E shtune, 21.12.2024, 12:19 PM (GMT)

Mendime » Nexhipi

Reshat Nexhipi: Ngjarje të hidhura dhe të lavdishme

E diele, 01.03.2015, 12:36 PM


Nga vendlindja e Alfabetit

10 ngjarje të hidhura dhe të lavdishme, të anashkaluara në një shkrim të internetit

Nga Reshat Nexhipi

Sqarim

Këto ditë, lexova një shkrim mjaft të gjatë, kushtuar historisë së Manastirit, nga i cili mësova disa gjëra që nuk i dinja, por, nga ana tjetër, më  habiti    autori kishte anashkaluar 10 momente të rëndësishme, edhe pse për to kam shkruar gjer e gjatë në dhjetra shkrime të mia, prandaj dhe vendosa të paraqitem me këtë shkrim i cili mund t i shërbejë autorit në fjalë si plotësim në paraqitjet  e ardhshme lidhur me të kaluarën e vendlindjes së Alfabetit. Për respekt, nuk identifikoj emrin e tij, përveçse  që është nga  ajo anë e kufirit artificial dhe nga koha e diktaturës,gjë që dëshmohet edhe nga emërtimi i disa veneve të kësaj ane etj.

Evidentimi i ngjarjeve, sipas rendit kronologjik dhe në mënyrë ,,telegrafike,,

1. Qyteti i vjetër i Manastirit,  është themeluar nga mbereti ynë ilir-Bardhyli, gjë që dëshmohet edhe me emrin  e lokalitetit historik  që mban  dhe sot e kësaj dite: Heraklea Linkestis, që do të thotë qyteti i linkestëve ilirë.

2. Nga gjaku i rreth 7000 mijë ushtarëve të këti mbreti, është krijuar Lumi i Zi që kalon nëpër fushën e pellazgëve tanë- e quajtur Pellagoni e Manastirit.

3. Gjatë vitit 1830, me urdhërin e vezirit turk, në lagjen Dovlexhik të këti qyteti, befasisht dhe tradhëtisht  brenda disa minutave  ishin vrarë  rreth 1000 shqiptarë, nga gjaku i të cilëve ishte skuqur uji i lumit Dragor i cili derdhet në Lumin e lartpërmendur-Lumi i Zi-thuhet në një  shkrim të një autorit nga kjo trevë.

4. Lumi në fjalë-Dragori, që kalon rrezë objektit të Alfabetit, ka të bëjë me fjalën shqipe dragua.

5. Në vitin 1908, shqiptarët, në krye me Nijazi benë e Resnjës, në Manastir shpallë Hyrjetin i cili i dha fund  absolutizmit pesëshekullor të sulltanëve.

6. Brenda dy viteve, 1908-1910, në Manastir  ndodhë tri ngjarje mbarëkombëtare shqiptare, të cilat  kontribuan tepër në trasimin e  rrugës drejt  pavarësisë së Shqipërisë: Dy kongrese dhe shtyposhkruanja universale  nga e cila dolën 300.000 tekste në 13 gjuhë të botës.

7. Manastiri, ka patur familjen e Qiriazëve, pesë anëtarët e së cilës, tre vëllezër dhe dy femra, ishin kush më patriot se tjetri, gjë që nuk e gjen dot në asnjë qytet tjetër shqiptar.

8. Gjatë v.1924, në një lagje të qytetit, 4-5 shqiptarë nga fshati Ostrec, të njohur si kaçakë, orë të tëra, gjatë një nate, zhvilluan luftë heroike kundër një ushtri dhe polici të tërë serbe, ngjarje kjo e cila ,,mund të shihet vetëm në fillmet e Holivudit,,-thonë  ata që e kishin përcjellë  nga afër.

9. Më 2001, pushteti maqedonas, i vuri zjarrë mjaft shtëpive të shqiptarëve të këti qyteti, midis të cilave edhe të të autorit të këti shkrimi, vetëm e vetëm që ishin vrarë disa  policë maqedonas  në luftën kundër  UÇK-së në anën  e Tetovës, pra pa asnjë faj të pronarëve të shtëpive në fjalë !!

10. Por, një nga ngjarjet  e përjetshme dhe më të lavdishme  që e dallon Manastirin nga çdo qytet tjetër, pa dyshim, është  Alfabeti, me të cilin, mbi një shekull, u ka shërbyer  dhe, sa të  jetë bota, do t iu sherbejë tërë shqiptarëve të Globit.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora