| E diele, 12.04.2015, 04:30 PM |
NGA BESIM DERVISHI
Shume
historiane dhe studiues kane shkruar per Dodonen Pellazgjike. Sipas Herodotit,
Zeusi nga Teba e Egjiptit hodhi ne ajer dy pellumba te zinj. Njeri qendroi ne
Libi dhe tjetri ne Dodone. Ne Dodone pellumbi qendroi ne nje lis dhe aty filloi
te fliste ne gjuhen njerezore. Duke komunikuar me njerzit qe banonin ne Dodone
ai i njoftoi ata se pikerishte aty duhet te ngrihej nje vende i shenjte per
Zeusin Pellazgjik. Banoret e kuptuan se ky ishte nje mesazh hyjnor dhe ndertuan
tempullin e Dodones. Por ndersa per Tempullin Amon ne Libi studiuesit bien ne
nje mendje per vendendodhjen e tij. Per
vendndodhjen e tempullit te Dodones jane
te ndare. Shumica jane te mendimit se ky tempull ndodhet afer fshatit Dramesi ne Janine ku dhe jane zbuluar disa rrenoja perfshi dhe nje amfiteater nga
studiuesi pasanik nga Arta, Konstandin Karapano me 1887. Por ka dhe disa
studiues te tjere qe mendojne se Orakulli Dodones ose Dodona dimerkeqe dhe e ftohte (psikri Dodona ose dhisqimenos
Dodona) e pershkruar nga Homeri ndodhet
ne malin e Tomorrit afer Beratit ne Shqiperi, keta jane me te pakte ne numer. Ka
dhe nje variant te trete ku shume studiues flasin per disa
Por ditet e fundit gjithe ketyre fakteve i eshte shtuar dhe nje prove arkeologjike e re. Nga nje banore i zones eshte gjetur ne menyre te rastesishme nje artifakt mbi fshatin Bogove tek vendi i quajtur "Shkembi i Dobrushes apo i Selanit" midis fshatrave Dobrushe dhe Selan ne jug te Malit te Tomorrit, zone te cilen e perfshin Skrapari, Qarku Berat. Artifakti eshte material bronzi i gjate 13 centimetra, ne te verehet busti i nje gruaje e cila ne koke mban kuroren e lisit te thurur ndersa ne trup ka dy disqe ne forem dielli.
Dr. Ermal
H. Baze ne nje punim te tij ku flitet per " Te dhena Arkeologjike per
prehistorin ne Qarkun e Beratit" ne faqen 74 (te cilat i rikonfirmon
dhe mesuesi i Historise ne vitet '80
zoti Demir Ago , i cili eshte personi qe kreu germimet e para ne
vitin 1984) thote se: "Vendbanimi prehistorik ne fshatin Selan ndodhet ne
lugun e kuotes me te larte te kreshtes
shkembore te njohur me toponimin "Shkembi i Selanit" ne verilindje te
fshatit me te njejtin emer. Germimin e pare ne vitin 1984 e kreu mesuesi i
Historise Demir Ago. Kurse ne vitin 1987 u ndermoren germime sistematike nen
drejtimin e arkeologut Luftim Ylli, gjate te ciles u hapen 4 kuadrata me
permasa 4 x 4. Gjate germimeve te fundit u zbuluan mbeturina dyshemeje te shtruar me balte me te
pjekur dhe pjeserisht me rrasa guri.
Midis gjetjeve u gjeten vegla pune te punuar prej stralli, guri dhe kocke,
veglat e strallit si maja shigjetash, sharra, kruese dhe shpuese kane retush te
himet dhe jane pregatitur nga stralli i cilsise se mire. Midis veglave te gurit
dallohen spata dhe cekic me brime qe i perkasin nje tradite me te hershme.
kurse veglat prej kocke ishin shpuese, fendyer. lemuese. Bashke me to u gjeten
dhe pese spata bronzi te tipit dalte qe datohen ne periudhen e bronzit te vone.
Disa
autore si Poliby apo Livy na japin disa
te dhena interesante se ne zonen
e Dasaretve ne luginen e lumit Apsus
(Osumi). Jane te shtrira nje sere qytetesh si
Sipas
pershkrimit qe i ben artifaktit te Selanit studiuesi Gjergj Zogaj i cili e ka
pare nga afer midis te tjerave ai thote
se:" Ai perbehet prej materiali Bronz dhe ndoshta eshte i vjeter mbi 3000
vjete, eshte i derdhur ne bronz me sa duket ne punishtet e vendit ku eshte
gjetur dhe e vulos perfundimisht se eshte Dodonase, sepse mbi koke ka kuroren
me gjethen e lisit te thurur". Por ky artifakt ka dhe dy
"antena"qe i ka te
vendosura mbi koke. Ndersa ne dy anet e
duarve jane dy disqe ne te cilat eshte i dukshem shume qarte simboli pellazgjik
i "Diellit". Ne fund tek bishti ka nje shenje misterioze ne forme
"X". Fytyra e gruas ka tipare
te rregullta por vihet re se buzet jane
pak te trasha. Per cudi ky artifakt ka ngjashmeri te madhe me luftetarin
Shardan te permendur nga studiuesi italian Leonardo Melis ne librin e tij
"Shardanet". Ky fise bente pjese tek
"Popujt e Detit" disa fise misterioze ku
Por nderkohe dihet se simboli i "Diellit" dhe i "Lisit" kane qene simbole pellazge dhe ne vecanti simboli i Dodones Pellazgjike. Vete kurora e lisit ne koke e thurur por dhe simboli i diellit i ve vulen perfundimtare se ky artifakt eshte nje simbol Dodonas. Nga kqyerja e tij mundet te kemi te bejme me nje artifakt i cili eshte perdorur per zbukurimin e tempujve(ndoshta ate te Dodones). Mundet qe imazhi i gruas ne artifakt me kuroren e thurur te lisit ne koke dhe dy disqet e diellit ne dore, te jete vete imazhi i Dodones se Tomorrit(Diona). Mundet qe imazhi i gruas ne artifakt te jete shembelltyra e njeres nga grate ose priftereshat e Dodones (Peljus). Qe sipas Herodotit erdhen nga Teba e Egjiptit dhe ishin tre, emrat e te cilave ishin me e madhja "Promeniena", e mesmja "Nicandra" dhe e vogla "Timarete". Studiuesi Perikli Ikonomi permend dhe nje gojedhene e cila egziton ne zonen e Tomorrit per plakat e Dodonit, ja si thote ai; Peljet ose plakat qe permenden ne faltoren e tempullit te Dodones, i permend dhe popullsia e rrethit te Tomorrit te Shqiperise. Per ato tri plaka qe grarija i respektojne ne fund te Marsit dhe te parat dite te Prillit (30, 31 Mars dhe 1 Prill e ne vazhdim) te cdo moti. Pra ne keto tri dite te cdo moti kur bie shi dhe bene ftohte thuhet se tre plakat u treguan te egra, kur koha shkonte mire keto tre dite thuhet se plakat u treguan te urta dhe te buta. Keto tre dite te plakave grarija nuk punojne si per shenje nderimi. Nje lidhje me emrin Pelje dhe Plake do te kete dhe vendi i quajtur "Cuka e Peljes" i cili gjendet ne majen veriore te Tomorrit (shih P. Ikonomin).
Megjithate
duhet te presim berjen e analizave te artifaktit te Selanit nga institucionet
prestigjoze arkeologjike per te percaktuar moshen e tij si dhe certifikimin e
artifaktit i cili eshte nje hap shume i rendesishem. Zbulimi i ketij artifakti
do te beje shume buje ne qarqet akademike dhe do te jete nje "shuplake" per kundershtaret
e Dodones se Tomorrit. Por njekohesisht gjetja e tij eshte nje indicie per fillimin e hulumtimeve te metejshme nga
shteti shqiptare ne kete zone. Rilindasit
tane si Konstandin Kristoforidhi,
Jani Vreto, Naim dhe Sami Frashri,
Pashko Vasa, Hil Mosi, Cajupi, Ernest Koliqi, Perikli Ikonomi kane
shkruar nje jete te tere se guri i pare
i themelit pellazgjike, pra Dodona Pellazgjike ndodhet ne Tomorrin e
Shqiperise. Ne perfundim te ketij
shkrimi dua te citojte autorit Edwin Jasque i cili ne faqen 398 te librit "The Albanians: An Ethnic
History from Prehistoric Times to the Present" thote
se: "Edhe pas pavarsise se Shqiperise, qe u munduan te sigurojne,
patriotet shqiptare ishin te bindur se zgjidhja e vetme per (mos) percarjen ne
dy grupe ndermjet myslimanve dhe te krishterve ishte zvendesimi i fese me
SHQIPTARIZMEN. Keshtu qe Andon Zako, i cili perdori emrin Cajupi ne librin e
tije "Memedheu"(Motherland), perfshiu ne te poemen "MALI I
TOMORRIT". Ne majen e te cilit ishte nje vend i shenjte, ku shqiptaret e
lashte shkonin te konsultoheshin me ORAKULLIN (
Literatura
"Historija e Tomorrit.
"Histori Arkeologji dhe Gojdhena per Beratin" - Emanuelis Rikakis, Athine 1910
"The History of
"A geographical and historical description of ancient" ,V.1, autori John Anthony
"Historia"- Herodoti
The Albanians: An Ethnic History
from Prehistoric Times to the Present" Edwin Jasque,
"Te dhena Arkeologjike per prehistorin ne Qarkun e Beratit"- Dr. Ermal Baze
"Shardana: I popoli del mare" - Leonardo Melis, Rome 2002
"Ja arkivat e rralle Osmane per vitin 1431 ne Skrapare" - Blogu "Vendlindja ime Skrapari"
"Nga Berati ne Tomorr dhe Kthime"- Eqerem bej Vlora, Sarajev 1911
"Pellazgët,Ilirët,Etruskët dhe Shqiptarët -qytete?rime te? lashta mesdhetare"- Nermin Vlora Falaschi , Prishtine 1998.
Ndihmuan me te dhena Gj. Zogaj, D. Ago, E.Canaj, A. Hysko.