Mendime
Erida Çela Perlala: Mendime mëmëdhetare
E diele, 15.03.2015, 10:57 AM
Mendime mëmëdhetare në trojet e mërgimit
Nga Erida Çela Perlala (Itali)
Bashkimi Shqipëri-Kosovë është hap i parë drejt Shqipërisë Enike. Ëndërr e kahmotshme e rilindësve tanë, Shqipëria e Bashkuar, Shqipëria Etnike, Shqipëria Reale dhe Natyrale. Akoma jemi pak që prokupohemi për një të ardhme duke tejkaluar hallet e përditshme! Nuk është çështje krenarie thjesht, por është çështje egzistence e një kombi që ka shumë shekuj të errët... S'duhet të lejojmë ngushtimin e mëtejshëm, siç kërkojnë të bëjnë fqinjët me mënyrat e tyre të vazhdueshme antishqiptare! Emigrimet dhe luftërat e vazhdueshme e kanë cfilitur këtë komb kreshnik... Bashkohuni me një qëllim të përbashkët, për një Shqipëri Etnike dhe Historike... Për një Shqipëri ku shqiptaret të bëhen zot në vendin e vet! Asgjëje nuk i kalon koha nëqoftëse dëshira ekziston realisht dhe nevoja ndjehet praktikisht!
Petrit R Aliaj, njeri i dashur, i thjeshtë, atdhedashës. Njeri i palodhur në familje dhe shoqëri! Respekt për ty mik, për gjithë punën që bën, për të na afruar më shumë ne shqiptarët e Italisë... Respekt për durimin dhe entuziazmin që ke, me gjithë vështirësitë që ke parë gjatë rrugës dhe përsëri s’e ke ndalur atë hap, që duhet të bashkohemi sa më shumë, për të çuar mendimin tonë të pastër përpara me sukses.. Mendimi ynë është t'i shërbejmë emigracionit shqiptar në Itali, t’i shërbejmë vetëvetes ashtu siç thotë populli i mençur shqiptar: "Bashkimi bën fuqinë". Pa paragjykime, pra, mblidhuni bashkë dhe jepni kontributin tuaj, pa kritika boshe, por me tolerancë dhe dashuri për njeri-tjetrin, për familjet tona, për veten tonë, për brezat që po rrisim dhe edukojmë, që të ndjehemi njerëz me dinjitet dhe të respektuar kudo që jetojmë!
Da quando ho cominciato a valutare meglio ogni giorno, sento che la vita mi scappa via velocemente. Succede anche a voi! Më pëlqen të jetoj në normalitetin e jetës, ditë për ditë, gjërat e thjeshta: një shëtitje e shkurtë me familjen, një mëngjes me rreze dielli, një bisedë me miq etj. I them vetes çdo ditë që jam mirë dhe dita më shkon mire. Kur e harroj këtë, humbas çdo gjë rreth meje. Sa më shumë e vlerësoj ditën, aq më shpejt më kalon ajo... Si është e mundur kjo?
Fluturoni
lart si shqipe, por mos harroni origjinën dhe madhështinë për t’iu gëzuar kësaj
dite të bukur dhe fjalimit entuziast të Papës: "Fluturoni në lartësi
Shqipesh". Kjo është akoma një ëndërr e bukur për ne. Ne jemi një popull
me shumë
Çamët dhe Kosovarët janë pjesa popullsisë shqiptare që kane vuajtur Gjenocide te papara... Më keq se Çifutët nga Hitleri! Ne si popull, në dallim nga Çifutët, s’e kemi pasur mundësinë të investojmë për t'i bërë të njohur botës padrejtësinë dhe Makabritetin e pafund të fqinjëve tanë, sa kemi Vuajtur Padrejtësisht, sigurisht jo për fajin tonë! Shpesh herë shajmë dhe injorojmë veten!
Ne si popull (sipas dokumenteve te shkruara ne kohën e sundimit osman), jemi ai popull që i kemi bërë rezistencën më të madhe sundimit Otoman. Gjithashtu jemi ai popull që u tradhëtua nga vetë Europa, që sot nuk flet, por na fsheh Historinë, duke na nxjerrë pa rrënjë! Kjo Europë po edukon breza që nuk njohin Shqipërinë e Vjetër të Pellazgëve, të Ilirëve, të Arbërve... Kjo Europë po krijon breza, që ne shqiptarët na njohin vetëm për diktaturën e ashpër të komunizmit... Ne e dimë se kjo diktaturë ishte vetëm një pjesë e vogël e plagës së madhe që vuajmë edhe sot! Kjo Europë, me këtë Shqipëri të njohur vetëm për diktaturën e Enver Hoxhës, sot shikon tek ne vetëm varfërinë tonë ekonomike, korrupsionin, drogën e Prostitucionin... Kjo është njohja që na ka bërë ne masën e madhe të banorëve të saj...
Ne jemi ai popull, që jemi lodhur më shumë se çdo popull tjetër nga padrejtësitë, nga luftërat dhe si rrjedhojë na duhet te gjejmë forca për të mbijetuar këto pasoja... Kjo arrihet jo vetëm duke parë me vërejtje, por duke dashur njëri-tjetrin dhe pranuar me tolerancë mendime te ndryshme që nuk na dëmtojnë unitetin... Jemi ai popull që nuk duhet të shajmë veten tonë, por të kuptojmë se kjo Europë e fuqishme është ngritur mbi luftëra koloniale me parimin "Peshku i madh e han të voglin"... Prandaj kjo vizitë e rëndësishme e Papës hap një dritare të mbyllur të këtij populli, por nuk hap dyert e Paqes dhe të Qetësisë Shpirtërore, përderisa të kemi bashkuar Shqipërinë Tonë dhe të kemi kujtuar të gjithë viktimat e pafajshme të gjenocideve të vazhdueshme ndaj Popollit tonë Martir! (Itali, 21 shtator 2014)
ËNDËRR NË PRAG TË KRISHTLINDJEVE
Se ç'me
fluturuan dy ditë pushim me kaq shpejtësi, sa s’e kuptoj! Sa shpejt më ikin
ditët e pushimeve! Më iknin edhe ditët e punës, por për ditët e pushimeve më
vjen keq më shumë! Pa le, që edhe kur fle gjumë mbasdite se ç'po filloj me pa ca
ëndrra që janë për t'i bërë tregime... S’e kam këtë fantazi gjatë ditës dhe për
çudi më