| E diele, 17.05.2015, 12:55 PM |
THIRJE publike vëllezërve shqiptarë në IRJ të Maqedonisë
Nga Valon Kurtishi
Shqiptarët në IRJM mos dalin ASNJË i vetëm në protestat e maqedonasve etnikë më 17 maj, pasi ajo kauzë e nesërme në Shkup ska të bëjë ASPAK me interesat nacionale shqiptare këtu apo edhe më gjerë në rajon. Ajo është kauzë monoetnike, tipike dhe ekskluzivisht maqedonase. Rrëzohet qeveria aktuale, nuk rrëzohet qeveria, ka zgjedhje të parakohshme, nuk ka zgjedhje të parakohshme, me qeveri teknike ose fare pa të, përsëri shqiptarët etnikë do votojnë për shqiptarët etnikë dhe maqedonasët etnikë do votojnë për maqedonasit etnikë.
Dhe përsëri në qeveri do jenë dhe do koalicionojnë detyrimisht një parti maqedonase dhe një parti shqiptare apo thënë më thjesht, fituesi i shumicës së votave tek komuniteti shqiptar dhe fituesi i shumicës parlamentare tek komuniteti maqedonas. Ky është kushti i pashkruar europian për mbijetesën e këtij vendi dhe kurrësesi jo pjesëmarja apo mospjesëmarja shqiptare nesër në një protestë partiake monoetnike.
Ky është koncepti politik mbizotërues dhe aktual këtu. Sistemi politik maqedonas në thelbin e tij është përjashtues, etnik, nacional. Ai nuk ka qenë kurrë dhe nuk është as sot civil, qytetar, mbietnik, supraetnik, multietnik, gjithëpërfshirës siç gënjejnë dhe dezinformojnë pa fije turpi dhe ditën me diell ca mumje apatride dhe mbetje sllavofile shqipfolësish, që paguhen dhe u premtohen privilegje të shumta po mobilizuan dhe nxorrën edhe ca shqiptarë nesër rrugëve të Shkupit. Shpërthimi i bombave me karakter ndëretnik nuk bëhet pa asnjë plan apo prapapvijë pikërisht dy ditët para protestës së 17 majit.
Këtu kemi gjoja majtistët proserbe të LSDM në opozitë që ftojnë shqiptarët të protestojnë nën flamurin e "vërtetë' maqedonas kundër gjoja djathtistëve probullgarë të VMRO në pushtet. Në ndërkohë, nuk japin asnjë garanci apo opcion të ndryshëm nga VMRO për zgjidhjen e drejtë të çështjeve të hapura me karakter etnik, politik dhe kushtetues juridik këtu. Zaev dhe LSDM e thanë qartë para kamerave në Kumanovë se çmendojnë për shqiptarët dhe ky qëndrim nuk dallon asnjë presje nga ai i Gruevskit. “Teroristi i kriminalci protiv nasite bezbednosni sili”. A ka nevoje për sqarime shtesë këtu!?
Shqiptarët me vetëdije të konsoliduar nacionale, historikisht dhe gjithnjë kanë refuzuar të identifikohen me botëkuptimin sllav, kulturën sllave, shtetin sllav, politikën sllave. Shqiptarët kanë kauzat e tyre etnike e politike për të cilat mund dhe duhet të protestojnë, biles edhe pakëz më shumë se vetëm të protestojnë. Shqiptarët mbeten Shqiptarë. Këtë, jam i sigurtë do ta vërtetojnë edhe këtë herë.
Andaj edhe njëherë, qartë e SHQIP:
JO Protestës maqedonase me flamur maqedonas, ikonografi maqedonase, cirilikë maqedonase, interes maqedonas, kauzë maqedonase në Shkup.
___________
Edhe njëhere sot më 17 maj, sa nuk ka filluar kaosi ndërsllav në Shkup:
Ata që e ndjejnë veten shqiptarë, SKANE çkërkojnë në atë protestë monoetnike. Diferencat në politikat e partive maqedonase ndaj shqiptarëve janë minore, kozmetike, të parëndesishme, inekzistente kurse objektiv i tyre konstant është dhe mbetet, kontrolli i shtetit, resurseve nacionale dhe defaktorizimi i politikës shqiptare këtu.
Këtë asnjë shqiptar nuk mund tia lejojë vetes. Asnjë shqiptar i vetëm i vetëdijshëm nga ana kombetare këtu, nuk mund tia lejojë vetes të bëhet mashë njëpërdorimshe në duart e njërës apo tjetrës parti maqedonase në betejat e tyre ditore për pushtet.
Këta që
ftojnë edhe shqiptarët në protestat e LSDM sot, janë të njëjtë me ata që ftonin
dikur shqiptarët e Kosovës tiu bashkangjiten protestave të opozitës serbe ne
Sot me të njëjtën logjikë arsyetuese dhe në të njëjtën linjë mendimi thonë, po ra Gruevski nga pushteti do demokratiozhet Maqedonia dhe do bëhet lule për shqiptarët! Sdi, por duket disi naive dhe pak si shumë e bukur për ta besuar.
Prandaj. JO protestës etnike maqedonase sot në Shkup
Shqiptar mos ri po duku Shqiptar.