Mendime
Asllan Dibrani: Kush ishte luftëtar dhe kush tradhtar
E enjte, 19.03.2015, 07:22 PM
Duhet ta dimë se kush ishte luftëtar e dëshmor dhe kush tradhtarë e dezertorë!
Shkruan: Asllan Dibrani
Vet fakti që Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës gjatë luftës pati një betejë të sfidave të ndryshme ngaqë edhe e fitoj. Ajo diti dhe menaxhoj strategjinë ushtarake dhe me vet mohimin e vet e fitoj betejën nga okupatori serb, që terrorizoj dhe bëri gjenocid mbi këtë popull.
Ajo sipas zhvillimeve të mëtejme pati edhe vështirësitë e veta nga faktorët e brendshëm të spiunazhit dhe bashkëpunimit me okupatorin nga individ të inskenuar si ushtarak, gjë që pati pasojat e veta edhe viktima në ushtarë, dhe popull.
Kjo që po ngjanë këto ditë në përpilimin e listave të ish veteranëve , lenë përshtypjen për shqetësim .Kjo po e tregon ma së miri , ngase kudo nga veteranët dëgjohen ankesa, reagime dhe protesta për keqpërdorime, falsifikime dhe mashtrime . Në mesin e ish veteranëve dhe luftëtarëve janë fut emra të pa njohur , emra që populli i kujton nga ato periudha që ishin në shtet perëndimore , në turizëm , si biznesmen,nëpunës në regjimin e Serbisë , apo në fund s’ishin fare pjesëmarrës të luftës. Tani manipulimet janë kudo , heqje emrash të atyre qe ishin në front dhe në ballë me armikun dhe u shtuan “luftëtarë ” nga farefisi i atyre që depërtuan në institucione me imponime, mashtrime edhe si dezertor , apo edhe si bashkëpunëtor të armikut.
“Sigurimsat” e kanë gëzuar “Nektarin e lirisë dhe të “Pavarësi së Kosovës” nga komunist, inspektor të UDB-ës dhe shërbëtor të Serbisë, tani në institucione dhe vende kyçe të Kosovës!
Po shihet se prapa këtij aktrimi në vet brendësinë e UÇK-ës ka veprua armiku i ashtuquajtur sigurim serb prandaj krejt ata “Sigurimsat” e kanë gëzuar “Nektarin e lirisë dhe të “Pavarësi së Kosovës” nga komunist, inspektor të udbës dhe shërbëtor të Serbisë në institucione dhe vende kyçe. Ndërsa ata që kanë qenë luftëtarë të vërtet për lirin e Kosovës , ata u janë nënshtrua, burgosjeve, torturave, moskujdesit , harresës , injorimit skamjes dhe i kanë sjellë në mjerim social dhe material. Ma në fund si (medalje aktuale) po iu servohen edhe procese të hetuesisë, çakë edhe nga instanca ndërkombëtare. Kjo vjen nga vet shqiptarët dezertorë, dhe bashkëpunëtorët e okupatorit. Një fjalë popullore thotë “Qeni i keq ta sjell ujkun në oborr” edhe kësaj si thuhet ndryshe. Vet po i kurdisin kartha nga radhët e “shqiptarëve”popullit tonë dhe Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, madje janë akorduar gjërat sa që janë detyruar ta themelojnë edhe “Gjykatën speciale kundër vlerave të UÇK-së !!!.Shiheni Kosovën se në çfarë gjendje ka ardhë ?.Kosova kurrsesi s’ka guxua me qenë këtu ,ku është tani ?.
Kur populli me pa durim po dëshiron t’i njeh dëshmorët e vet dhe veteranet e luftës, sot po përballët me një terror psikik nga injorimi dhe keqpërdorimi i vlerave të UÇK-së!
Nga disa demagogë dëgjohen shprehje me plotë gojën luftë , me plotë gojën dëshmor, patriot , luftëtarë dhe trima .Tash kur populli me pa durim po dëshiron t’i njeh dëshmorët e vet dhe veteranet e luftës, sot po përballët me një terror psikik nga injorimi dhe keqpërdorimi i vlerave të UÇK-së, duke e shndërruar tradhtarët , dezertoret dhe spektatorët e luftës në “heronj dhe patriot” brenda nate nëpër kafe dhe duke e njollosur Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës me vlerat e veta dhe me një histori të lavdishme, qe edhe vetëm 24 ore nëse ka qenë pjesëtar i UÇK-së në luftë kundër Serbisë ka vlerat e veta !?.
Duhet ta dimë se kush ishte luftëtar e dëshmor dhe kush tradhtarë e dezertorë!
Populli ynë është aq i mençur që edhe se nuk i ka
shkruar me kohë, fatmirësisht kemi edhe njerëz të shtyrë në moshë që e mbajnë
mend edhe luftën e 1945.
Ashtu qysh e meritojnë veteranët e luftës respektin e vet, ashtu duhet përkujdesje dhe vlerësim se vetëm përmes këtyre pjesëtarëve dh veteranëve duhet të shkruhet historia e assesi nga diktatet e Beogradit me “komandantët e pa qenë”, ndonjëherë në mesin e luftëtarëve për çlirimin e Kosovës. Duhet të ruhen dhe mos te përbalten figurat e UÇK-së me këta matrapaz. Duhet të ndahet shapi nga sheqeri. Duhet ta dimë se kush ishte luftëtar e dëshmor dhe kush tradhtarë e dezertorë.
Një gjë e tillë u bë pjesërisht edhe në mesin e ish të burgosurve politik, që edhe nëse ka qenë për ndonjë vepër ordinere, sot i gjendet emri i tij si ish i burgosur politik, ku vet prezenca e tij në aplikim e dëshmon një gjë të tillë pa kurrfarë turpërie kërkojnë që të jene ata qe s’ishin.
Veteranët e rrejshëm iu shërbejnë komandantëve të rrejshëm për t’i siguruar votat që të qëndrojnë gjithmonë në pushtet!
Nga të njëjtit që e përkrahën regjimin serb, para dhe gjatë luftës dhe sot ka nga ta që po udhëheqin me Kosovën nga e cila duhet tu shpallet luftë e pa kursyer deri në eliminimin e tyre nga skenat politike. Veteranët e rrejshëm iu shërbejnë komandantëve të rrejshëm për t’i siguruar votat që të qëndrojnë gjithmonë në pushtet, gjë që Kosovës i sollën një skandal politik . Ata karagjoz duhet t’i mbajnë larg duart nga ushtria jonë, sepse duhet ta kujtojnë se siç diti dhe pati guximin t’i shpartalloj forcat serbe në Kosovë , po ashtu do të dinë dhe do të kenë forcën ta fitojnë edhe betejën kundër ” komandantëve të rrejshëm , dezertorëve , tradhtarëve dhe abuzuesve me skenime të ndryshme antikosovare për përfitimet e veta personale.