Mendime » Xharra
Fahri Xharra: Fajet i ka Shqipëria!
E enjte, 29.01.2015, 08:04 PM
Fajet i ka Shqipëria!
Nga Fahri Xharra
Unë gjithmonë i kam para syshë fjalët e miqëve të familjarëve të mi që në netët e gjata të dimrit mblidheshin pas darke dhe bisedonin . Dhoma e madhe ; por mbushja e saj me tym duhani nuk e pengonte bisedën e gjatë sa vetë dimri për atdhedashurinë . Edhe pse ishim në tokën tonë , por mbi krye i kishim regjimet e huaja. Shpresat i varnin tek Shqipëria . E unë si i ri mendoja se ,që të gjitha të mirat duhet të na vinin nga mëma ynë. Neve na kishin shkëputur nga trungu , por nuk i kishin prerë degët , rrembat dhe njomëzat e trungut.
Bisedohej . Plaku që e dredhte cigarën në cepin kyesor të dhomës e kishte si të domosdoshme të na përsëritete se pa Kosovë nuk ka Shqipëri. Por prap se prap të mirën gjithëmonë e prisnim nga Shqipëria: na vinin librat të cilat i lexonim sa për një vrap pele, dhe prapë jetonim në pritje të së mirës.
Edhe gjatë verës kur e mbillnim duhanin për mbijetesë, e vapa të përvëlonte , prapë e njejta bisedë : atdhedashuria . Çka ishte patrotizmi ?A prekej ? jo. A kishte ngjyrë ? jo. A kishte shije ? jo. Ne nuk dinim më shumë , por vetëm se humbëshim në deliriumin e së kaluarës ; plot heroizëm , tradhëti , ndërskomësa dhe një shpresë që nuk fashitej ; sa mirë që e kemi Shqipërinë !
Ndiq e mos e zgjat , thot një fjalë popullore “ shyqyr” që e kemi Shqipërinë !( thonjëzat janë për shkak të fjalës së huaj) Ata në zor e në zor , asgjë nuk dinim për njeri tjetrin.
Ndërruen kohërat , në Shqipëri lindi demokracia e në Kosovë u fitua liria . Prapë shpresat nga Shqipëria. Çdo popull e ka qendrën e vet të rëndesës , E ne që jemi rreth e përqark Shqipërisë e që kufizohemi me qendron tonë të gravitetit , mbahemi të forte se e kemi një zë “tenori “ që duhej t`i ndihej ushtima nëpër qendrat botërore . Por.....
E dijmë ne që fjalët “emocion, sfidë , suportim, ingredient “ as që kishim menduar t`i përdornim në fjalorin tonë të përditshëm në Kosovë ? sepse nuk janë shqipe , dhe nuk i përdorin në Shqipëri ( deri në vitet e 90-ta ).
E dijmë ne që na humbi dëshira për gjuhë letrare , pasi që ajo nisi të stërmoqej në Shqipëri ?
E dijmë ne, se kurrë nuk kishim guxuar të kërkojmë gjuhën kosoovarishte dhe kombin kosovar sikur nga Shqipëria të vinin këshilla , vërejtje ?
Kur dhe kush guxuar që të flakareshë Skënderbeun në Kosovë , sikur ai të mos “serbizohej “ në Shqipëri ?
Kur dhe
Fjala e nxjerrë fjalën dhe m`u kujtua që gjuhëtarët e Shqipërisë shkuan aq largë sa që e nxjerrën edhe gjuhën shqipe të një prejardhjeje me gjuhët sllave .
Fjala e nxjerrë fjalën dhe goja nuk rri urt , dhe nga pezmi dhe zhgënjimi njeriu e flet edhe atë që nuk është për tu folur : “Kur u shpiken partiti politike në botën shqiptare ra Perandoria Osmane. Akoma edhe sot militantizmi partiak ja kalon çdo lloj gjëje në këtë vend. Më e shtrenjtë është partia se atdheu. Sa te prapambetur që jemi. Bëri zgjedhje Greqia brenda disa orëve i numeroj votat ,të nesermën u betua kryemnisteri as iu as ciu, këto tonët janë kafshë, o pushtet o ska.(Elena Kocaqi )
Fajet i ka Shqipëria ! Mënyra e mos bërjes së shtetit solid si në Shqipëri ( për mbi 100 vjet) , po ndiqet edhe në Kosovë !
Mos më shieni të flas më shumë!
Fahri Xharra, 29.01.15
Gjakovë