Shtesë » Lajme
Gëzim Hoxha: Shërbimet që ofron një shkollë
E premte, 24.04.2015, 06:44 PM
Shërbimet që ofron një shkollë
Nga Gëzim Hoxha
Shkolla “Andon Xoxa” ndodhet në qëndër të qytetit të Fierit përballë “Bar Rinisë”, e vetmja hapsirë e gjelbër që ka mbetur në të. Emrin e një prej dëshmorëve të luftës Nacional Çlirimtare ajo e mban që prej hapjes së saj. Të 868 nxënësit patën rastin të ktheheshin dhe të zhvillonin procesin mësimor në ambientet e saj të rikonstruktuara, pas një zhvendosje 3 – 4 mujore në shkollën e mesme të përgjithshme “Janaq Kilica”, apo siç njihet ndryshe gjimnazi i vjetër.
Shkolla, tashmë e rikonstruktuar, ngjan si e re dhe ofron një sërë shërbimesh. Rikonstruksioni u bë i mundur falë një investimi nga Bashkia e Fierit me vlerë prej 35 mln lekësh. Në të përfshiheshin fasada si dhe ambientet e brendshme. Shërbimet janë nga më të ndryshmet, ato ofrohen në masën më të madhe për nxënësit, por ka përpjekje edhe në mbështetje të familjeve në nevojë. Këtu mund të përmendnim 60 pakot e blera me kontributet e mbledhura nga vetë fëmijët të cilat u shpërndanë me rastin e festës së Vitit të Ri. Gjithashtu ia vlen të kujtohen edhe ndihmat ushqimore të shpërndara nga një pjesë e mësuesve të shkollës, në fshatrat e përmbytura në rrethin e Fierit (kryesisht në Darëzezë), gjatë rreshjeve të mëdha të shiut në fund të dimrit të këtij viti. Edhe këto ishin kontribute nga familjet e fëmijëve.
Një ndër shërbimet e ofrura për nxënësit e saj, nga kjo shkollë, janë dhe konsultimet për provimet e lirimit. Ato zhvillohen sipas një orari të dhënë, në ditë të caktuara të javës. Por synohet që të rritet kohëzgjatja e procesit mësimor, duke punësuar ose duke angazhuar në mënyrë vullnetare mësues me kohë të pjesshme që ata të luajnë rolin e tutorit për nxënësit, me qëllim që cilësia e mësimdhënies dhe mësimnxënies të njoh vetëm ngritje. Biblioteka ka një inventar modest librash, prej 104 titjush, por gjatë një fushate për mbledhje librash të vjetër, ky numër është rritur akoma. Ajo është në dispozicion të nxënësve gjatë pushimit të gjatë dhe pas orës së gjashtë.
Shkollën
e viziton një herë në vit dentisti i cili kryen dhe depistimin në lidhje më
shëndetin oral. Nxënësit mund të përfitojnë dhe nga shërbimi i psikologut i
cili vjen 2 herë në javë. Por asaj i mungon një mjek pediatër që të ndjekë
zhvillimin fizik të fëmijëve në përgjithësi dhe atyre të fillores në veçanti.
Për shërbimin infermierik dhe ndihmën e shpejt as që mund të flitet. Ndoshta
kjo i ngelet si detyrim instancave përkatëse të Ministrisë së Arsimit dhe
Sportit që të kërkoj ndihmën e Ministrit të Shëndetësisë për të hartuar një
udhër, ku përmes të cilit edhe ky shërbim të bëhet i mundur për shkollën 9 -
vjeçare “Andon Xoxa”, por në të njëjtën kohë edhe për shkollat e tjera të
qytetit të Fierit. Dhe kjo që po kërkojmë duke shkruajtuar rreshtat e mësipërm,
përfshihet në projektstrategjinë e arsimit parauniversitar 2013-2020 (të
hartuar nga
Mësojmë nga drejtori i shkollës Robert Toska, se së fundmi, një urdhër i Drejtorisë Rajonale Fier po mundëson hapjen e disa klubeve sportive, shkencore dhe artistike. Megjithatë puna për to sapo ka nisur dhe po hidhen hapat e parë në këtë drejtim. Por gjatë gjithë kësaj kohe që këto klube nuk kanë ekzistuar, boshllëku është plotsuar nga aktivitetet e larmishme artistike dhe sportive që janë zhvilluar. Mjaft të përmendim ekspozitën me punimet e nxënësve të saj me rastin e ditës ndërkombëtare të autizmit më 2 Prill. Por nuk është ky i vetmi aaktivitet i kësaj fushe. Ai ndiqet nga kampionati i futbollit që u zhvillua ndërmjet klasave, dhe jo vetëm kaq por kohët e fundit u bë dhe një konkurs për esen më të bukur, ku për fituesit e tij u shpërndanë dhe fleta lavdërimi.
Me
rikonstruksionin e saj, shkollës “Andon Xoxa ” iu dhurua nga qendra e gjuhëve
të huaja “Ili Center” kompjutera dhe pajisje të tjera të nevojshme për ngritjen
e kabinetit të gjuhës Angleze kryesisht por që mund të përdoret edhe për
zhvillimin e mësimit në gjuhën Frënge, e cila është gjuhë e dytë për ta. Kjo
dhuratë ishte shumë e nevojshme për shkollën pasi përmirëson mësimdhënien nga
ana e mësuesve të lëndës dhe të nxënies për fëmijët. Aktualisht ky është
kabineti i vetëm që gjendet në të, por mësojmë nga drejtori se me ndimën e
E megjithatë shkolla “Andon Xoxa ” mbetet një nga shkollat më mira në qytetin e Fierit. Këtë e tregojnë shumë fleta lavdërimi të marra nga nxënësit e saj nëpër olimpiada, konkkurse dhe akivitete të tjera sportive dhe artistike.