| E shtune, 09.05.2015, 04:48 PM |
IKJA MBJELL
POEZI NGA VJOLLCA KONI
O Bilbil i Tomorrit
Kushtuar Artistit të Popullit, këngëtarit Demir Zyko
Kur këndonte Xha Demiri
Mbeçë more shokë mbeçë
Qante foshnja në bark të nënës
E mbulonin qiellin retë
Zëri i tij brilant i rrallë
Oshëtinte mbi Tomorr
Abaz Aliu hipur mbi kalë
Duke qeshur e bekoi
O bilbil i Tomorricës
Fryma jote melodi
Mbi Kanionet e Osumit
Dhimbje ,mall e hijeshi
Xha Demir ty t'qofsha falë
Për atë ç'ka na dhurove
Zëri jot do jetojë në shekuj
Si legjendë e asaj Zone
Heshtja
Mos kujto se nuk lëndohem,
Fjalët e tua heshtë në zemër,
Paqe gjej vetem te heshtja,
E ne heshtje flas me Hënën
Mos e shko më në mendje,
Heshtjen t? ma prishësh kot,
Do çapitem udhës vetem,
Tok me të do kuvendoj!
Udhës kokëulur nuk do shkoj,
Që ty në sy mos të shikoj,
Pafajsinë se bartë në barrë,
Ështe i rëndë ogur i saj.
Ikja mbjell lot
Askujt s'i përket e ardhmëja!
Vetë jeta është stafetë!?
Të tjera vijnë dhe ikin,
Jetë! Nganjëherë je e pa drejtë!
Nata afrohet e pa diktuar,
Dita largohet pa thënë gjë,
Të tjerët vijnë dhe ne ikim,
Ashtu pa zhurmëshëm, krejt pa zë!
Pas çdo ikje ngelet një emër
Koha e tretë dalëngadalë,
Për të shpërthyer në lot e mall!
Do të vij patjetër
E përhumbur dhe e mpirë
Si plisi i thatë në arë,
Zemra rreh e s’e marr vesh,
Ç’është kjo gjendje jo e mbarë!?
Zemra regëtin, gati sa s’ndal.
Kudo që shkoj, sheh syri gri,
Ç’u bë gjelbërimi? Ma thuaj ti!
Nuk e doja kurrë largimin,
Nga ku linda dhe nga prindi,
Ku lulet i bëja kurorë,
Ku
trëndafili
Ku dimrit ngrohesha me dru lisi,
E verës freskohesha në Popçe,
Ku vjeshtës vilja ftonj, rrush e arrë,
O Greva ime, vend i bekuar!
Eh, shpirt me brenga, shpirt me hall’,
Jetoj shumë larg, kështu qe ky fat,
Do të vij, moj Grevë, madje me vrap,
Në tjetrën jetë në mos e gjallë!
Largësia, ai dhe unë
Largësi, moj shuuumë e largëta, largësi
Largësi që vetëm shpresa të afron,
Luaj, moj luajç menç! Luaj me lotët e mi,
Luaj se të ka ardhur dita të më kesh në dorë.
Do të behem rreze dielli që ta ngroh,
Do të bëhem jugë, t’i shkoj pranë,
Do të futem mes gonxhes së kaçes,
Do të shkrihem me vesën si në maj.
E t’i futem si ajër i freskët pishash në mushkëri,
E të luaj si shqerëz e në gjoks të më mbajë,
E si nuse me vello t’i shtirem natën në ëndërr,
E mëngjesin tjetër të më zgjojë me puthje - afsh.
Një varg për ty poet
I trisht më vjen vargu kur shkruaj për ty!
Më djeg loti, dhimbje kam n'zemër,
Nga Tomorri një shkëndijë,
Vjen e ndalet mbi tëndin emër.
Përulem para portretit të Mozartit,
Ç'do kaçurrel nxjerrë një melodi,
Kur gjëndem para portretit tënd-Poet,
Ç'do fije floku frymon me të bukurën poezi!
Jam e vogël para teje!?
Një pikë loti në oqean!
Trembem nga madhështi e jotja,
Në luadhin e shpirtit tëndë,
Ke mbjellur me mijëra ulli!
Nese s'arrij të hedhë dot shtat,
Shkurre a dafinë pranë teje do të rri.