E shtune, 21.12.2024, 11:54 AM (GMT)

Mendime

Parllaku: "Patkoi", plani për dëbimin e shqiptarëve

E hene, 11.05.2015, 06:34 PM


16-vjet më parë

"Patkoi" plani sistematik për dëbimin e shqiptarëve të Kosovës në drejtim të Shqipërisë.

Nga Azem Parllaku

Ndryshe nga ç’kishte pritur NATO, Millosheviqi pas fillimit të bombardimeve më 24 mars 1999 nuk hoqi dorë nga politika e tij.

Qëllimi politik i Aleancës ishte evitimi i një "katastrofe humanitare".

Ministri i Mbrojtjes i Gjermanisë Rudolf Scharping e kishte përdorur këtë nocion për herë të parë në një fjalim më 6 Shkurt 1999.

Kancelari Gerhard Schröder më 24 mars e arsyetoi pjesëmarrjen e forcave ajrore gjermane në luftën kundër Jugosllavisë me synimin e "pengimit të një katastrofe humanitare në Kosovë".

Në fakt ndodhi e kundërta. Sepse me sulme ajrore mund të shkatërrohen qendrat komanduese të kundërshtarit, magazinat ushtarake, artileria e rëndë dhe shumë gjëra të tjera, por spastrimet etnike, të kryera nga bandat paramilitare, nuk mund të pengoheshin nga ajri.

Pas fillimit të sulmeve ajrore dëbimi dhe arratia e popullsisë shqiptare të Kosovës mori përmasa dukshëm më të mëdha.

Nga frika prej akteve hakmarrëse serbe brenda pak ditësh më shumë se 800 000 njerëz braktisën vendlindjen e tyre dhe shpëtuan kokën në Shqipëri dhe Maqedoni.

Mijëra të tjerë u vranë dhe u groposën në varre masive.

Ministri i jashtëm gjerman Joschka Fischer dhe ministri i mbrojtjes Scharping ishin ata që nuhatën dëshminë për ekzistencën e planit serb "Patkoi", plan nëpërmjet të cilit synohej dëbimi sistematik i shqiptarëve të Kosovës në drejtim të Shqipërisë.

Por, ekzistenca e këtij plani nuk u dëshmua kurrë.

Mirëpo, edhe nëse ai nuk u dëshmua, veprimi i Armatës Jugosllave dhe i njësive policore të Ministrisë së Brendshme, ndoqi një skemë unike me ose pa plan të detajuar.

Pritjet e Millosheviqit se bashkësia ndërkombëtare do ta detyronte NATO-n të ndërpresë sulmet dhe se Rusia do të vihej hapur në anën e Serbisë nuk u bënë realitet.

Po ashtu pakënaqësia e popullsisë serbe me qeverinë e saj u shtua dukshëm nga fillimi i majit, pasi NATO-ja dukshëm kishte intensifikuar sulmet ajrore, të cilat fillimisht ishin penguar për shkak të planifikimit joadekuat dhe motit të keq.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora