| E merkure, 13.05.2015, 05:42 PM |
Miradije Gashi
ISHE ZË E ISHE EMËR
Ymer Elshanit
Zemrën ti gjithë zjarr e kishe
E syrin të ndezur pishë,
Mik i ngusht i fëmijëve ishe
Dhe krijues magjishë.
Prilli erdh' e t'u thy n'zemër
Barbarisht të lanë me gjak,
Se zë ishe e ishe emër
Mik i shtrenjtë, o bard.
Me ty rrimë e me ty flasim
Dhe tani që s'je mes nesh,
Në çdo fjalë, në çdo varg tëndin,
Zemra ty të rreh për besë!