| E diele, 10.05.2015, 03:53 PM |
Një shenjë kujtimi për dëshmorin Zejnullah Zejna
(Fjalë e
mbajtur në akademinë përkujtimore organizuar në shoqatën „Kosova“në
Nga Sylejman Salihu, Gjermani
Verës, teksa isha nisur me një mikun tim për në Berat, kaluam autostradës andej rreth shpatijeve kodrinore të Gorozhubit dhe përnjëherë në imagjinatë m’u hapën fletët e librit të historisë , në të cilin libër nga kolona e gjatë e luftëtarëve dhe dëshmorëve të Kosovës, njoha Zejnullah Zejnën me shokët e tij.Më dolën përpara bashkë me Zejnullah Zejnën në kolonë edhe: Bafti Haxhiu, Florim Rushiti, Salih Zenuni, Astrit Suli, Alirizan Selmani, Beron Gashi, Ejup Kasumi, Gani Saramati, Safet Peci, Sali Saramati, Selver Maçkaj, Shpend Berisha, Xhelal Sopi, dhe Abdurrahman Gërdellaj. Të gjithë m’u shfaqën së bashku, herë rreshtuar pranë njërin-tjetrit, teksa marshonin me marshin e UÇK-së në gojë, herë tek zinin pozicionet e tyre duke marrë në shënjestër pikat dhe pozicionet e armikut.Ishin nga krejt gjeografia shqiptare dhe si një trup i vetëm kishin zënë pozicionet dhe po çlironin pjesë të robëruara të atdheut.
Të gjithë ata dora-dorës kishin shkuar në panteonin e lirisë, e ca të tjerë kishin vazhduar ta çonin më tutje amanetin e tyre në vend apo edhe kishin vazhduar me “rrnue për me tregue” siç do të thoshte At Zef Pllumi.Prandaj edhe personazhi ynë Zejnullah Zejna ishte aty brenda dhe kishte zënë vendin e tij meritor në librin e madh të historisë.Në përfytyrimin tim më doli Zejnua përpara me tërë bukurinë dhe hijeshinë e djaloshit të ri, që sapo kishte hyrë në gjerdekun martesor, por që e kishte këmbyer shpejt me luftën dhe llogoret e Kosovës, e cila po bëhej toka premtuese e një jete të re që po rilindte nën tingujt e ri të marshit luftarak.
flasim dhe meditojmë për të. Zejnua, pra ishte djalë, për të cilin rrëfimi do të vazhdojë.Ai është personazhi për të cilin do të thurren krijime artistike, memoaristike, publicistike, epike në artin e pikturës, skulpturës, muzikës, letërsisë, filmit.Ai është një metaforë lirie, që komunikon me ne.Ai komunikon me ne nga pozita që ka zënë, nga një altar i shenjtë, nga një altar lirie.E ç’i duhet më shumë një njeriu përveç pavdekësisë, të cilën ne vdekatarët detyrohemi t’ua ruajmë të pacënuar dhe të mos ua prishim qetësinë atje tek rrinë në fronin e madh të lirisë?
priste Kosharja, Gorozhubi, Jezerci, Pashtriku, Karadaku, Dukagjini, Nerodimja, Loxha, që të rreshtoheshin nëpër çeta, divizione, togje me detyrën e ushtarakut, të komandantit, të artilierit, të topxhiut, të vëzhguesit.Ata i shkonin Kosovës dhe i binin në gjunjë edhe nga Amerika, edhe nga Australia dhe gjithandej nga gjithë globi.Mbusheshin autobusët dhe çanin rrugëve të Europës , mbusheshin avionët, të cilët çanin qiellin, mbusheshin vaporët, të cilët çanin detin.Pra dyndje e madhe luftëtarësh, gjithandej vullnetarë drejt frontit të luftës për çlirimin e atdheut nga toka, nga qielli, nga deti me flamurin e lirisë në ballë.Pastaj me peshën e rëndë të armëve nëpër Kalimash, Kolsh, Burrel, niseshin drejt Kukësit dhe kështu më tutje me disiplinë ushtarake sistemoheshin, futeshin dhe zinin një vend pranë një shkëmbi, brenda një istikami dhe kërkonin kokat dhe uniformat armike. Zejnullah Zejna mori përsipër detyrën e rëndë të topxhiut, arma e tij e pëlqyer, në rolin e shenjëtarit e zëvendëskomandantit.Topi i togut të tij TF2, me të cilën ai do të hedhë predha që gjëmojnë fuqishëm, ishte një kumt i madh lirije për popullin e Kosovës, të cilit vdekja po i rrinte mbi kokë.Por përderisa kishte luftëtarë si Zejnullah Zejna e mijëra të tjerë, populli i Kosovës kishte edhe një shpresë se një ditë, dita e lirisë do të vinte edhe për ta.Po, ajo do të vinte , por ajo kërkonte edhe një çmim, lirija e Kosovës kërkonte haraçin e saj.E ç’mund të kërkonte më shumë se jetën e tyre, të cilën jetë Kosovës ia dhuruan duke kënduar marshin luftarak “Oj Kosovë o djep lirije”.Sa më shumë luftime që zhvilloheshin, aq më shumë rritej shpresa vegimtare se dielli po lindte edhe për ta, prandaj edhe për ne, që jetonim në ankth dhe pritje.Por një ditë një ditë do të vinte edhe kumti i zi.Pas gjëmimesh dhe hedhjesh të gjyleve , topi i Zejnullah Zejnës , pasi kishte nxjerrë krismat e fundit, kishte pushuar , sepse Zejnullah Zejna kishte dhënë frymën e fundit me fjalët e luftëtarit të lirisë :Përpara!Topi kishte heshtur dhe e kishte pllakosur zia e madhe, sepse i zoti i tij , Zejnullah Zejna i kishte dhënë lamtumirën tokës së Kosovës, pasi më parë kishte ujitur tokën shkëmbore të Gorozhubit me gjakun e tij.Atë mëngjes të hershëm, derisa ushtarë të tjerë po hanin mëngjesin e tyre, buka u kishte mbetur në fyt.Tre qershori pra , ua kishte nxi fytyrat dhe me shpejtësinë e luftëtarit e kishin nisur për në Krumë, por trupi i tij nuk kishte frymë më.Ai kishte ikur në amshim, e pas tij i shkonte lirija me aromën e bukur të lulëkuqeve të gjakut të Kosovës dhe këngën që e ndjek pas:
“Si një fllad që vjen prej
Që u flijue n’altar të lirisë,
Tuj këputë prangat robërisë”.
Lavdi veprës heroike të Zejnullah Zejnës!