| E marte, 05.05.2015, 06:46 PM |
SOT
Po pra, sot Shtetet e Bashkuara të Amerikës na dhanë dhuaratën definitive, Kosova shkurt e trup pjesë e pandashme e SHBA-së. Ambasada më e madhe gati në rajon është më shumë sesa ambasadë
Nga Xhevat Rexhaj
Viti 1989, 23 dhjetor bshkohen intelektualët e shumtë të Kosovës. Vendosin të themelojnë një parti demokratike, jashtë nomenklaturës koministe, vendosin dhe themelojnë një lidhje, apo një Lidhje vazhdimësi të asaj të Lezhes së kohës së Gjergj Kastriotit dhe asaj të Prizrenit të shekullit 19, formojnë pra Lidhjen Demokratike të Kosovës. Në ball të saj edhe me udhëzimet amerikane zgjedhet për kryetar një shqiptarë që kishte jetuar jetën pa e pa babanë e vet, gjyshin dhe pa e shijue fjalën që nga djepi: djali i babës, eh pra aty vendosën që lider të jetë Ibrahim Rugova. Qysh në Kuvend me 23 dhjetor Z. Rugova e thotë një fjali, fjali e cila do përseritet edhe sot e gjithë ditën nga populli shumicë i Kosovës. Rugova kishte thënë: Kosova do të jetë një shtet i pavarur, i hapur për fqinjët dhe i përkrahur nga BE, por gjithnji me lidhje dhe miqësi speciale me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe kishte vazhduar; Zoti e bekoftë Kosovën, Zoti e bekoftë populin e Kosovës, Zoti e bekoftë Amerikën......
U deshen disa vite, u deshën shumë sakrifica, u deshtë që bota demokratike të shifte për së afërmi dhunën dhe terrorin serb që ushtrohej, por Rugova asesi nuk dorëzohej, ai përseriste: Kosova duhet vënë nën një protektorat ndërkombëtar, duhet të ketë përkrahjen e Bashkimit Evropian dhe sidomos ndihmën dhe përkrahjën e SHBA-së. Po po, ngase SHBA ja, me 1990 Presidenti amerikan Gjorgj Bush -senior kishte premtue se vija e kuqe do jetë Kosova, nëse e tejkalon Serbia, këtë dihej se do e vazhdonte si amanet edhe pasuesi i Bushit , Presidenti i radhës Bill Klinton, po dhe e sulmuan Serbinë, ishte edhe lufta e popullit shqiptarë që kidhte marrë pudhjët pa hile të çlirohet Kosova, gjithnji duke patur ndihmën absolute nga NATO. Na çliroi Amerika në vitin 1999, populli i ikur më shumë se 1 milion u kthyen në atdhe, brohoritej Amerika Amerika si dhe aleatet e tjerë, putheshin tanket dhe flamujt gjerman, anglezë, francezë, italian, austriakë e të tjere, populli filloi rijetën nën gërmadha por i çliruar. Pati gjenocidë, vrasje, masakra e shuarje familjesh nga serbo-çetnikët, por Kosova u çlirue, gjaku i Heronjëve që nga Adem Jashari, Sali Qekaj, Agim Ramadani, Ukëhaxhaj, Lladrovci e plotë të tjerë u bënë nderi i kombit, por mjerishtë dolën në siperfaq e disa hijena, banditë dhe kriminela që filluan ta pushtojnbë Koosovën, tani më duke u thirrur në „luftë“ por ata nuk ishin dhe nuk janë që luftuan për çlirim, por kihsin uzurpeu edhe luftën për ripushtim të Kosovës...Populli në fillim nuk i vërejti idiotësit e tyre, ngase ishte i zënë me rindërtim dhe rifilim jete, por ja që menjihere pas lufte në të gjitha zgjedhjet sa ishte Presidenti Rugova, votat ia jipte populli shumicë, pra vërteësia doli se ishte Rugova që mbajti gjallë premtimin për atë se Amerika do e çliroi Kosovën, e tha edhe vet Klintoni në Parlamentin e Kosovës. Rugova e luti Amerikën, Amerika i premtoi Rugovës e Kosova u bë shtet. U deshtë edhe disa vite pas çlirimit që SHBA ja të përcilte rrjedhat në Kosovë, ata tani më vendosën definitivishte që Kosova të jetë pika kyqe dhe strategjike për euro-atlantizmin, tash SHBA ja vërtetoi se shqiptarët janë faktor i madh në këtë gadishull Ilirik, jo Ballkan. Me hudhjën e themelit për ndërtimin e Ambasadës me të madhe në rajon, Kosova si duket po shëndërrohet në shtetin e 54 të SHBA-së, sa me dëshirë e pranoi këtë....
Ibrahim Rugova, pusho i qetë në amshim, ngase mikun që e ftove dhe e thirre gjithnji, miku ynë më i madhi, nga sot edhe përfundimishtë vendosi vet Amerikën në trollin që e deshe dhe e thirre; Dardania, sda i madh ishe President, sa të vegjël mbesim ne, por të fortë ngase na lidhe me të fortin.
Rrnofshin Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Lavdi Heronjëve të luftës dhe martirëve e viktimave, nder gjithë shqiptarëve që në një apo tjetër mënyrë vendosën nga një guri në ndertesën e quajtur Republika e Kosovës, ehhhh Tu bekoftë shpirti o urtaku ma i madh i shqiptarëve edhe atje në mashim ku je o Ibrahim Rugova që na e solle Amerikën e jo Rusinë e Arabinë...