E merkure, 13.11.2024, 06:20 AM (GMT)

Mendime

Faton Mehmeti: Të jetosh apo jo në Kosovë

E marte, 10.02.2015, 07:18 PM


Të jetosh apo jo në Kosovë, kjo është çështja..

Shkruan: Faton MEHMETI

Lidhja e njeriut me atdheun dhe vendin e tij është një çështje e rrënjosur thellë në shpirt. Atdheu është vendlindja, është vendi i jetës, vendi i adhurimit, vendi i pasurisë dhe mallit, vendi i krenarisë.Nderkohe njeriu është frymori më e shenjtë dhe më i vlefshëm në jetë. S’ka me njeriun! Ai është qenia e parë që e drejton jetën, botën...Lidhja e njeriut me atdheun bëhet më e fortë në momente të vështira peër atdheun, kur ai është në rrezik nga pretendimet e armiqve, që historikisht ne shqiptërave na ka përcjellur.Fatmiresisht kombi shqipëtar gjithënjë ka pasur njerëz të ndritur, të cilët ju gjenden atdheut në momentet kritike të saj.Luftëtarët  ishin ata që i dolën zot populli shqipëtar,ishin fytyrat e  ndritura të kombit shqipëtar.Ndërsa antiteza e patriotëve ishin politikanët, të cilët zhvatën popullin e rraskapitur nepër rropatjet e jetës.Sic thonte edhe Konica i madh, Shqipëria lindi nga Zoti, shpëtoi nga rastësia, vdiq nga politikanët''.

A (s)mund të jetohet në Kosovë ?

Pothuaje  gjashtëmbdhjetë  vjet pas clirimit të Kosovës, askush sdo e besonte që emigrimi do të mbetej rruga e vetme për një vend pune.Gjatë luftës mijëra njerëz  si refugjate ishin strehur nëpër vende të ndryshme të botës,  me shpreseën se me në fund erdhi liria e do jetojmë jetë të dinjiteshme, si të gjithë qyetarët e ndershëm të Evropës e botës, por u gabuan. Ne fakt u zhveshen nga maska ata të cilët thirreshin në emër të luftës , të clirimit .

Kohëve të fundit nga shtatori  vitit 2014 e deri  në fillim të shkurtit të 2015, nga Kosova u larguan mbi dyzetmijë qyetarë shqipëtar.Fluksi ikjeve vazhdon ende.Për ironi, qeveria e Repubikës së Kosovës miraton një rezolutë kundër imigrimit,përvec që shkel të drejtat e njeriut, në të njejtën kohë  e komplikon situatën edhe ashtu të vështirë . Qeveria në vend se të merrem me thellimin e reformave, krijimin e nje klime më të mirë për biznes, kur dihet se cdo ditë edhe ato pak biznese të vogëla nga jashtë po kin, miraton rezolutë se si të iu pamundësoi njerëzve lëvizjen e lirë.Pikërisht, delegacioni shqipëtar nga Kosova në Bruksel, ka nënshkruar marrëveshje me Serbinë, për të ju mundësuar qytetarëve lëvizjen e lirë, ndërsa tani i ndalon ata.Polici ndalojnë në rrugë autobuset duke  kthyer mbrapa, me cfarë të drejte ?..  kur ata janë në rregull me dokumente brenda territorit  të Kosovës, nga territori i  Serbisë bëhet imigrimi,jo brenda Kosovës.

Njerëzit po rrrezikojnë me vdekje për një jetë më të mirë, pasi në Kosovë ska frymë të jetës, ska perspektivë e për më tepër njeriu i ndershëm vuan, sepse nuk është si tjetër.Kjo situatë tragjike më kujton veprën e Viktor Hygos “Njeriu qe qesh “(1869),

Ky roman i fundit në veçanti, është një vepër pak e njohur , në të cilën shfaqën opinionet dhe angazhimi i tij politik. Në këtë roman autori paraqet  korrupsioni tek klasa politike, ku Dashuria e pastër dhe e dlire, lakmia për prestigj, luksi si hobi : të gjitha këto pasione janë mbledhur në të njëjtën shoqëri që diferencon për dukje dhe që nuk harrin të shikoj me tutje, por vetëm të qeshe me fatkeqësinë. Finalja tragjike e romanit nuk e pakëson besimin në çlirimin e ardhshëm të njerëzve të shtypur, sepse në anenë e heronjve mbetet forca e pathyeshme e drejtësisë morale.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora