia s'jam aspak xheloze!

Ju pengon familja në profesionin tuaj?

Jo, familja s'më pengon aspak përkundrazi i kam pas vetes në çdo hap! As bashkëshorti s'më pengon xhelozia deri diku me kufi se pa dashuri nuk ka xhelozi, hahaha!

Cila është ngjyra e preferuar në veshje?

 

Ngjyra e preferuat e rrobave varet çfarë stinë jemi, por e zeza dhe e bardha nuk mungon në gardërobën time!

Ushqimi i preferuar?

Ushqimi i preferuar ''Prossime'' e detit dhe sallata!

Kur ndiheni mirë kur ju thonë jeni e bukur apo këndoni bukur?

Ndihem mirë kur më thonë këndoni bukur sepse bukuria është vend i dytë për një këngëtare!

E preferoni plazhin nudo?

Plazhin nudo nuk e frekuentoj!

Nideni tërësisht e adshuruar?

Po, jam e dashuruar pa dyshim me bashkëshortin tim, hehehehe!

Çfarë është dashuria për ju?

Fryti i jetës që të mban gjalle dhe plot harmoni!

 Syzet e diellit të preferuara?

Syzet e mia te preferuar ''Versace'' dhe rrobat e banjës varet kam shumë llojshmërish markash.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora