Përjetësi » Kripa
Reshat Kripa: Kush ma rrëmbeu djalin?
E merkure, 11.02.2015, 07:54 PM
Në kuadër të një përvjetori
Nga Reshat Kripa
Kjo ngjarje tragjike më doli parasysh këto ditë në kuadrin e njëzetvjetorit të saj. Ishte shkurti i vitit 1995. Isha ulur në zyrën time të punës në Vlorë dhe po punoja. Isha zhytur aq thellë në shkresat sa nuk e dëgjova trokitjen e portës. Vetëm kur ajo u përsërit, ngrita kryet dhe fola me zë të lartë:
- Hyni!
Në zyrë hyri një burrë i moshuar, rreth të shtatëdhjetepesave Fytyra e tij kishte një pamje të çuditshme. Dukej sikur prej saj kishte kohë që kishte ikur gëzimi. Ajo fytyrë tregonte një dhimbje të madhe. I porsaardhuri mbylli me kujdes derën dhe u ndal pas saj.
- Urdhëroni! Urdhëroni! - i thashë.
I panjohuri u afrua me ngadalë. I zgjata dorën, të cilën ai ma kapi me të dy duart.
- Falemnderit, mor bir! - foli - Quhem Milto Neranxi dhe jam nga Himara. Kam ardhur te ju për t’ju treguar historinë time ose më mirë të djalit tim të zhdukur nëpër labirintet e diktaturës
- Uluni, uluni! – e ftova i shtyrë nga kureshtja që më shkaktuan fjalët e tij..
Fjalët e plakut më kishin ngacmuar ndërgjegjen, më kishin shtuar interesin për të mësuar më tepër. Plaku u ul. I rash ziles. Në zyrë hyri sekretarja. Porosita dy kafe e dy raki dhe iu drejtova të porsa ardhurit:
- Jam gati t’ju dëgjoj.
- Ngjarja për të cilën do t’ju flas, - filloi ai - është aktakuza ime ndaj diktaturës së përmbysur dhe disa individëve që u bën vegla të saj. Ata individë janë edhe sot dhe jetojnë me fytyra anonime. Këtë aktakuzë e bëj unë plaku tetëdhjetëvjeçar, i rënduar nga humbja e tim biri. E bën shpirti i një nëne që u nda nga kjo botë pasi nuk mundi të duronte humbjen e djalit. E bën një grua njëzetepesë vjeçare që humbi burrin dhe jetën e saj. E bëjnë dy fëmijë që një dorë gjakatare i detyroi të rriten pa përkëdheljen e babait të tyre. Së fundi këtë e bën edhe çdo njeri i ndershëm që dëgjon për bëmat e përbindshme të zhdukjes enigmatike të sa e sa personave si im bir.
Plaku mori frymë thellë duke lëshuar një psheretimë të zgjatur. Ndërkohë mbërritën kafet.
- Gëzuar! - i thashë duke ngritur gotën, - për të mira!
- Gëzuar, or bir...
Plaku e
ktheu gotën me
ngadalë, duke pëshpëritur një
urim të cilin nuk arrita ta kuptoja.
- Falemnderit, nuk e pi, - i thashë.
- Leandro Neranxi, ose Levisi si e thërrisnin shokët e tij, ishte biri im. Ishte vetem tridhjetedy vjeç. Punonte në fabrikën e lëkurëve. Nuk do ta harroj kurrë natën e 15 shkurtit të vitit 1988. Shkoi në punë në ndërresën e dytë dhe nuk u kthye më kurrë. E pritëm me ankth kthimin e tij. Ishte një pritje e tmerrshme. Sidomos unë që dija disa gjëra për të, isha shumë i shqetësuar. Pas mesit të natës u ngrita dhe shkova në fabrikë. Atje pyeta për të, por më thanë se nuk ishte paraqitur fare. Ç’të bëja? U ktheva në shtëpi. Gruas dhe nuses u thashë se do të punonte dy ndërresa për të zëvendësuar një shokun e tij. Ajo ishte nata më e gjatë e jetës sime.
Kështu në ankth kaloi dhe dita e nesërme. Djali nuk po bëhej i gjallë. Ku të ishte vallë? Mendja më shkonte në lloj-lloj rrethanash misterioze e të frikshme. - Mos është ndonjë femër në mes, or burrë? – pyeti gruaja që kishte filluar të shqetesohej edhe ajo.
- Jo moj grua jo! - iu përgjigja unë, i bindur për ato që thoja.
Një gjë e tillë nuk ishte e mundur. E njihja karakterin e tim biri. Ai nuk do të pranonte kurrë të braktiste gruan dhe fëmijët për këdo tjetër.
Të nesërmen shkova në polici dhe u thashë për djalin. Ata u hoqën sikur nuk dinin gjë. Operativ Agimi më sugjeroi që të pyesja njerëzit e mi në Tiranë, Fier dhe Lukovë. I mora që atë ditë të gjithë në telefon, por asgjë.
Në këtë kohë plaku nxori përsëri kutinë e duhanit dhe drodhi cigaren e dytë. Si e thithi tri katër herë, vazhdoi:
- Pas dy ditësh në mbrëmje në shtëpi vjen operativ Agimi, i shoqëruar nga Spirua, kryetari i këshillit të bashkuar dhe disa policë të tjerë. Kontrolluan dhe bastisën gjithçka. Së fundi Agimi më pyeti se ku ndodhej fotografia e gjyshit. Ishte nje fotografi e madhe e vjetër e vendosur në kornizë. Ia tregova. E mori, e nxori nga korniza dhe prapa saj gjeti një letër të cilën e futi në xhep.
- Ç’është ajo letër - e pyeta unë.
Nuk më ktheu pergjigje. Si kontrolluan edhe pak dhe nuk gjetën gjë u larguan pa folur.
Pas disa ditësh më njoftuan se duhej të paraqitesha te operativ Agimi. Shkova dhe më futën në zyrën e tij.
- Djali yt ka tradhtuar atdheun, - më tha - dhe është arratisur në Greqi.
U largova duke mos besuar në variantin e ri që më serviri. Sa do të doja të kishte qënë e vërtetë një gjë e tillë. Por zemra më ndillte se kjo nuk ishte kështu. Im bir nuk mund të bente një gjë të tillë. Ai më kishte treguar shumë gjëra të tjera dhe, po ta kishte ndër mend këtë, me siguri do të ma thoshte. Një e dridhur më përshkoi trupin. Për herë të parë më lindi mendimi se djalin ma kishin vrarë dhe shpikën alibinë e arratisjes, për të mbuluar gjurmët.
Plaku drodhi cigaren e tretë dhe përsëri më ofroi edhe mua. Kësaj here nuk e refuzova dhe e ndeza. Porosita edhe dy kafe të tjera. Kafet erdhën dhe filluam t’i pimë me ngadalë. Pastaj plaku vazhdoi:
- Megjithatë doja të sigurohesha. Shkova në Vlorë dhe në Tiranë. U interesova në degën e punëve të brëndshme dhe në ministri. Por kudo mora të njëjtën pergjigje. Telat ishin rakorduar kudo njëlloj. Kur isha në Tiranë i shkrova një letër një kushëririt tim që jetonte në Greqi. Ai u interesua dhe pas një farë kohe më ktheu përgjigjen. Djalit nuk i gjendej asnjë shenjë. Atëherë m’u forcua bindja se djalin ma kishin zhdukur. Një gjë të tillë ma forconte më tepër edhe një episod që ma kishte treguar djali para ca kohe.
Plaku heshti dhe po mendohej. Në këtë kohe hyri në zyrë sekretarja që më solli një shkresë për ta nënshkruar. E nënshkrova pa e patur mendjen dhe i bëra shenjë që të largohej. Pas
një heshtje të gjatë plaku vazhdoi:
- Një ditë e thirri Agimi dhe i propozoi të bëhej bashkëpuntor i Sigurimit. Djali nuk pranoi. Tradita familjare nuk e lejonte të ushtronte atë profesion të ndyrë. E mbajtën katër orë nën presion të vazhdueshëm. Në fund e lanë të lirë, duke e këshilluar që të mos i tregonte kujt për sa kishte ndodhur. Pas disa ditësh e morën përsëri dhe e çuan në njërën nga dhomat e hotel Turizmit. Atje Pirrua, nënkryetari i deges, i kërkoi që t’i dilte dëshmitar Lea Dhimojanit, një shokut të tij që ishte arrestuar disa muaj më parë. Djali nuk pranoi. Atëhere filluan ta torturojnë. E mbajtën dy ditë. Kur u kthye në shtëpi dukej i shfytyruar. U trondita shumë kur e pashë në atë gjendje. E pyeta se çfarë i kishte ndodhur. M’i tregoi të gjitha.
- Të lumtë, more bir! Nuk më paske turpëruar. - i thashë me krenari duke e përqafuar.
Që atë
ditë nuk e thirrën më. Mendova se e kishin harruar. Por u gabova. Pas dy muajsh
ata e morën për të mos e kthyer më. Një gjë të tillë ma forcoi fakti i letrës
që gjeti Agimi në fotografinë e gjyshit.
Pas një viti na ndodhi edhe fatkeqësia tjetër. Ime shoqe nuk e duroi dot dhimbjen dhe mbylli sytë.
Kjo është e gjithë historia për të cilën kam ardhur te ju. Dua vetëm një gjë. Kam dëgjuar që ju shkruani nëpër gazeta. Hidhini në letër këto dhe botojini ku ta shihni të arsyeshme. Nëqoftëse nuk munda të zbuloj gjë, të paktën njerëzia të mësojnë tmerret e asaj periudhe.
I premtova se do t’ia plotësoja dëshirën. Gjithashtu i premtova se do ta ndiqja çështjen edhe në komisariatin e policisë.
- Nuk ka mbetur asnjë gjurmë. – tha plaku - U interesova. Takova edhe kryetarin. Ishte një burrë i mirë. Kërkoi gjithandej, por nuk gjeti asgjë. Ata i kishin zhdukur të gjitha dokumentët. Ndërsa shkaktarët e këtij krimi, Pirrua, Agimi dhe Spirua kanë fluturuar në Greqi, ku një djall e di se me çfarë merren. U mundova edhe deri atje, por përsëri nuk gjeta gjë.
U ngritëm
dhe dolëm përjashta. Iu
luta të qëndronte atë natë. Nuk
pranoi. E përcolla deri te autobuzi i linjës. U përqafuam dhe u ndamë. Kur
u
Me këtë
subjekt bëri një shkrim. E botova në
gazetën “