| E marte, 10.02.2015, 07:33 PM |
ZEQIR LUSHAJ
NJË FJALË GOJE !!
-Mbas një bisede, (pa pergjigje nga ana ime)-
(Në foto: Sadik Selmani, 1904-1986)
-I shpallur këto ditë Qytetar Nderi i Krahinës së Nikaj Merturit-
Ai…,
Atë ditë,
Ma serioz se zakonisht,
Ja ndoi gacën kamishit të duhanit,
Mbështeti dorën,
Mbi gjurin kryqalisht!
Ndiej këtu,
Ti, djali em:…!
-Qat, t’Parin tuej,
Unë…,
Nuuuk e duuue !!
Poor,
Mbasi nuk mundem ,
Me i thanë “jo”,
As, nuk kam për ta sha!!
…(!?)
Eeee…,
Mbaje mend gjithë jetën:
-Qeeeni, që i han robtë e shpiiisë,
…Do vraaa!!