E shtune, 21.12.2024, 11:48 AM (GMT)

Kulturë

Eduard Dilo: Vargje nga ditari i burgut komunist

E shtune, 02.05.2015, 05:01 PM


VARGJE NGA DITARI I BURGUT KOMUNIST

Nga Eduard M. Dilo

Ndër duar kam një tufë me krijimtari të poetit, skenaristit, shkrimtarit, përkthyesit Pëllumb Lamaj. Vinë shkrimet e tij shkruar thjesht, plot ndjenjë, dashuri, sinqeritët, përkushtim dhe me mendim të qartë. Janë vargje të poetit që ia vranë ëndrrën, ia pushkatuan rininë, por nuk e mposhtën. Në shpirt ngeli i lirë, me një botë shpirtërore të bukur e të pasur. Ai vjen në krijime tamam si poet rebel. Aty i prangosur, aty mes bajonetave nga të cilat pikonte gjak shqiptari, aty ku edhe zogu kur hynte në kampet e vdekjes shihej si provokator, aty ku dhe qeni, shok i pandarë me ata që vuanin kur iu turr xhelatit që do qëllonte të burgosurit, u dënua me varje.

U rrit dhe u burrërua poeti, aty u bë erudit, zotërues i më se pesë gjuhëve të huaja. U bë historian sepse mësoi shumë nga ata shqiptarë të vërtetë që kishin studiuar në Perëndim, që ishin tepër të vendosur të përjetonin ndjenjën e fuqishme të patriotizmit për të qenë shqiptar. Aty formoi karakterin, aty mësoi se si duhet të jetë njeriu patriot, se si duhet të jetë shqiptari i vërëtë. Vargjet, shkrimet e tij në prozë kanë ngadhënjim mbi të keqën, kanë realitet, ngjyrim dhe madhështi. Vargjet e tij janë një thesar që duhet të hyjë në letërsinë e vërtetë shqiptare, që nxënësit të mësojnë çfarë do të thotë dashuria për Atdhe, për Komb dhe për njerëz. Nga to mësojmë edhe atë se çka do të thotë  diktaturë.

Pëllumbi nuk shkruan vetëm poezi, por edhe tregime, skenarë dokumentarësh, përkthime, ese.. Ndër to përmendim: "Duart e Nënës", "Dashuri të vrara", "Dy pika lotë", Kur ngordhi përbindëshi i kuq", "Çfarë del nga macja, do gjuajnë minj", "Fisnik lind, nuk bëhesh", "Viti i Ri", " Statuja e Lirisë", "Sot mbush njëzet vjet", "Mëkatarët", "Mikroborgjezia katërmbëdhjetë vjeç", "Kulaku", "Në emër të popullit", "Renegatët", "Lolot e oborrit" etj. Gjithashtu ka përkthime të ndryshme nga V. Hygo, Gabriele Anunzio, Gërarrd De Nerval, Teodor Storn, Scaroni, Leopardi, Fides, Shely, Ungareti, Rosseti etj. Vargjet e tij mbartin dhimbje, por dhimbja është për padrejtësitë që i janë bërë Kombit dhe Atdheut tonë nga klikat udhëheqësë që ende, fatkeqësisht vazhdojnë.

Vargjet mbartin realitet të parashikuar aty mes telave me gjëmba, ku nata ishte e gjatë, e tmerrshmë, e pa parë gjëkundi tjetër në botë. Njollat e gjakut shpërndarë nëpër muret e qelive, klithmat e atyre që torturoheshin, emrat e skalitur me dhëmbje nëpër muret plot lagështi e myk, që këtë djalë në moshën ë njomë, në më të bukurun moshë e mbanin të mbërthyer me pranga. Këto ndikonin  që shpirti i tij i lirë në brendësi, të shpërthejë me këto vargje që i ka skalitur aq ndjeshëm: "Brënda katër muresh/ Rrethuar nga terri/ Zvarritem pa rreshtur/ S'po di nga lind dielli/ Brënda katër murësh/ Shtangur nga vetmia/ Hijet më rrethojnë/ Nxin e tërë qelia/ Brenda katër mureve/ Kruspull nga të ftohtit/ Pres të vijë mesnata/ T’i drejtohem ZOTIT/ Brenda katër murve/ Edhe pse natë e thellë/ Më kot pres unë ZOTIN/ Ai është në qiell..." (Qëlia 1979).

Ky ambient i përngjet gijotinës, nën dritën e zbehtë, ku veç minjtë qenë shoqërues të përhershëm, ku buka me myk e me pak ujë sa për të njomur buzën e zhurritur, ky ishte lejtmotivi nga ku do të fillonte shpërthimi i fuqishëm. Në ferrin spaçian kur e çuan,  aty gjeti shumë bashkëvuajtës që kishin mbi 25-30 vjet dënime të rënda e të pa shpresë se do të dilnin gjallë. "Ç'thotë bota e qytetëruar, çc'thotë Përëndimi?"- pyesnin gjithë të internuarit me një fije shprese. Ata që vuanin aty, unë i vështroja, e vetëm i vështroja. Nuk doja t’ua prishja ëndrrën dhë t’ua vrisja atë pak shpresë... Dhe një natë të acartë dimri, thellë në zemër të malit, në atë gropë vdekjeje, në galerinë e zonës së dytë, në dritën e zbetë të kandilit, unë do të hidhja në një copë letër këto vargje":

 

STATUJ?S S? LIRIS?

 

Ah Statuj?, Statuj? e Liris?

Sa ?ndrra rinie u vyshkën mbi ball?,

Jehona dashurie q? kurr? nuk u dhuruan,

Sa kafka martir?sh mbetur pa varr!

 

Ah Statuj?, Statuj? e Liris?

E vetmja drit?, i vetmi zjarr,

E vetmja ?nd?rr ku shpresat udh?tojn?,

P?rzier me klithma, kulluar n? gjak!

 

Ah Statuj?, Statuj? ë Liris?

E vetmja shpres? q? na mban gjall?,

Por edhe po ik?m pa u takuar,

Besom?, do vijn? t? t? puthin vras?sit tan?...

 

(Spaç, 1979)

 

Vargje tejet të fuqishme, një parashikim që kurrë nuk do ta donim të ishte kështu... Vargjet janë tamam kushtrim për të zgjuar ndjenjën njërëzorë dhe kombëtare për ta bërë ashtu si duhet Mëmëdhenë. Njëriu që rritet me shpirt të lirë, nuk mund të jetë ndryshe. Është i drejtë për të drejtën, fisnik e me shpirt të pastër. Të tillë e kemi poetin në vargjet e qëndisura atë kohë (1979). Ishte i qartë në mendimë, i pjekur para kohë nga vuajtjet që përjetonte në moshën më të bukur rinore, kur kish kuptuar qëllimin e mbrapshtë të barbarëvë të cilët mundoheshin t’i lodhnin shpirtërisht, mendërisht e fizikisht, që një ditë të bëheshin viktima. Persekutorët e pa shpirt e kishin të lehtë për ta mbuluar faqen e krimit dhe të gjenocidit komunist gjysmëshekullor. Ishte një ushtrim aq barbar mbi shtresën më fisnike, intelektuale e patriotike të kombit.

Autori gjen forcë të ëndërrojë dhe të shpalosë aq çiltër ndjenjat si bashkëmoshatarët që i la në bankat shkollore kur e prangosën: "Trishtimin flaka sot/ Mbi telat me gjëmba/ Dhe sytë e lodhur/ Drejtuar nga qielli/ Në përhumbjen e një rejë rebele/ Që arratisej me shpejtësi/ Drejt folevë të largëta/ Ravijëzuan fytyrën tënde/ E në çast mitralozët e bajonetat/ Drejtuar nga unë/ U shndërruan në petale dashurië.../ Vallë pse je kaq larg/ Sot është dita e verës/ E unë trëndafilin e kuq/ Dot nuk ta sjell!” (1986). Sa vargje të mrekullueshme, ngjyer me dashurinë, trazuar me dhimbjen, aty mes telave gjëmbashë, ku zemra rinore harron vuajtjet dhe dërgon përshëndetje dashurie për ata që i la në vetmi të pa shprësë. Një flamurtar i vërtetë me vargjet që të hyjnë në shpirt e të bëjnë t’i lëxosh më ëndje. Gjen vargje që janë shkruar për të rënët, për ata që ende nuk u dihen varret  ku t’u vendosim një lule. Vargje që “zgjojnë të gjallët", por "vajmedet, këta kishin vdekur me kohë," edhe pse "u ranë sirenavë të zgjonte naufragët", "veç hijen e lagësht dallova në sfond" - thotë poeti.

Duke parë këtë realitet tejet i zhgënjyer për të, vazhdon: "I lodhur, i dërmuar e lëshova anijen/ Në detin e trazuar me shqotë e stuhi/ E çava dallgët drejt ishullit të vetmuar/ Aty ku amazonat e zogjtë cicërijnë". Dhe më tej: “E po që shkruar të kthehem një ditë/ Pranë bregut ku naufragët gëlojnë/ Nuk do t’u bien më sirenavë të zhurrmëshme/ Do kthej kupa vere e velat do lëshoj". I pa kompromis me të drejtën e drejtësinë për të drejtën, poeti ka bërë paqë me veten që nuk mund të zhbëhet, të jetë ndryshe: "Kurrë nuk u bëra vegël e politikës/ Edhe pse politika më kalbi në burg/ Është strofka e horravë dhe intrigës/ Konspiracioni me emrin kurvë/ Po lolot e oborrit vallë ç'janë/ Poetë, deputetë që kocka lëpijnë/ Gjithë jetën mbesin vëç uturak/ Mjeranë që s’e prëkin dot LIRINË!/.../ Gjithë jetën time mbeta rebel/ Nganjëherë as vetë nuk e di përse/ Di vetëm që paqë bëra me vëhten/ Dhe kurrë nuk r ndërroj këtë fole"...

Vazhdoj me shfletimin e faqeve dhe ndalem tek kjo poezi tejeet e fuqishme, që përmban një realitët të pamohueshëm: "Gjithë jetën i kënduat përbindëshit/ Kur ngordhi e qatë në çdo varg/ Tani si jashtqitjë sllavokomunizmit/ S'ju mbetet gjë tjëtër veç të pështyni lart/ Të parët që ngritët dy gishtat lart ishit ju/ Sekretarë të partisë, konsomolas të rinisë/ E pështytë, më këmbë e shkëlët paçavurën e kuqe/ Dhe oh... u gdhitë pishtarë të dëmokracisë!/ Të parët që ia mbathët në Përëndim ishit ju/ Birbo të kuq pa Fe dhe Atdhe/ Ju që mbi gërmadhat ë botës kapitaliste/ Do ndërtonit internacionalen, botën e re/ Ju që gjithë jetën hapët veç varre/ E hija e vdekjes ju ndjek nga pas/ Mos harroni shkrepëtimën që zbret nga qielli/ Ahët dhe mjerimin e një populli të pa fat". Shpresuam në demokracinë, në atë demokraci që vuajtëm e ëndërruam për të, por vetëm zhgënjim muarëm, veç trishtim e persekutim si më parë, se janë po ata që kanë qenë, janë po ata që çdo gjë mund të jënë, por demokratë e njerëz kurrë nuk ishin e nuk janë.

Nuk ka si të ndodhte ndryshe po të ishin pak njerëzorë, shtresën që vuajti atë ferr dantesk duhet t’i jepnin vendin që meriton. Ata që vuajtën,këta njerëz aq njërëzore, fisnikë e të drejtë tek Zoti, të duruar deri në vetëmohim, jo hakmarrës e kriminelë, duke dashur që Atdhenë dhe krejt Kombin ta shohin të përparuar, si protestë për padrejtësitë që vazhdojnë, u vëtëflijuan si rasti i Heroit të Demokracisë, Lirik Bejko, të cilit poeti bashkëvuajtës burgjeve më të i ka gdhendur këto vargjë lapidar:

"Ti ike vëlla i vuajtjeve, ike fluturove lart/ Atje ku vetëm Ëngjëjt jetojnë/

I more me vetë mjerimet e kësaj bote/ Tani veç Zotin ke mburojë/ Në grevën ë urisë janë nguruar ata/ Ata që buza nuk u qeshi kurrë/ Ndërgjegje e Kombit, / Simbol i Lirisë/ Të vetmën pasuri kanë një Flamur".

Çdo shkrim i tij, çdo varg që janë vëç shkrime e vargje shpirti përmbajnë në vetëvete anën njërëzorë të këtij njeriu zëmërmadh që gjithçka për të është vëç Atdheu, Shqipëria mëmë, vëndi ku u rrit, vëndi ku u burrërua mes prangavë - shenjat ë të cilavë ia shohim ende. Janë shkrime që e mbajtën gjallë, e mbajtën me shpresë tek Liria, edhe kur nën hekurat e trashë, në ato qeli të ngushta, plot tym ë lagështi kalontë moshën më të bukur, moshën e ëndrravë, moshën e dashurisë, moshën e lojrave me shokë e shoqe, moshën e privuar nga gjithçka, moshën e brishtë të rinisë!

Poezia "Kosovës Martire", që poeti e qëndis me një dashuri të mëkuar në familje, është poezi kushtrim e ngadhënjimi mbi vitet e kohët që kalojmë, e që Kosova e martirizuar pret t’i bashkngjitet trungut Amë. Është një kushtrim që ky poet i Labërisë ia çon jehonën kreshpave e bjeshkëve të Kaçanikut e Rugovës, që ka ngelë gjallë si në legjenda Shotë e Azem Galica, Xhemë Gostivari, Shaban Polluzha etj.: "Njëqind vjet u pre pema e Lirisë/ Po rrënjët e Kombit ishin të thella/ Ato njomëshin me gjak martirësh/ Filiza buronte Kosova ndër breza/.../ Njëqind vjet luftoi Kosova/ Jo nuk u dorëzua Shqiptari/ Jehojnë trojet e Shqipërisë Etnike/ Të qofshim falë Familja Jashari/ Marshon e lirë Kosova martirë/ Sytë e përmallur kërkojnë trungun nënë/ Po troket ora e racës Ilire/ Kush është burrë të ngrihet në këmbë".

Si mund të kalojë në hështje e pa dhimbje tek poeti viti i mbrapshtë "97 kur "rëvolucioni komunist" mori përsipër dhë shkatërroi krejt Shqipërinë, dukë i bërë sabotim edhe çështjes të Kosovës martire në të drëjtën ë saj të mohuar. Si mund të kalojë në heshtje, shkatërrimi i Vlorës - vëndit të Shëjtë të krejt Shqiptarisë, vëndit të "pelegrinazhit" shqiptarian.

Ja si shkruan poeti: "Retë përpinë Karaburunin/ Dhe u derdhën mbi Sazan/ Nis buçet Adriatiku/ Rrufetë skuqin Kuz-Babanë/.../Në Tiranë ndarë në partira/ bolshevike dhe rënëgatë/ Tymi le t’i dalë Vlorës/ Janë mësuar të qajnë gratë/ Eh moj kuçëdër e kuqe/ Si nuk u ngop me gjak/ Edhe pjellën tënd hëngre/ Si s’të plasi ai bark!" Urojmë suksese të mëtejshmë poetit! Është dëshmija e gjallë e të mbijetuarve nga Spaçi ferr, është përçuesi i dënjë i amanetit të atyrë që nuk dihen ende ku u prehën kockat.

Pamje nga Spaçi



(Vota: 13 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora