E enjte, 26.12.2024, 10:06 AM (GMT)

Mendime

Agim Gashi: Dhunën e shkaktoi qeveria

E marte, 27.01.2015, 07:11 PM


DHUNEN E SHKAKTOI QEVERIA

NGA AGIM GASHI

Në këto momente, nga TV21 që po e përcjell protesten, u dëgjuan eznet nga xhamiat e Prishtinës, ora 14.30 minuta, dhe u binda se edhe Kosoves po i vjen Pranvera Arabe në tokat e Arbërit.

Duke e përcjellë protesten, u binda se qeveria e Kosoves me aparatin shtetror, me çdo kusht dashti që të shkakton dhunë me qëllime krejt politike për ta mbrojtë, jo shtetin e popullin, por veten e saj dhe pozitat që i muaren me tradhëti dhe për ta mbrojtë një kriminel serb.

Hudhja e gasit lotësjellës me tonelata, athua po i ushqen fëmijët e uritur në Kryeqytet?

I tërë ai gas, në vend që të shëndrrohet në qumsht, u shëndrrue në hudhjen e urrejtjes për një luftë vllavrasëse.

Ikja e njerzëve me aq shpejtësi nga atdheu, ka diçka që dikush e di. Libanizimi i Kosovës, vllavrasja që po shkaktohet dhe i „dhurohet“ shqiptarëve me qëllim që ta ruajnë një Jabllanoviq, tregon se Kosova po shkon drejt shkatrrimit. Fajtor do të jenë të gjithë, por kryesoret janë qeveritarët me Isa Mustafen e Hashim Thaqin në krye.

Nuk po e mbroj Albin Kurtin e as VV-jen. Bile isha dhe jamë kundershtar i tyre, por në këto momente, fajtoret janë në kuplolen e krimit qeveritar mu si ishin edhe deri tani.

Në deklaratat e Baki Kelanit u shifte kjart se kishte huti të madhe, gjithashtu huti nga spitali dhe emergjenca, huti e shpifje nga qeveritarët.

Kjo qeveri është dashtë ta dij se u mbush kupa.Smundet askush më ti duron dhimbjet, urinë e torturat psikike që i shkaktohen qytetarit shqiptar në aeroport, KEC e KEK, spitale, fakultete, shkolla e vende pune.

Isa Mustafa derisa u zgjodh Kryeminister, ishte një qengj i butë i deles Rude.Me zgjedhjen e tij Kryeminister, menjëherë u shëndrrue në ujk me rrezikshmëri ku qysh në ditën e parë të kryeministerllakut, filloi kërcnimet edhe ndaj bashkëpartiakëve të tij për ta arritë kulmin me kërcnime nda deputeteve femra në Parlament.

Unë sëpaku e dija se do të ndodhë kjo që ndodhi sot: përsëritja e vitit 1981 e 1989. Isa Mustafa edhe atëherë kishte pushtet dhe diferenconte çdo kend kush ishte kunder Serbisë. Sot përsëri i erdhi radha ta tregon hitlerizimin e tij prej frikacaku. Neser me u hjek nga posti i Kryeministrit, Isa Mustafa sdo ta gjenë as vrimen e miut të Fadil Hoxhes.

O Kryeminister, me dhunë sdo të mundesh ta mbash jo. Harroje këtë, sepse nuk janë vitet e sundimit serb mbi Dardaninë. Gjakosja e kësaj rinie bie mbi juve, mbi Qeverinë dhe mbi Super Kryeministrin Hashim Thaqin.

Ndalne dhunen, epni dorheqje sepse ju se keni besimin e popullit. Me mjete të dhunës nuk mbahet atdheu e populli.

Dhe, çfarë trimërie treguat sot kur dhatë urdhër për ta sulmuar rininë shqiptare?

Unë ua them se ju i trasuat rrugë terroristëve islamik, që i e ke me bollëk edhe në qeverinë tënde, ia hapët rrugën çdo dhune, gjakderdhjes dhe vllavrasjes. Fajtor jeni ju, ju dhe vetëm ju.

Protestat më nuk do të ndalen, dhe nuk bën as të ndalen.Kjo kastë politike e korruptuar, e kriminalizuar, antikombëtare e antishtetrore, duhet të ik nga shteti me plagë të stërmbushura.

Sa më heret të ikni, aq më mirë për juve, shtetin dhe popullin!

27.01.2015

Düren



(Vota: 2 . Mesatare: 3/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora