![](images/article/2015_01/38847/u1_Nishani-Rexhaj.jpg)
PORTRET I
NËNKRYETARIT TË VATRËS Z. AGIM REXHAJ
I dekoruar me
Dekoratën “Nderi i Kombit” nga Presidenti i Shqipërisë Bujar Nishani
Agim
Rexhaj, përndryshe rrjedh nga Familja e njohur Rexhaj nga Cerrca e Istogut, me
vendbanim në Pejë- New York,
është zv/kryetar i Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës ”Vatra” prej më
shumë se dy dekada. Z. Rexhaj e lëshoi vendlindjen, Kosovën, në dhjetor 1983.
Veprimtaria e tij kishte rënë në sy të okupatorëve serbë pas demonstratave të
'81-shit. Persekucioni nis me nxjerrjen nga puna të familjarëve Rexhaj,
Agimit së bashku me vëllanë e tij Bashkimin. Nuk mbeti rrugë tjetër vec ikja në
mërgim. Përmes vështirësish arrijnë në kampin e refugjatëve në Austri , dhe
prej andej në SHBA. Z. Rexhaj që në fillim u përfshi në lëvizjen në ndihmë të
Kosovës. Ai ishte bashkëthemelues i Shoqatës "Kosova Demokratike"
1990 ne New York e cila zhvilloi një veprimtari kombëtare të rëndësishme
në drejtim të njohjës së represionit serb në Kosovën e pushtuar. Zoti Rexhaj
ishte bashkëpunëtor i ngushtë i Presidentit Rugova në vazhdimësi, apo thënë më
drejtë një mik personal i Presidentit, dhe mikëpritës i tij në SHBA gjatë
gjitha vizitave. Themelimi i LDK-së në Kosovë,
krijojë një lëvizje optimiste tek shqiptarët e Amerikës. Në ato procese
formuse të Lëvizjes Demokratike të Kosovës, shqiptarët e Amerikës kanë pjesën e
tyre, ndërkohë që z. Rexhaj, udhëtoi nga Amerika në Kosovë, në fund të Shkurtit
1990 , dhe dha kontributin e tij. Ai u takua me presidentin historik të
Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova dhe bashkëpunëtorët e tij , dhe mori udhëzime për
krijimin e strukturave të LDK-së në SHBA. Me 21- Mars 1990 nisën anëtarësimet
në LDK, në Restorantin që ishte pronë e vëllezërve , Bashkim dhe Agim Rexhaj.
Pas këtij momenti veprimtaria e LDK-së në SHBA nis të japë frytet e veta, të
sensibilizojë politikën amerikane, përmes demonstratave, dhe vizitave në Washington. Z. Rexhaj është pjesmarrës dhe
organizator i demonstratave për Kosovën në New York, Washington,Dejton etj. Z. Rexhaj e ka udhëhequr për disa vite
LDK në SHBA, ku kontributi për mbledhjen e ndihmave financiare për Kosovën,
Z.Rexhaj kontriboj ne mbledhjen e fondeve për Uluftën. Po ashtu ai dhe bashkëpunëtorët kanë
dhënë kontribut të madh në afrimin e politikanëve, dhe zyrtarëve amerikanë në
mbështetje të cështjes së Kosovës. Z. Rexhaj,
dhe bashkëpunëtorët e tij ishin mbështetës të fuqishëm në Rambuje, ku
shkuan ai dhe shumë vatranë të tjerë . Z. Rexhaj ishte aktive në pajtimin e
shumë gjaqeve (38 Pajtesa). Me Federatën VATRA, z. Rexhaj u bashkua herët.
Kontaktet e tij me vatranët i takojnë vitit 1986 dhe u bë pjesë aktive e saj. Në vitin 1991
ishte sekretar i Vatrës, ndërkohë që ajo kishte për kryetar një ndër figurat
eminente të inteligjencës shqiptare, Prof. Arshi Pipën. Një vit më vonë ai do
të zgjidhej zv/Kryetar i Vatrës, detyrë që e mban edhe sot. Nuk ka veprimtari
të Vatrës ku të mos jetë edhe kontributi i z. Rexhaj; ai ishte pjesë aktive e
komisionit të përcjelljes së eshtrave të themeluesit të Vatrës, Faik Konica, po
ashtu ishte nëTiranë në qershor 1998, kur një delegacion i shoqatës Vatra shkoi
nga SHBA, qëndroi në Shqipëri në kuadrin e një misioni vëzhgues dhe ndihme për
shqiptarët e Kosovës pas fillimit të agresionit ushtarak serb. Vatra dorëzoi me
atë rast në Zyrën e Kosovës në Tiranë, disa dhjetëra mijë dollaër për Luftën në
Kosovë. Po ashtu z. Rexhaj dhe një pjesë e delegacionit shkuan në Tetovë
për t'u takuar me përfaqësuesit e Partisë Demokratike të Shqiptarëve,dhe per ta
vizituar Kryetarin e Gostivarit z. Rufi Osmani në burg, të burgosur nga regjimi
maqedonas për shkak të përdorimit të flamurit shqiptar. Bashkë me Vatranët,
menjëherë pas luftës në Kosovë, Rexhaj ishte pjesë e delegacionit
shqiptaro-amerikan. Z. Agim Rexhaj ka qenë një mbështetës i vendosur i
proceseve demokratike në Shqipëri që në fillimet e Lëvizjes Demokratike e deri
sot. Z. Agim Rexhaj është tepër aktiv edhe sot, si nënkryetar i Vatrës, por
edhe si individ. Ai është pjesmarrës i përhershëm i takimeve me kongresistë e
senatorë amerikanë, merr pjesë në fushatat e tyre, në mbledhejn e fondeve etj. Po ashtu z. Rexhaj është në korent
të zhvillimeve në politikën amerikane , dhe kontribues në dhënien e opinioneve,
prej vitit 2004 është anetar i Komitetit Kombëtar mbi Politikën e Jashtme
Amerikane (NCAFP) National Committee on American Foreing Policy. Anëtar i
Bordit për shumë vite në Ligen Shqiptaro Amerikane- 1990-1996. Z.Rexhaj në
vitin 2004 me delegacionin e Vatresë, dhe LDK-së, në Vatikan mori pjesë
në ceremonin e Lumturimit të Nënë Terezë s. Ishte në komisionin për ngritjen e
shtatoreve të Nenë Terezes në Prishtinë, Mitrovicë dhe Strugë. Z.Rexhaj ishte edhe në komisionin për ngritjen e Memorialit
të Shaban Polluzhës në fshatin Polluzhë-Kosovë në gusht të vitit 2004, (ku paten probleme të shumta nga majtistët e
PDK-së) , në muajin gusht 9 here udhëtoi nga Peja në Polluzhë me këmbëngujle që
inagurimi i këtij Memoriali të sponzoruar nga shqipëtaret e New Yorkut me Kryetar komisioni Vatrani
Sejdi Hysenaj të realizohet në muajin gusht ku një pjesë e konsiderueshme e
mërgimtarëve nga New Yorku ishin të pranishëm, por majtistet e komunes se
Drenasit e bënë Inagurimin pa prezencen shqipëtaro-amerikane . Z. A. Rexhaj
ishte anëtar në komisionin për ngritjen e Katedrales Nëna Tereze në
Prishtine. Z.Rexhaj me 20 Mars 2005 në
Lugano te Zvicrese, përfaqësoi Vatren dhe LDK-në , me rastin e 75 vjetorit të
vdekjës së Aleksander Moisiut. Të gjitha këto veprimtari dhe aktivitete që u
numëruan janë vetëm një pjesë mozaiku të këtij veprimtari, dhe tani më të
dekoruar me Dekoratën “ NDERI I KOMBIT” nga Presidenti i Shqipërisë, një
mirënjohje kontributit dhe shembëlltyrës së Z. Agim Rexhaj.
Gazeta
Bota Sot kishte nderin që gjithmonë ishte e përkrahur nga Z. Agim Rexhaj,
gjithnji i jemi mirënjohës dhe i gëzohemi sukseseve të tija.