Mendime
Buzhala: Rama, në peshkim të budallenjve në Kosovë
E marte, 02.06.2015, 06:33 PM
Edi Rama, në peshkim të budallenjve në Kosovë
Nga Berat Buzhala
Edi Rama dhe Aleksandër Vuçiç, tashmë të vetëdeklaruar si miq të ngushtë, në mes tjerash, duket se pajtohen edhe për një çështje mjaft kritike për ne: mohimi i ekzistencës së shtetit të Kosovës
Përkundër llavës së pakontrolluar, unë pata refuzuar ta pranoj, si akt të lartë patriotik, spektaklin e dobët të Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, në Beograd, nëntorin e kaluar.
Jo pse nuk kishte tingëlluar mirë për veshët tanë ajo çfarë Rama kishte thënë në takim me Vuçiçin, por se isha i bindur se Kryeministri i Shqipërisë po aktronte.
Ose thënë
ndryshe, me gjuhën e Edi Ramës, ai kishte shkuar në
Por të vërtetën, cullak, se çfarë vërtet mendon Edi Rama për Aleksander Vuçiçin, e kuptuam në të ashtuquajturin Samiti i Tiranës, ku dy kryeministrat po vetëpromovoheshin si liderët e ardhshëm të Ballkanit.
Dhe në shërbim të kësaj qasjeje të re, ata u pajtuan që të deklaroheshin me njëri-tjetrin si 'miq personalë'.
Pra, në
një hark kohor prej 7-8 muajsh, dy aktorët kryesorë të Ballkanit, Rama dhe
Vuçiç, shënuan dy momentet e tyre. Fillimisht zënka në
Dhe e
gjithë kjo, në prapavijë, e kishte gjoja 'çështjen e Kosovës'. Gjoja, zënka në
Marrëzira.
Derisa Rama dhe Vuçiç po bënin plane për të ardhmen e tyre, plane të ndyta padyshim, raportet e Kosovës me Serbinë nuk kishin ndryshuar asgjë prej nëntorit të vitit të kaluar, kur Rama 'hodhi bombën në Beograd', e deri në maj, kur ndodhi pajtimi i madh i dy Kryeministrave.
Ndoshta, madje, mund të konstatojmë se vetëm janë përkeqësuar raportet tona.
Kosova, aktualisht, është e mbërthyer me shpatulla për muri, nga komuniteti ndërkombëtar në të gjitha rrafshet. Aktualisht si shoqëri jemi duke kaluar nëpër procesin më të rëndë, moral dhe kushtetues, siç është ai i themelimit të Gjykatës Speciale, e cila na detyron që të heqim dorë në mënyrë vullnetare nga një pjesë e sovranitetit tonë.
E tepërt dhe e panevojshme të thuhet se prapa kësaj qëndron Vuçiç, miku më i ri i Ramës, ish miku më i mirë i Sllobodan Millosheviçit dhe Vojisllav Sheshelit. Ish përgjegjësi i të gjitha shërbimeve inteligjente serbe, gjatë kohës së bombardimeve të NATO'së.
Sigurisht se ne në Kosovë nuk jemi në pozitë t'ia përcaktojmë agjendën Kryeministrit Rama. Madje nuk është korrekte as t'i kërkojmë që të përmbahet nga emocionet kur takohet me Aleksander Vuçiçin. Ai atë mund ta ftojë edhe në familje, sepse është çështje private e tij. Mirëpo mund, dhe duhet, t'i kërkojmë të mos flasë për Kosovën, në cilësinë e gardianit të shqiptarëve.
Sepse, nëse për asgjë tjetër, ne në Kosovë nuk besojmë që raportet e ndera me Serbinë, deri më tash, kishin qenë peng i mungesës së një miqësie të Kryeministrit shqiptar dhe atij serb. Kjo ka qenë dhe mbetet një çështje shumë më komplekse. Me gjasë Edi Rama, në mes të tjerash, është edhe krejtësisht naiv që ta kuptojë raportin e Kosovës me Serbinë. Që është raporti i kasapit me prenë e tij. Dhe Vuçiç, fjalëpërfjalshëm, është kasapi ynë.
Nuk do të kërkonte njëri të kishte një përkrahje nga Rama, e as prej asnjë Kryeministri të Shqipërisë, sikur ky i fundit të mos e kishte gojën plot me 'Kosovë'. Sigurisht as nuk do të lodhesha të shkruaj për të, sikur ky i fundit të mos na imponohej si Vëllai i Madh.
E tillë ishte edhe paraqitja e tij e fundit në Prishtinë, në ceremoninë e zbulimit të bustit të Ismail Qemajlit. Ai mori pjesë në ceremoninë e një subjekti politik - Vetëvendosja - duke mos respektuar kurrfarë protokolli shtetëror. Askund nuk shiheshin flamujt e Kosovës. Askund nuk shihej shteti i Kosovës dhe institucionet e Kosovës.
Në një formë tjetër, me një arrogancë të njëjtë, shtetin e Kosovës e përbuzë sa herë vjen në Kosovë, edhe miku më i ri i Edi Ramës, Aleksandër Vuçiç. Pra, në ketë rrafsh - atë të mos njohjes së Kosovës si subjekt - Rama dhe Vuçiç janë në një linjë perfekte.
Edi Rama duhet ta dijë, e ne duhet të lexojmë më shumë, se fatkeqësitë më të mëdha i kanë ndodhur vendit tonë, kur kryeministrat e Shqipërisë, ndër vite, duke tejkaluar Kosovën kishin ndërtuar 'raporte të ngushta miqësie' me udhëheqësit serbë, a jugosllavë.
Të tilla raporte, sikur këto të Ramës me Vuçiçin, ishin edhe raportet e Ahmet Zogut me Nikolla Pashiqin, ato të Enver Hoxhës me Titon, si dhe Millosheviçit me Fatos Nanon. E tash së fundmi edhe këto të Ramës me Vuçiçin.
Në të tri këto raste, kur liderët shqiptarë dhe serbë putheshin me njëri tjetrin, shqiptarët e Kosovës griheshin nga pala serbe. Rama duhet ta dijë se është e pakuptimtë ta konsiderojë veten mik me Vuçiçin, për sa kohë ky i fundit i urren dy milionë shqiptarë të tjerë.
Kjo është vec një farsë. Është një shfaqje e dobët, e cila i shkon për shtati edhe Kryeministrit të Shqipërisë së vogël, i cili ka kohë që ndikimin e tij po e matë me hijen e mëngjesit. Më e pakta që mund të bënte Rama do të ishte që fatin e miqësisë së tij me Vuçiçin ta lidhte me raportet Kosovë - Serbi, progresin e tyre. Ose, nëse nuk mundet ta bëjë një gjë të tillë, të mos e zinte në gojë Kosovën.
E
posaçërisht të heqë dorë prej planeve për ndërtimin e autostradave Serbi -
Shqipëri, duke mos e zënë fare në gojë territorin e Kosovës, ku supozohet të
kalonte ajo rrugë.
Me pak fjalë, ose me fjalët e Edi Ramës, ai aktualisht është duke peshkuar budallenj në Kosovë. Në njërën anë vjen në Prishtinë dhe e tundë me sa fuqi që ka flamurin kombëtar, e në anën tjetër, duke anashkaluar Prishtinën, shpall miqësi të reja dhe të ngushta me Kryeministrin e Serbinë, Aleksandër Vuçiçin.
http://www.gazetaexpress.com/oped/berat-buzhala-edi-rama-ne-peshkim-te-budallenjve-ne-kosove-105031/