E diele, 22.12.2024, 11:02 PM (GMT)

Faleminderit

Rashit Alidema: Dritësia e Fan Nolit

E enjte, 12.03.2015, 08:17 PM


DRITËSIA E FAN NOLIT ISHTE KRIJUAR ME LAVDI

VEPRIMTARIA I ISHTE MË E FUQISHME SE FATI

A ËSHTË E MUNDUR TË TËRHEQËN ME TË DISA PARALELE HISTORIKE?

Me rastin e 50 vjetorit të shuarjes  së yllit tonë kombëtar, Fan  Stilian Nolit (1882-1965)

Shkruan Lidhja e Intelektualëve e Kosovës

nënshkrues Rashit Alidema, kryetar (doktor i shkencave matematike, profesor)

Më 13 mars 1965  në SHBA u shua ylli, që nuk kthehet më. Ai ishte Mësuesi, Ai ishte Mbrojtësi, Ai ishte Ideologu - me ide të larta përparimtare, largpamëse, - të përgjithmonë frymëzuese për kombin e vet, kombin shqiptar! Ky ishte Fan Noli – nota e lartë me motive tingëlluese, krahasuar me një instrument muzikor, ndrisë e pashuar e yllit...

Pashko Vasa –

“... Coniu, shqyptarë, prej gjumit çoniu,

Të gjithë si vllazën n'nji besë shtërngoniu,

E mos shikoni kisha e xhamia:

Feja e shqyptarit asht shqyptaria!”, - “manifest”  i Lidhjes së Prizerenit.

S. Frashëri – ç’ishim, ç‘jemi e ç’do bëhemi? – manifest politik e ideologjik, i Rilindësit... Në epokën e Gjergj Kastriotit – Skënderbeut, thuhet ndër të tjera në këtë vepër, gjithë shqiptarët ishin të bashkuar – të tërë vëllezër, të  gjithë për një, një për të gjithë, dhe nderoheshin  nga gjithë bota... (Samiu jetoi e veproi në Turqi e mlna tjerë shqiptarë atje të përngulur, por ajo nuk njeh se në territorin e saj ka shqiptarë).

Gjergj Fishta – Epopeja tragjike kumbuese e lahutës dhe e sharkisë...

Faik Konica – që nga një lartësi e shihte jetën e tij...

Migjeni, talenti i shuar herët, - i lindjes së një njeriu!...

.     .     .

Por, njeriu i figurës retorike, me orkestrinë të plotë na ishte më i madhi Fan Noli. I lindur në ?brik-Tepe, një fshat shqiptar në Trakë, jo larg  Edrenesë, prej prindërve shqiptarë, të ardhur nga Kolonja e jugut të Shqipërisë. Shqiptarët kishin ardhur në këtë anë gjatë Perandorisë Bizantine. Sipas Nolit, Ibrik-Tepe ishte një vendqëndrim ushtarak i Perandorisë, e zgjedhur prej afrisë me Kostandinopojën. Shumë shqiptarë udhëtuan andej për t'u bërë ushtarë dhe ngelën aty me rënien e Kostandinopojës më 1453; në rrethana krejtësisht antishqiptare, por në asnjë grimcë Nolit nuk mundi kush t’ia luhatë shqiptarizmin... Shumë i guximshëm e i përparuar. E tërheqim këtu një paralele me Arkimedin (287 - 212), të ditur edhe për filloristët, frazën: “Mos i prek rrathët e mi”... Në qershor të v. 1924, F. S. Noli, me mbështetësit e tij udhëhoqi Revolucionin Demokratik të Qershorit, i cili pati premtuar se do të bënte Reformën Agrare. Por nuk i zgjati shumë gëzimi i fitores, vendi shpejt u shndërrua në anarki. Fuqitë e Mëdha nuk e njohën qeverinë e re, pos Bashkimit Sovjetik. Ahmet Zogu, pas kësaj ngjarjeje, i ikur në Jugosllavi,  përgatiti planin, me Nikola Pashiqin, e rikthimit në pushtet. Në këtë mënyrë, në dhjetor të v. 1924, ai hyri në Tiranë... E në Kosovë - Xhandarmëria dhe Ushtria serbe vazhdonin ekspeditat ndëshkimore, shfarosjen  masive të shqiptarëve;  më 15 korrik, në moshën 35-vjeçare vritet edhe Azem Bejta, me një prej të cilëve identifikohej rezistenca e shqiptarëve në Kosovë kundër ndarjes e pushtimeve të padrejta që iu bënë tokave shqiptare 12 vite më parë. A. Bejta, më parë kishte bashkëpunuar me Serbinë kundër Austro-Hungarisë, që ishte një gabim i madh i tij... Ndërkohë, Fan Noli, ende në punët e tija të pandërprera në rezidencën e vet: “... S’guxon kush të më prek Revolucionin tim të drejt Demokratik”.  Por, ky Nol i mençur më i mençur, përvidhet, shpëton disi; ndërsa, shkencëtarin e madh, Arkimedin në atë moment i pakujdesshëm e mbytë një ushtar romak...

Njeriu që mund të mendoj logjikisht, vjen në përfundim, se Noli ishte - njeri i madh i kombit, përkundër vështirësive e rreziqeve të kohës, sidomos nga përçarjet fetare, ndërnacionale, asimilimit, fërkimeve të ngricës së marrëdhënieve në mes tyre, varfërisë; sa qe i mitur Noli lëngoi nga sëmundje të rënda, dhe, për këtë arsye shkollën e nisi me vonesë,... i gjallë, ashtu e donte jetën, që është e pamundur të paramendojmë që nuk është në mesin tonë, po dhe nuk duam të besojmë, kurrsesi nuk duam, ai rron me ne, me veprat e veta, që sollën ndihmesa të madha, jo vetëm në pasurimin e gjuhës letrare shqipe dhe për formimin e stilit publicistik, por edhe në shumë lami të tjera të shkencës e artit...

Mihail Lermantov:

“Çfarë jete është e poetit pa pësime?

..     .     .

Dhe çka pa valët e oqeanit?”

Elegjitë e tija, p. sh., për Bajram Currin, siç dihet, me 29 mars 1925, poeti e nderoi fisin. dëshmoi, se deri në çfarë gjendje dritësie të brendshme ishte ngritur shpirti i shumanshëm i tij... duke ushqyer përparimin e të ardhmen e  shqiptarëve që kudo jetonin dhe e nderonin tokën e nënës. Ishte vetëtima, ose siç e quanin  disa autorë -“bariu” i tërë popullit = atdheut, - të kaluarës, të tanishmes dhe te ardhshmes, - të kulturës së tij të vetme, gjuhës së tij, karakterit të tij, qëllimit të tyre të kryer revolucionare; p. sh., në gjeratoren e ditur mirë në histori: “Konferenca e fshehtë e Londrës”,  e vitit 1915, e aleatëve: Francës, Anglisë, Italisë, Rusisë, që patën sjellë vendimin për shkatërrimin e plotë të Shqipërisë, fshirjen e saj nga harta gjeografike botërore. Noli i tronditur thellë nga ky tmerr, së bashku me Faik Konicën, të shqetësuar, të vluar nga revolta kundër këtij vendimi, menjëherë marrin rrugëtimin diplomatik drejt presidentit të atëhershëm të SHBA-së, Woodrow Wilson, i cili i motivuar nga ata, për tradhtinë e këtij vendimi të kësaj Konference dhe e stopon këtë padrejtësi ndaj popullit shqiptar. Këtu ndikonte edhe testamenti (kujdesi për shqiptarët)  i “Babait” të Kombit Amerikan, George Washington -  me prejardhje shqiptare, ngaqë nëna e tij, Maria Balaj, ishte shqiptare nga Isniqi i Deçanit... Vepra të tilla të ngjashme, me sakrifica të mëdha, ndërtuar pa ndërprerë për kombin, këta dy mendimtarë të mëdhenj ia ngarkonin qëllimet dhe barrën vetës, kur të tjerët shprehnin  - dëshirat... Në majën e oratorisë mjeshtërore të Fan Nolit, qëndron padyshim edhe fjalimi i tij historik në Asamblenë e Lidhjes së Kombeve, në Gjenevë, më 10 shtator 1924... Sot a ka kombi shqiptarë të tillë? Sigurisht – ende jo! E vërtetojmë këtë. Në një Konferencë të vjetshme të OKB (edhe të tjerët vite më parë), Ivica Daciq (tanimë ky person i njohur për shqiptarët),  ndër të tjera, tha: “... nga Kosova, prej vitit 1999, kanë ikur 360 000 serbë; kjo retorikë është thënë edhe më parë në Tribunalin e Hagës, gjatë proceseve gjyqësore të S. Millosheviqit. “Diplomacia”, - deformimi ynë profesional, i mendjes dhe sjelljeve të dobëta; së pari bie në humbje nga kualifikimi, e dyta – indiferenca, e treta -  pa e çmuar baraspeshën vlerësuese dhe agresivitetin, shumica = në kërkim të mjeteve të rehabilitimit profesional; dhe, dëshmitarët në Hagë, analitikë politikë dhe shkenca Kosovare – mbetën pa përgjigje! Nuk kanë ditur të bazohen edhe në të dhënat demografike. P. sh., në një artikull të akademikut serb, Jovan Cvejiq, të vitit 1923, botuar në gjuhën franceze (shih, Gjeografia Ballkanike), përveç të tjerave shkruan: “... Në Kosovë kurrë nuk ka pasur më shumë se 5% serbë ndaj shqiptarëve”. Prej kësaj del përgjigjja – sipas Serbisë, po të iahte ashtu, atëherë prej 360 000 të ikur nga Kosova plus 120 000 të mbetur në Kosovë, gjithsejtë na qenkan 480 000. Tani me aritmetikën e shkollës fillore (rregulla e treshit), del, se Kosova i paska  përafërsisht  9 mln banorë. E kjo, siç dimë,  s’është e vërtetë. Kosova përafërsisht i ka 2 mln banorë. Ja, njëra ndër lojnat e Serbisë me Kosovën ende “primitive”... Sikur të kishin ditur, të iu përgjigjeshim kështu me kohë në Tribunal e në Asamblenë e OKB, do të kishim tjetër situatë, tjetër jehone në botë, në të mirën tonë reale. Rreth kësaj do të dilnin edhe të tjera gjëra në sheshin e të vërtetës - Nyja e Veriut të Mitrovicës, krimet, Gjenocidi serb ndaj shqiptarëve, po edhe ndaj kroatëve e boshnjakëve... Tani askush s’di t’i prekë e t’i ngjallë këto ndjenja, që do të thotë ende nuk po dimë të ecim në histori me këmbët tona, ende afër pamës, me të huajt duke na tërhequr përdore1,... s’kemi më Nola e Konica, dhe për këtë kështu jemi qysh jemi, gati krejtësisht të mjeruar, në të gjitha degët e jetës. Po mundohet të shkoi tani në rrugën e tyre një Edi Ramë, por po pengohet nga “partizanët” demokratë...

Veprimtaria tjetër e Nolit, me përmasa shumë të mëdha – prif, poet, burrë shteti, diplomat, dashamirë i madh i kombit, politikan i shquar, mendimtar i lartë demokrat e iluminist, - i formës së  regjimit - republikë parlamentare, – kundër monarkisë, historian, përkthyes = shqipërues (kryesore, arsimin e donte e të gjitha kategorive, ajo çka u duhet shqiptarëve,  thoshte: janë – dituria, shkëputja e shkollave nga kisha e xhamia) e poliglot (i dinte 13 gjuhë, 3 më pak se Konica), prijës i shqiptarizmes dhe kreu i Kishës Autoqefale shqiptare (Anton. Chehov: “Njeri është ai, që e mbanë një fe”), me aftësi e talent muzike, - ishte sa më shumë për afrimin e shqiptarëve me Europën e qytetëruar. Mëkëmbja jonë, shkruante Noli qysh si student i shkëlqyeshëm i Havardit, është varshmëria e domosdoshme nga kontinenti i ynë, saqë armiqtë tradicional të popullit shqiptar – grekët, bullgarët e sidomos serbët e ruset (mjerisht edhe disa myslimanë intelektual shqiptarë) me metoda të ndryshme janë munduar dhe, edhe sot vazhdojnë t’i lënë shqiptarët sa më larg Europës, për të na afruar me Afrikën veriore a Azinë...



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora