Shtesë » Lajme
Kadri Tarelli: Durrësi në pranverën e olimpiadave
E enjte, 14.05.2015, 06:07 PM
DURRËSI NË PRANVERËN E OLIMPIADAVE
Në fundjavën e parë të muajit Maj 2015, QKF e Durrësit organizoi olimpiadën mbarëshqiptare të matematikës për klasënë 7, të ciklit 9-vjeçar, e njohur me emrin “Fest matematika 7”. Veprimtaria u zhvillua në mjediset e kolegjit “T. Ozal” të Durrësit. Njëkohësisht po në këtë ditë dhe po në këto mjedise u zhvillua edhe kampinati kombetar i shahut, për djem e vajza për klasat (4 – 5) – (6 - 7) - (8 – 9).
Avni Çuni, drejtori i QKF-së së
durrësit përshëndeti pjesëmarrësit, duke uruar për suksese në këto veprimtari,
ku çdonjëri ka mundësi të shprehë njohuritë dhe talentin e tij. Natyrisht
secili e krahason veten me më të mirët nga të gjithë trojet shqiptare. Kjo ësht
forma më e bukur për të nxitur dëshirën dhe kalitur vullnetin për t`u marrë me
matematikën dhe sportin e shahut dhe për të arritur suksese dhe rezultate të
larta. Ai falënderoi drejtuesti e Bashkisë së Durrësit dhe të
Në fjalën e saj të pëshëndetjes,
znj. Lindita Muka, Drejtore e
Agron Xhyra, përgjegjës i sektorit shkencor në QKF e Durrësit, në fjalën e tij theksoi: - Me të drejtë dikush i ka quajtur muajt, mars, prill dhe maj, “Pranvera e olimpiadave”, sepse nuk ka shumë dit që përfunduam fazën e tretë të olimpiadës së matëmatikës për shkollat 9-vjeçare. Edhe kjo e sotmja është veprimtari në vazhdim të tarditës, sepse mbushi plot 16 vjet. Ne jemi përpjekur të ruajmë vazhdimësinë edhe cilësinë në shkallën e vështirësisë së ushtrimive e problemave, duke u mbështetur në pjesën më të madhe tek revisat “plus”, e cila përgatitet nga një grup matematikanësh në Tetovë, por edhe tek mësuesit tanë me përvojë shumëvjeçare, siç është Z. Agim Shehu.
Ndërsa Enid Furxhi, përgjegjës i sektorit të sportit pranë QKF së Durrësit, u shpreh me fjalë optimiste për garën e bukur në kampionatin e shahut, i cili këtë vit mbush katër vjet, me synim për t` i kthyer Durrësit traditën e dikurshme të shahut.
Në bisedë me z. Naim Kërçuku, ish drejtori i QKF për shumë vite me rradhë, sot i ftuar në ceremoninë e hapjes, tregon me një lloj krenarie e gëzimi të përmbajtur se kjo veprimtari e zhvilluar në vititn 2000, u pagëzua që në ditën e parë me emrin “Fest matematika 7”. Qëllimisht për të zbutur trysninë dhe emocionet që krijohen në një garë matematike, të cilat janë të pa shmangëshme. Duke i vënë këtë emër çdo nxënës pjesëmarrës, e ndjejë veten se po merr pjesë në një festë mes shokësh e shoqesh nga të gjithë trojet shqiptare. Pavarësisht se është garë dhe në fund ka edhe fitues, ballafaqimi me më të mirët është i bukur dhe i dobishëm, kur kemi të bëjmë me talente që duan të hapin shtegun në rrugën e mundimëshme të shkencës.
Në fund: Për “fest matematika 7” u dhanë këto vlerësime:
Çmimi i I. Megi Reka. Nxënëse e kolegjit “Turgut Ozal”. Durrës, e cila mori maksimumin e pikëve, plot 100 pik.
Çmimi i II-të. Mjoneza Isufi, nxënëse nga Presheva
Çmimi i
KAMPIONATI I SHAHUT
Djem |
Vajza |
Kategoria e I 1. Skerdi Cacaj. Gjirokastër 2. Dejan Neziri. Shkodër 3. Glen Kasa. Durrës
Kategoria e II 1. Erion Vogli. Shkodër 2. Xhulio Albroini. Kurbin 3. Klejdi Xhaferri. Lushnjë
Kategoria
e 1. Sidi Beca. Shkodër 2. Alket Caushi. Durrës 3. Franci Mihani. Kavajë
|
Kategoria I 1. Elisa Isufi. Durrës. 2. Eklea Omeri. Sarandë 3. Gentiana Peca. Durrës.
Kategoria e II 1. Xhoana Precaj. Shkodër 2. Rozana Mustafa. Durrës. 3. Diana Kenek. Sarandë
Kategoria
e 1. Pamela Linatopi. Lushnjë 2. Erisa Alipa. Durrës 3. Sara Bushi. Shkodër.
|
Duke përshëndetur organizatorët dhe pjesëmarrësit, urojmë sukse në takime të tjera kaq të bukur.
Përgatiti
Kadri Tarelli