Mendime » Radovani
Fritz Radovani: 70 vjet na sundoi pisi
E shtune, 23.05.2015, 08:23 PM
NGA JOSIFI
KËTU NISI, ATJE KRISI
70 VJET NA SUNDOI PISI...
Në 70 vjetorin e përmbytjes së Shqipnisë...
Nga Fritz RADOVANI
?HAPNI DOSJET: NË SHQIPNI, NGA VITI 1944 SUNDIMTARËT TANË...
PRA, TRADHËTARËT
?Tradhëtari Enver Hoxha deklaron në vitin 1944, në Mbledhjen e Beratit: “Që nga krijimi i Partisë Komuniste dhe gjatë gjithë luftës, Partia dhe Komiteti Qendror ishin identifikuar vetëm me Miladin Popoviqin...”
?Mardhanjet e Enver Hoxhës me Dushan Mugoshen dhe Miladin Popoviqin, siç tregon edhe e “njohura” e tyne Nexhmije Hoxha, kishin të bajnë kryesisht per “drejtuesin” që do të vinte në krye të Partisë Komuniste Shqiptare. Problemi i ripushtimit të tokave tona të lira nga viti 1941, dhe varsia e plotë e Shqipnisë nga Jugosllavia komuniste, nuk mund të diskutoheshin fare, jo pse, ashtu u vendos në Jalta, po ashtu donte “druzhe” Tito.
?Ne themi se “Shqipëria është çliruar nga bijtë e saj...”, ndersa Enveri, në intervistat që ka dhanë në Jugosllavi me 30 qershor 1946, kur shkoi me u dekorue nga Tito “Hero i Popujve të Jugosllavisë”, me 1 korrik 1946, ka thanë: “Është e pamundur të imagjinosh rezistencën e popullit të vogël shqiptar kundër armikut pa luftën e popujve jugosllavë”.
?Dokumenti ma i turpëshem i
firmosun nga
?Asnjëherë në këta 70 vjetë nuk asht thanë as shkrue e verteta e Trojeve Shqiptare, që mbas 1944 mbeten jashta Hartës Shtetit Shqiptar, vetem pse tradhëtarëve Hoxhës dhe Alisë, historianët tanë i pluhnosnin dokumentat me “akuzat ndaj fqinjëve, kryesisht me pretendimet greke dhe qendrimin prosllav të disa shteteve europjane që në vitin 1913”.
?Edhe pse partizanët tanë vdisnin tue thirrë “Bijt’ e Stalinit jemi ne!”...Edhe pse nder shkolla virrej “Enver, Tito, Stalin!”, “Enveri ynë”, nuk kishte mërrijtë ende me perqafue dhe as me ia fshi mustakët “shokut Stalin” per surratin e vet deri në vitin 1947...
?Kur Tito shkoi në Krime per pushime tek Hrushovi në 1956, njëditë ky e pyeti Titon: “Kur Stalini ta dha Shqipninë, ti pse nuk e more?”, Tito ishte pergjegjë: “Do t’ ishte gabim i madh per ne. Njëditë kur Shqiptarët do të zgjohen me dalë në vete, po ta kishe marrë edhe Shqipninë, atëherë do të ikte Shqipnia e bashkë me te, do të më iknin edhe krahinat ma të mira të sajat, që unë i kam e i shfrytzoj edhe sot...” Hrushovi ishte qeshë!
?Qé, ja ku e keni kancerin shkatrrues të Shtetit dhe të Popullit Shqiptar!
Parimi komunist: “Shpif e shpif, se diça mbetë!”, “Përçai e sundo!”, “Mbillni urrejtje!”
Mbi këta parime u zhvilluen edhe takimet dhe bisedat e këtyne katilëve të pistë!
?HAPNI DOSJET: Nandor 1949 në Suhumi, BRSS. Ishte takimi i tretë i Josif Stalinit me Enver Hoxhën. Përkthen ambasadori sovjetik në Tiranë Çuvahin...
?Enver Hoxha mbas prishjes së Stalinit me Titon tregon: “Gjatë këtij takimi shoku Stalin, si gjithmonë, fliste qetë, shtruar, pyeste e dëgjonte me shumë vëmendje, shfaqte mendimin e tij, na këshillonte, por gjithmonë në frymë të thellë shoqërore.
?– S’ ka receta se si duhet sjellur në këtë apo atë rast, se si duhet zgjidhur kjo apo ajo punë – përsëriste shpesh ai, sipas çështjëve të ndryshme që shtroja.
?Gjatë bisedës me Stalinin i vura në dukje qëndrimin e klerit, sidomos të atij katolik në Shqipëri, pozitën tonë në marrëdhënie me të dhe e pyeta se si e gjykonte qëndrimin tonë.
– Vatikani – më tha ndër tjera shoku Stalin – është një qendër reaksioni, vegël në shërbim të kapitalit e të reaksionit botëror, të cilët e mbështetin këtë organizatë ndërkombëtare diversioni e spiunazhi. Është fakt se shumë priftërinj katolikë e misionerë të Vatikanit janë spiunë të regjur në shkallë botërore.
Me anën e tyre imperializmi është përpjekur e përpiqet të realizojë qëllimet e tij.
?– Pastaj më tregoi se çfarë i kishte ndodhur një herë në Jaltë, me Ruzveltin, me kryetarin e kishës katolike amerikane etj.
Duke biseduar me Ruzveltin, me Çërçillin e të tjerë për probleme të luftës antihitleriane, ata i kishin thënë: “Të mos luftojmë më papën e Romës. Ç’ keni ju më të që e goditni?!”.
“Asgjë s’ kam më të”, u qe përgjigjur Stalini.
“Atëherë ta bëjmë papën aleat – kishin thënë – ta futim në koalicionin e aleatëve të mëdhenj”.
“Dakord – u kishte thënë Stalini – por aleanca antifashiste është aleancë për të zhdukur fashizmin e nazizmin. Kjo luftë sikundër e dini, zotërinj, bëhët me ushtarë, topa, mitraloza, tanke, avionë. Le të na thotë papa ose na thoni ju se ç’ ushtri, topa, mitraloza, tanke e të tjera ka papa për luftë dhe le të bëhët aleat. Aleat për llafe e temjan ne nuk kemi nevojë”.
Pas kësaj s’ e kishin zënë më në gojë çështjen e papës e të Vatikanit.
?– A ka pasur priftërinj katolikë në Shqipëri që kanë tradhtuar popullin? – më pyeti mandej shoku Stalin.
?–
– Çfarë keni bërë ndaj tyre?
– Pas fitores, i thashë, i kapëm, i nxorëm në gjyqe dhe atje morën dënimin e merituar.
?– Mirë keni bërë, më tha.
–
?–
– Çfarë keni bërë me ta? – më pyeti.
?– I kemi mbajtur pranë. Qysh në Rezulucionin e saj të Parë Partia jonë u bëri thirrje të gjitha masave edhe klerikëve, që përpara çeshtjes së madhe kombëtare të bashkoheshin në luftën e madhe për liri e pavarësi. Shumë prej tyre u bashkuan, u hodhën në luftë dhe dhanë një kontribut të çmuar për çlirimin e atdheut. Pas Çlirimit ata përqafuan politikën e Partisë sonë, vazhduan punën për rindërtimin e vendit. Ne gjithmonë i kemi çmuar e i kemi nderuar klerikë të tillë, ka prej tyre që tani janë zgjedhur deputetë në Kuvendin Popullor, që janë graduar oficerë madhorë. Bile ndonjë tjetër, ish – klerik, aq shumë u lidh me Lëvizjen Nacinalçlirimtare e me Partinë sa në luftë e sipër e kuptoi kotësinë e dogmës fetare, e braktisi fenë, përqafoi ideologjinë komuniste dhe në saje të luftës, të punës e të bindjeve të tij e kemi pranuar edhe në radhët e Partisë.
?– Shumë mirë – më tha Stalini. – E çfarë t’ ju them më shumë? Në qoftë se e ke të qartë se feja është opium për popullin dhe që Vatikani është një qendër obskurantizmi, spiunazhi e diversioni për çështjen e popujve, atëherë di edhe si të veprosh, ja, siç keni vepruar ju.
?Luftën kundër klerikëve që kryejnë veprimtari spiunazhi e diversioni mos e vini asnjëherë në planin fetar, tha Stalini, por gjithmonë në planin politik.
Klerikët duhet t’u binden ligjeve të shtetit, pse këto ligje shprehin vullnetin e klasës punëtore dhe të popullit punonjës. Ua shpjegoni mirë popullit ligjet dhe armiqësinë e klerikëve reaksionarë me qellim që, edhe ajo pjesë e popullsisë që beson në fenë, ta shohë qartë se nën maskën e fesë edhe klerikë kryejnë veprimtari armiqësore kundër atdheut e vetë popullit. Ndaj populli i bindur me fakte e argumente, tok me Qeverinë të jetë në luftë me klerikët armiq. Vetëm ata klerikë që s’i binden Qeverisë dhe kryejnë krime të rënda kundër shtetit i dënoni dhe i mënjanoni. Por, e theksoj, populli duhet të bindet në krimet e këtyre klerikëve, të bindet gjithashtu në kotësinë e ideologjisë fetare dhe në të këqijat që vijnë prej saj.
?Në konkluzion të këtij takimi të paharruar më kujtohet që shoku Stalin dha si këshillë të përgjithshme: Të forcohet mirë situata e brendshme, të forcohet politika me masat.
Stalini më mbajti në takim plot 5 orë. Në orën 9 të mbrëmjes shkuam dhe më 2 pas mësnate u larguam. Pasi u ngritëm nga tryeza, Stalini më tha: – Shko vish pallton...
***
?8 NANDOR 1984 Enver Hoxha në librin “Shënime për Lindjen e Mesme” porositë: “Shqiptarët duhet t’i përshtaten Kur’anit...” 1958-1983...janë 545 faqe nga ditari politik Enver Hoxha. Publikue me 8 nandor 1984, në Tiranë...
?1968 Nikita S. Hrushov shkruen në librin “Kujtime”: “Shumë shumë të varfër dukeshin fshatarët. Varfënia dhe primitivizmi mbretnonin atje kudo...Liderët shqiptarë, me metodat e tyne të vrasjeve të fshehta e të hapuna, formuen një parti, që mbahet grusht rreth tyne vetem nga frika. Populli asht i detyruem t’i durojë. Nuk ka ç’ban! Pikërisht kështu ka qenë tek ne në kohën e Stalinit. Ai zhdukte të gjithë kuadrot e herëshme e populli thërriste: “Rroftë Stalini!” Stalini ishte “ miku dhe babai” i të gjithë popullit... Ne donim të ngrinim ekonominë shqiptare në nivelet bashkëkohore, ta banim Shqipninë një perlë, e cila do të terhiqte drejtë komunizmit vendet muslimane, dhe sidomos ata të Lindjes së Afërt e të Afrikës...” (N.S. Hrushov “Kujtimet”, Botue 1998).
?1985, PRILL Ramiz Alia në postin e Enver Hoxhës, porositë
në
?2 DHJETOR 1992 Ramiz Alia e Sali Berisha kuadrojnë Republiken e Shqipnisë në “Konfrencën Islamike”...
?1992 Prof. Arshi PIPA, riboton në gazeten e Durrësit “Adriatik” artikullin:
“Turqit e
Rij të Shqipnisë së Re!” marrë nga gazeta “Dielli”,
?Unë besoj se: HAPJA E DOSJEVE shpejton Pajtimin Kombtar të Shqiptarëve, forcon besimin tek Drejtësia, dhe siguron një t’ ardhme ma Paqsore e Demokratike!
?HAPNI DOSJET nëse e doni me zemer Atdheun e Popullin e shumëvuejtun Shqiptar!
Rrnoftë Shqipnia Europjane!