E hene, 30.12.2024, 01:25 PM (GMT)

Mendime

Viktor Mërkuri: Nacionalizëm në Bashkimin Europian?

E merkure, 03.06.2015, 06:44 PM


Ka vend për nacionalizëm në Bashkimin Europian?

Nga Viktor Mërkuri

Kriza financiare ka marrë një rrugë të dhimbshme për shumë anëtarë të Bashkimit Europian, ndërkohë që borxhet e larta kombëtare dhe pasiguria e bankave të kontinentit tregon se ka ende shumë prbleme përpara. Por këto problemet zbehen në krahasim me një dobësi edhe më serioze: Nga Londra në Berlin dhe në Varshavë, Europa po përjeton një rikombëtarizim të jetës politike, me vendet  anëtare duke luftuar për të kthyer sovranitetin që ata dikur sakrifikuan vullnetarsiht në ndjekje të idealit të bashkimit.

Humbja e prosperitetit ekonomik në BE ka goditur përpjekjet e integrimit evropian. Shtetet anëtare planifikojnw të nxisin edhe me tej përpjekjet për zhvendosjen e pushtetit nga Bashkimi Europian në nivel kombëtar. Ndërkohë institucionet e BE-së do të jenë në gjendje të përballojnë këtë prirje , por vetëm për një periudhe të shkurtër, por problemet ekonomike do detyrojn Brukselin të riformojë sistemin e Bashkimit Evropian.

Në 29 maj 2005, votuesit francezë hodhën poshtë Kushtetutën Evropiane të propozuar në një referendum mbarëkombëtar. Një javë më vonë, Holanda po ashtu. Ky refuzim i një integrimi më të madh evropian ishte një moment shumë I rëndësishëm në historinë e Bashkimit Evropian. Edhe pse ajo erdhi në formën e një kushtetute të “shtetit-komb”, kushtetuta europiane do të bashkonte të gjitha traktatet e mëparshme të BE-së në një dokument të vetëm.

Një dekadë më vonë nga referendumi ,projekti evropian ndodhet në krizën e saj më të thellë. Trazirat ekonomike që filluan në vitin 2009 dhe që prodhuan krizën në eurozonë ka zgjuar instinktet nacionaliste që minojnë “pan-europianizimin”.

Gara mes nacionalizmit dhe pan-europianizimit ka qenë në thelbin e Bashkimit Europian kur ajo u krijua në vitin 1957 në Romë. BE-ja ishte një përpjekje për të krijuar një entitet ndërkombëtar nga një grup shtetesh të përcaktuar nga ekonomitë dhe traditat politike të ndryshme,dhe të ndara nga një histori e zhytur në konflikte. Për të bashkuar këto shtete, Bashkimi Europian premtoi paqe dhe prosperitet ekonomik dhe rezultoi të ishte një hibrid mes një entiteti pan-europian të unifikuar ,dhe një komunitet komb-shtetesh sovrane. Gajtë dekadës së fundit, këto vizione konkurruese vazhduan të përplasen, me nacionalizmin e ngjallur i cili disa herë ngadalësonte procesin e integrimit.

Në një kohë të shkurtër pas miratimit të Traktatit të Lisbonës, Europa hyri në një krizë ekonomike që lëvizi plotësisht balancën e integrimit. Me shumicën e shteteve anëtare të BE-së në recesion dhe papunësin në rritje, qeveritë kombëtare janë të mospërputhura mbi politikat ekonomike. Ato janë ndarë në dy kampe: ata që e shohin krizën si kohën më të mirë për reforma shtrënguese dhe atyre që mendojnë se stimulimi duhet ti paraprijë reformave. Rënia ekonomike gjithashtu nxori në pahë problemet kryesore të shkaktuara nga integrimi, më së shumti ato të bashkimit ekonomik dhe monetar të clat e kishin bërë të pamundur për shtetet anëtare të rregullonin politikat e tyre individuale monetare.

Si rrjedhojë ,kriza u hapi dyert partive euroskeptike të BE-së. Në maj të 2014-ës këto parti fituan zgjedhjet europiane në disa shtete anëtare, përfshirë Francën dhe Mbretërinë e Bashkuar. Më e rëndësishme është se këto fitore rritën retorikën nacionaliste në politikat e brendshme.

Ndryshe nga drejtimet e mëparshme për sovranitetin kombëtar, vala aktuale politike po sjell përsëri fuqi tek vetë shtetet anëtare.

Nëse negociatat midis Londrës dhe partnerëve të saj europianë çojnë në një traktat të ri europian, presioni popullor në të gjithë Bashkimin Europian do të detyrojë qeveritë të mbajnë referendume të reja. Rrënia e vazhdueshme e popullaritetit    Bashkimit Europian ka të ngjarë tu shkaktojë disa shteteve dëshirën të hedhin poshtë traktatin e ri. Për më tepër, Brukseli nuk ka gjasa të pranojë një referendum europian nga një traktat i cili do të mund të rrezikonte pushtetin apo arritjet e deritanishme të tij,ndërkohë, vendet anëtare të BE-së do të vazhdojnë të luftojnë mbi të ardhmen e politikave specifike dhe vlerave thelbësore. Zona Shengen , e cila është kontrolli i hapur i kufijve të përbashkët në Europë , ndodhet nën “sulm” nga Franca, një  prej anëtarëve themelues të BE-së. Parimi i tregtisë së lirë mund të bëhet dhe ai pikë sulmesh, pasi shumë shtete anëtare kritikojnë politikat tregëtare gjermane si të dëmshme për ekonomin e tyre kombëtare.

Vazhdimi i futjeve të ideve euroskeptike brënda BE-së pritet të provokojë një reagim nga vende të tjera të fuqishme. Brukseli, Berlini dhe qeveritë e tjera pro-europiane do të përpiqen të krijojnë një klub të brendshëm të shteteve anëtare të etur për të promovuar integrimin. Kjo ndarje mund të çojë në dy pista për anëtarësim në BE, me disa anëtarë të plotë të përfshirë tërësisht në Bashkimin Evropian, ndërsa të tjerët të bërë anëtarë të asociuar që të përfitojnë nga zonat e tregtisë së lirë, por që nuk do të kenë ndikim në politikëbërjen. Çështja e aleancës franko-gjerman do të jetë në qendër të këtij riorganizimi. Franca mund të joshet për të sjellur përsëri idenë e një Bashkimi Mesdhetar, duke lënë Gjermaninë në një aleancë me Evropën Veriore.

Pavarësisht nga forma e tij, çdo ristrukturimi i Bashkimit Evropian do të kërkonte një marrëveshje të re. Optimizmi aktual ekonomike europian është vetëm rezultat i modeleve afat-shkurtra  me uljen e cmimit të naftës. Reformat strukturore janë të nevojshme për të rritur ekonominë në mënyrë afatgjatë, por vendet anëtare nuk duken të gatshme për ti zbatuar ato sepse ato janë të papëlqyeshme nga votuesit. Si pasojë, sfida kryesore e Europës do të mbetet prosperiteti ekonomik. Ndërkohë sa më gjatë vonon Brukseli për të vepruar, aq më e vështirë do të jetë për të bindur disa shtete anëtare që të angazhohen në projekte të mëtejshme të integrimit, ndërkohë që perspektiva e prosperitetit zbehet. Nga ana tjetër tundimi i nacionalizmit do të ndikojë në shtetet anëtare për tu përballur me Brukselin dhe të riatdhesojnë pushtetin dhe fuqinë e tyre në kryeqytete e secilit shtet anëtarë, akt I cili në fund të fundit do të thotë “vdekjen politike” të Bashkimit Europian.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora