Mendime
Florim Zeqa: Koha sjellë çka ne investojmë!
E marte, 07.04.2015, 05:00 PM
Koha sjellë çka ne investojmë !
Shkruan: Florim Zeqa
Thënja e
vjetër popullore; "çka të mbjellësh edhe korrë", është metaforë e
mirë për të gjithë ata që presin që gjërat e mira t'u servohen të gatshme në
tavolinë apo siq thotë populli, presin t'u pikin mrekullitë nga qielli.Situata
e krijuar këtyre muajve të fundit e ikjes së popullatës nga Kosova nuk është e
çastit, është produkt i zhgënjimeve të gjata, i mashtrimeve dhe gënjeshtrave të
politikanëve kosovar, madje edhe i disa organizatave të caktuara ndërkombëtare
që për qëllim kanë ndryshimin e hartës gjeopolitike në Kosovë sipas orekese
sllavo-turke në ballkan.Qysh para 5 viteve, atëherë kur kam filluar të shkruaj
në shtypin ditor me shkrimin "Kush nuk di të qeverisë është
uzurpator", të publikuar me 22.07.2010 dhe të ripublikuar me 24.08.2010 në
të përditshmën në gjuhën shqipe "Bota sot", asnjëherë nuk më ka
shkuar mendja që ky shkrim edhe pas 5 vitesh do të jetë prap aktual dhe i
përshtatshëm për realitetin politik nëpër të cilin po kalon Kosova e sotme ! Në
atë shkrim pata ngritur çështjen se si të që të ndryshohet mentaliteti
qeverisës në vend,...ndryshe nëse vazhdojmë me heshtjën jemi të destinuar të
deshtojmë...dhe ja sot po dalin se ishin me vend ato shqteësime, për të cilat
në atë kohë shumë thonin se po ndjellë pesimizëm, je speptik ndaj të ardhmës,
etj...pra sot po shihet qartë kush kishte më shumë të drejtë; unë apo ata që më
kritikonin.Mbase tani është bërë vonë të behet dicka kur e keqja ka mbuluar
vendin...nuk mund të ndryshohet dicka për të mirë duke bashkupunuar me ata që
sollën popullin në këtë agoni...skanë pikë faj njerëzit që ikin prej vendit të
tyre.Njerëzit e ndershëm e kanë të vështirë të durojnë, kur shofin dhe
ndëgjojnë çdo ditë, që më tepër të respektohet, të ketë pasuri e jetë më të
mirë një kriminel se një njeri i ndershëm...Në botën e të pasuruarve janë
rreshtuar edhe shumë nga "patriotët" e djeshëm-pushtetarët e sotëm.
Ndërsa në botën e të varfërve janë radhitur pjesa dërmuese e popullatës;
patriot të shumtë dhe me namë, veprimtarë të shumtë të çështjes kombëtare,
luftëtarë të UÇK-së, invalid të luftës, familje të dëshmorëve,
etj...Parregullsitë e politikës shqiptare po reflektohen edhe në diasporë.
Klubet dhe shoqatat që deri dje ishin simbol i unifikimit janë shëndrruar në vende
ku bëhet ndarja e shqiptarëve në përkatësi ideologjike dhe fetare.Një fjalë e
urtë italiane thotë; "