Faleminderit
Albert Vataj: Albert Ajnshtajn, dukuria tokësore
E diele, 15.03.2015, 04:00 PM
Albert Ajnshtajn, dukuria tokësore e një gjenialiteti
Nga Albert Vataj
Sot 136 vite të shkuara datëlindi jo një një njeri por një fenomen. Bota do të mbamend në rrugëtimin e vet pakherë ngjarje të përmasave të këtilla. Rroku në gjurmimin e gjenialitetit një dukuri humane që mbeti një shpërthim galaktik i mundësive tokësore të zotërimit të të epermes përmasë dijetimi.
Mbamendja e historisë njerëzore nuk ruan në kujtimet e saj një të dytë si ai. Asnjëherë nuk ka gjalluar faqe kësaj toke një krijesë kaq e jashtëzakonshme dhe kaq me të papritura. Një jetë të tillë të stuhishme dhe rrapëllitëse, s’kishte kapluar as marinari më i stërvitur i deteve. Ai u dha vullnetlirë nëpër krejtçka përbën ndryshesat, kapërcyellin dhe kaplimin në kreshtën më të lartë të famës, ku u ngjit, për të mos zbritur sandejmi askurrë. Ç’skutë e errët e mendjes njerëzore, universit dhe kureshtisë ishte, ku ai nuk u kredh si një eksplorator triumfues. Si krejt gjenitë e tjerë edhe Albert Ajnshtajn e gatuan çdo mozaik të jetës së tij në shtjellën e të papriturave dhe befasive, diku-diku cingëritëse, të debatueshme dhe të larë nga shkëlqimi i lavdisë, tjetërkund. Ai erdhi dhe iku si një përjashtim. Mbamendet se kur lindi, koka e tij ishte kaq e madhe dhe e shtrembëruar, sa e ëma kujtonte se mos ishte i deformuar. Nën këtë makth u ngjeshën e gjithë familja, e cila mendonte se mos kishin të bënin me një monstër. Dhe habia vazhdon në familjen ku rritej gjeniu i ardhshëm. Ajnshtajn kur ishte fëmijë fliste rrallë dhe ngeshëm. Ajo që më vonë u quajt "sindroma e Ajnshtajnit" zgjatoi deri në moshën 9-vjeçare. Kur Ajnshtajni ishte pesë vjeç dhe lëngonte i sëmurë në shtrat, babai i tregoi diçka që i ndezi interesin e tij për shkencën dhe hamendet se ajo shkëndi i vuri zjarrin një yjësië e tij të gjenialitetit. Ndërsa qëndronte i shtirë, i ati i dha një busull xhepi. Ndryshimi i vendodhjes dhe drejtimi i gjilpërës manjetike që trekonte kahun e orjentimit, u kthye në kureshtinë fillimore të tij. Ndërsa vëzhgonte busullën tek djaloshit 5-vjeçar zuri fill mendimi se duhet të kishte ndonjë forcë në atë që konsiderohej si hapësirë boshe që e bënte gjilpërën të lëvizte. Kjo ndodhi e fëmijërisë udhëtoi nëpër shumë rrëfenja dhe tregimtari të fizikantit të ardhshëm.
Kësisoj mori hov në botë e të panjohurave, Albert Ajnshtajn (14 Mars 1879 – 18 Prill 1955), ai që do të kaplonte dhunshëm vlerësimin si shkencëtari më i rëndësishëm i shekullit XX. Një prej arritjeve që ktheu faqen e historisë së shkencës, ishte ekuacioni E=mc2. Ai fitoi çmimin "Nobel" në vitin 1921 për punën në lidhje me efektin fotoelektrik. Ai zhvilloi Teorinë e Relativitetit, të cilën e kishte përfunduar me kohë, por u deshën 25 vite që të tjerët ta kuptonin. Gjithashtu, kontributi i tij bëri një ndryshesë të themeltë pikëpamjen e botës. Para Ajnshtajnit, disa gjëra besoheshin si të vërteta. Mes tyre ishin dhe ligjet e gravitetit dhe trupave në rënie, të përmendur më parë nga Isak Njutoni. Në asohere, besohej se "koha" në vetvete ishte një konstante fizike: Të gjithë dhe gjithçka përjetonte kalimin e kohës ashtu si kushdo dhe gjithçka tjetër. Teoria e tij e Relativitetit special parashikonte se kjo s'ishte e vërtetë dhe më vonë u vërtetua nga eksperimentet me orën bërthamore.
Nëpër kthinat e jetës
Mundi të strukej deri vonë, por jo të mbetej përgjithmonë një enigmë, një episod i jetës së njeriut që u përpoq të çburgoste nga pikëpyetjet botkuptimin e një shekulli. Në vitin 1980, letrat private të Ajnshtajnit kanë tronditur themelet e gjeniut. Në to mësohet se Ajnshtajn kishte një vajzë të paligjshme me ish-studenten Mileva Mariç, e cila më vonë lindi një tjetër vajzë me emrin Lieserl, pas vdekjes së të cilës ata shpallën martesën. Hans Albert dhe Eduard ishin dy djemt e jëts së tyre bashkëshortore.
Ajo që do të ekzekutonte këtë lidhje do të ishte fama. Lindja e fizikantit gjenial të Albërt Ajnshtajn do të zgjonte tek ai mashkullin prepotent, akt i cili u firmos në një kontratë, zbatimin e së cilës njeriu i shkencave ekzakte kërkonte korrektësi në zbatim. Në këtë kontratë bëhej fjalë, sa vijon: "Rrobat të ishin të pastra dhe të hekurosura. Ti çonte tre vakte të ngrohta në dhomë, e cila duhet të pastrohej me kujdes, përveç tavolinës së punës. Veç këtyre, të pushonte së foluri ishte një tjetër kush i kësaj detyrese bashkëshortore. Ajo mësohet se kishte pranuar në këmbim të besnikërisë. Por kjo skllavëri nuk ndryshoi azgjë deri në momentin kur vargonjt e kësaj zgjedhe bashkëshortësh ti këpuste divorci. Gratë në jetën e fizikantit do të ishin të shumta, të stuhishme dhe përplot të papritura njëra prej së cilave ishte martesa me kushërirën e tij Elsa Loëenthal. Për të mos e mbyllur me kaq këtë zell çmendurie pasioni ai mësohet se kishte shfaqur interes të martohej me të bijën e bashkëshortes, e cila ishte frut i një loidhje të mëparshme të saj Në të vërtetë ai donte të martohej edhe me vajzën e Elsës nga një martesë e mëparshme. Edhe ajo pati këtë fat me këtë burr besnik, i cili e tradhtoi me sekretaren, Betty Neumann dhe gjashtë gra, mes tyre dhe një spiune ruse. Kësisoj dëshmojnë korrespondencat e tij.
Pendesë e një pacifisti
Në vitin 1939, i alarmuar nga shumimi i Gjermanisë naziste, Leo Szilard e bindi Ajnshtajnin t'i shkruante një letër presidentit amerikan, Franklin Roosevelt, ku e paralajmëronte se Gjermania naziste po ndërtonte një bombë atomike dhe i sugjeronte SHBA-ve të zhvillonin bombën e tyre. Letra e Ajnshtajnit dhe Szilardit konsiderohet si një nga arsyet që Roosevelti filloi "Projektin Manhattan", për të zhvilluar bombën, edhe pse më vonë u zbulua se bombardimi i Pearl Harbor në vitin 1941 e bindi më shumë qeverinë se sa letra e tyre. Edhe pse ishte fizikant i shkëlqyer, ushtria e konsideronte si rrezik sigurie dhe nuk e ftuan në projekt.
Gjatë
kohës së Luftës së Dytë Botërore jeta e fizikantit të madh do të gjendej në një
rrezik serioz. E pabesueshme por e vërtetë. Do të ishte Shqipëria dhe shtetësia
shqiptare ajo që do të shpëtonte Albërt Ajnshtajn.
Të pazakontat e jetës së njeriut të jashtëzakonshëm
Veç
pasionit dhe jetës së dendur krevatore, ky mendimtar i madh rrekej në
tëzakonshmen e tij edhe në të tjera gjëra të zakonta, jetësimi i të cilave
vetëm se e bëjnë më interesante rrugëtimin e një gjeniu. Përveç sportit të
preferuar, lundrimit Ajnshtajni i shmangej çdo aktiviteti çlodhjeje që kërkonte
shkathtësi mendjeje, siç mësohet nga një rrëfenjë prestigjozen amerikane
"New York Times", "Sapo përfundoj projektet që kam në dorë, nuk
dua të merrem me asgjë tjetër që kërkon punë mendjeje". Ajnshtajni ishte
një kokëfortë fanatik. Ai refuzoi të vishej ashtu siç e këshillonin, kushdo të
ishte ai apo ajo. Njerëzit ose e njihnin mirë, ose nuk e njihnin fare,
arsyetonte ai, kështu që nuk kishte rëndësi në e shihni me të njëjtin kostum një
vit të tërë. Edhe pse jetoi për shumë vite në Shtetet e Bashkuara dhe i fliste
mirë të dyja gjuhët, Ajnshtajni thotë se kurrë nuk ka mundur të shkruajë në
anglisht, për shkak të "shqiptimit të pabesë". Një ndër gurët e tjerë
të mozaikut është duhani, llulla e tij emblematike. Mësohet se ai ishte pjesë
në "Klubit të duhanxhinjve me llullë", kur jetonte në
Poza e tij histori
Ishte ditëlindja e Albert Ajnshtajnit dhe i mbytur nga një mori fotografësh, i lodhur prej tyre, ai nxori gjuhën me shpresën se do t'ia prishte foton. Sigurisht që kjo kapriço nuk mori ato pritshmëri që u bënë zanafillë e këtij gjesti joganat. Meqë shkencëtari kishte një reputacion si njeri i çuditshëm, fotoja u konsiderua si një shembull tjetër i sharmit të tij gjaknxehtë dhe u bë një prej fotove të tij më të bukura.
Kësisoj ishte ky njeri, i pazakontë në çdo gjë dhe i jashtëzakonshëm në gjithçka. Vetëm një gjeni dhe mendimtar i përmasave të tilla mund të derdhtë përmendoren e tij në këtë kallep befasishë.