E shtune, 21.12.2024, 04:53 PM (GMT)

Kulturë

Remzi Salihu: Poezi nga Kristof Vilhelm Aigner

E merkure, 13.05.2015, 06:36 PM


Kristof Vilhelm Aigner u lind më 1954 në Vels të Austrisë. Ka studiuar në Salcburg Gjermanishten, Shkencat e komunikimit dhe Shkencën e sportit.

Më vonë ka punuar si gazetar dhe redaktor. Që nga viti 1985 është shkrimtar i lirë dhe jeton në Itali. Word literature today, këtë poet e konsiderojnë si një autor interesant bashkëkohor. Është laureuar me shumë shpër­blime të mirënjohura, disa prej tyre janë: Anton-Wildgas dhe Henrih Heine, bashkë me këto dhurata të çmuara, ka marrë edhe një bursë për specializim. Pastaj më vonë merr edhe shpërblimin e madh të Austrisë që jepet për letërsi. Poezitë e këtij poeti janë përkthyer edhe në gjuhë tjera të njohura. Lirikat e tij janë të përkthyera nga Giusepe Ungaretis “Gjurmë kohe’’ (2003) prozën “Logjika e mjegullave’’ (2004), përmbledhjen me poezi “Historia nga dashuria e parë’’ (2005), si dhe romanin “Java e bukur e hidhët e Johan Nepomukut’’ (2006), etj.

 

MASHTRIME

 

Përsëri trazohen rrufetë në horizont

njëra rri varur dhe lulëzon flakë

tërheqja ime e vragshme kalon mbi hi

por ende se kam parë një feniks

 

 

ZHVENDOSJA E MACËS

 

Ajo shtrihet tërthortë

nën kraharor dhe në duar

çka nuk lëmohet

nuk guxon të lëviz

 

 

DUKE NOTUAR NË FAT

 

Më në fund pash fatin

e trupit të notuar lehtë në përshpejtim

kundrejt kapjes së  shkëmbit

dielli u derdh

prapa në ujë

 

 

E PAVDEKSHMJA

 

Kjo kushton  tërësisht

mbi brinjët tua. Ti ke ethe kur kokën

e ndrydh me turirin e përgjakur

me pamjen e zemrës së copëtuar

me fytyrën e lotëve të vogla të leopardit

 

 

PAS MUNGESËS SË GJATË

 

Kur mbërrita në mesin gërhitjeve

dhe gërvishtjeve të diellit

të dy macet ishin të ligshta

si qeramikat e çatisë

 

Një vesë e vockël mundohej

Vapa që kemi në minutat

janë mora vezullues nëpër gëzof

 

Neve na murmurojnë stomakët.

Deri në mëngjes rrimë ulur në kullosë

të kopshtit dhe startojmë përsëri njëri me tjetrin

 

 

FARA E DRITËS

 

Farë yjesh

që në mëngjes çelin

në të vetmen

lule të shndritshme

 

 

MALLI

 

Një shqiponjë nën brinjët e mi

fishkëllen mbi rrafshinën zhveshur

ndërmjet mjegullave të smaltuara

mbi fushën e ngrirë. Të thyer

sikur të kërkonin formën e kërpudhave

 

Monopate kryq e tërthorë në erë

Shiu fshinë atdheun

 

Ke mundur të kërcejsh nga toka

si në muzikë më godet kjo mua në vesh

 

 

NË QENDËR TË VENDIT

 

Nga shpati

rrëshqasin luadhet e dënuara

në tokën e bukës rrokulliset era

dhe fëmijët e erës

Atje qëndroj unë

të shikoj ty

Me trokitje zemre në gjuhën time

 

 

PAS DIMRIT

 

Kurrgjë s’ka ndodhur

Kam krasitur dru dhe druri

fliste për prushin

njëzet e dy letra të shkruara

dhe dy nga ata i ruajta

të shohin shiun

se si nga era mbi duar

është bartur dhe kaq mbetet mjaftueshëm

 

Një tjetër jam unë tani

 

 

NË LIQE

 

I qetë si ndonjë mace

me dritat e rrugës anësh

 

I shtrirë në pasqyrim

 

Uji bën një gllënjkë

lëkura e tij rreth i tejkalueshëm

 

Perktheu nga gjermanishtja: Remzi Salihu



(Vota: 2 . Mesatare: 1.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora