Kulturë
Selmani: Refleksione për 60-vjetorin e ditëlindjes
E hene, 12.01.2015, 08:30 PM
Refleksione për 60-vjetorin e ditëlindjes së shqiptarit të mirë poetit publicistit Neki Lulaj
(Kurora e urimit të një dite të Neki Lulajt)
Nga Namik Selmani
Të gjithë
duam që të kemi në çdo ditë viti një kurorë urimesh buzëqeshjesh si në Ditën e
Lindjes.E duam që dita të marrë vlerën e
një viti, të një shekulli.
Familja
Lulaj është soji e jetëgjatëve ndërkohë
që Nekiu kërkon që të jetë sa më afatgjatë në shkronjë që ai vë në letër. Babai i tij Halili ka jetuar gati të gjithë
shekullin e njëzet e ka qenë
Kam kohë që e njoh Nekiun e në këtë njohje shpesh sa lumturohem aq dhe trishtohem duke thënë me vete: |Pse nuk e njoha dhe më parë? E njoh si poet, si njeri hartues i një poezie gati hyjnore që do ta kishte zili çdo komb i lashtë apo i ri qoftë. Mjaft që të përkthehej nga një nolian apo nga një përkthyes i gjermanishtes. Qoftë dhe gjermanët e Gëtës e të Shilerit që duhet ta njohin e të gëzohen për prurjet që veç kombeve të tjerë ia japin dhe shqiptarët e mi. Ata shqiptarë që, si do thonë vetë albanalogët gjermanë dhe austriakë si Gystav Majeri Robert Elsie, është më e vjetra në kontinent e në botë. Kam punuar jo pak dhe punoj ende me poezië e tij dhe e respektoj atë aq më shumë në këtë 60-vjetor kur ai ka bërë sa e sa libra . Shihni një çast titujt e librave të tij me poezi. Nuk është rastësi që ato i bashkon një shpirti madh poetik, i çiltër,i detëruar. Shpirtii dashurisë”,“Kështjella e ëndrrave” „Dardania ime” (Albanezul, Bukuresht, 2011), „Në kështjellën e përjetësisë” (Amanda Edit, Bukuresht, 2011), “Zjarri i shpirtit” (Amanda Edit, Bukuresht, 2012), “Bukuri e bekuar” (Amanda Edit, Bukuresht 2012), “Balada e heshtjes” (Amanda Edit, Bukuresht)
Në to është toka dhe qielli Një lloj rizgjimi kosovar i Lasgush Poradecit. Bukuria heshtja, përjetësia, zjarri, Ëndrra, Bekimi, të bashkuar me njëri-tjetrin në zinxhirin e gjerdanit poetik të Neki Lulajt,i japin poezisë dhe vetë Nekiut hyjnizim, forcë, butësi, krahë pulëbardhe, e bëjnë atë model poetik të poezisë së Diasporës shqiptare në Gjermani e më gjërë.
Në poezi ai është skulptor i fjalës, është ëndërrimtari i përjetshëm, është filozofi, i dashuruari i përjetshëm, përjetuesi i historisë së kombit të tij. Është ëmbëltori i fjalës dashurore, i dasmave, i ngarkuar me një leksik të jashtëzakonshëm shqiptar që edhe atje në Gjermani ai e ka ruajtur aq bukurisht.I mbushe 6 dekada jetë, lum miku! Mos u trand se dikush do të thotë se ke hyrë në pleqëri. Joo. Joo. Kujto profesor Din Mehmetin në Gjakove dhe rilinde moshën! Kujto Jusuf Gërvallën dhe shtoja mjaltin vargut dhe forcën! Kujto dajën tënd Tahir Zemën,kujtoje kusheririn tend Sali Qekaj,n dhe jepi forcë poezisë, jepi jetëgjatësi, se ajo, poezia, fjala jonë e bukur nuk na takon vetëm neve. Jo, jo,bre burrë, i takon dritës së vendlindjes,i takon mërgimtarit. I takon dhe fëmijëve të tu, nipërve dhe mbesave i takon atyre vocërakëve shqiptarë dhe gjermanë që të shohin me aq dashuri, me aq respekt kur ti ligjëron para tyre.Të kujtohet çfarë kanë thënë miqtë e tu të panumërt në të katër kontinentet? Nezir Sefa pat thanë:“Urime autorit të librit “Vesa mbi gurë”!Dhashtë zoti ti rritet edhe me shumë tuba e veprave letrare.Është krenari për ne e për studiuesit, e ardhme mbi letërsinë që krijohet në diasporë. Këtu po e shfrytëzoj rastin që ta përshëndes edhe autorin e këtij shkrimi shumë letrar dhe filozofik. Shfrytëzoj rastin ta përshëndes stafin e vyer të gazetës kombëtare "Bota sot "si kryeredaktorin dhe editorin e kësaj gazete.Përshëndes gjithë lexuesit dhe dashamirët e fjalës së bukur shqipe..“Metaforë dashurie me valët e përjetësisë dhe baladën e heshtjes. Stinët e durimit në prehërin e kohës. Neki Lulaj i jep prioritet substancës poetike, afshit të dashurisë ndaj atdheut dhe sentimentit që përfaqëson zërin e zemrës dhe shpirtin e fjalës.. (shkruan Baki Ymeri atje në Bukuresht ku dhe botohen disa nga librat e tij. Të gjithë miqtë e Nekiut duhet të mos çuditen me atë orar pune që ka prej vitesh që kur ka ardhur në Gjermani. Fle vetëm 3-4 orë gjumë tetë orët e punës janë ato ku ai nuk të “fal” nga ora tetë e deri në orën 4 pas dite.
Nuk të “fal as 6 orët e punës në kompjuter apo orët e krijimtarisë që është e përçdonatëshme nga ora 21 e darkës dhe deri nën orën dy e tre të mëngjesit kur shpesh këmbët kur shkon në shtrat janë bërë copa akulli. Është vështirë që ta besosh se kjo kulturë gjermane që ai ka çdo ditë e ka nga këshillat e babait të tij që ishte një njeri i sakrificës të nënës së tij apo i kësaj jete që ka sa qetësinë e saj harmoninë me secilin banor që e jeton këtë jetë aq sa dhe me kulturën gjermane që i ka shërbyer punës në tërë kohën pasionin,vullnet dhe forcën e duhur.
Meqë jemi
në këtë sinorë të rrëfimit tonë për Neki Lulaj do të thonim se atje ku dekadat
e jetës së tij shtyjnë njëra tjetër dhe e thinjën pak mikun tonë të mençur ai
është shumë pejan shumë shqiptar, ose “ krejt pejan” si thotë ai. Në odat
gjermane të shtëpisë së tij flitet shqip shqip dhe vetëm shqip. Në dhomë të
përshëndesin portrët e baba Halilit dhe të nënës Ajne. Pak më tutje është harta
e Republikës së Kosovës dhe një portretët i madh i ish Presidentit të pare
historik të Kosovës Dr, Ibrahim
Rugovës.Si dhe një qifteli e varur në gozhdën e Kosovës. Një vetrinë sheh libra shqip të kujton se
Shqiptaria është ulur këmbëkryq në të.
Dy flamuj ai kombëtar dhe ai i Dardanisë të mbushin sytë me lotë
krenarie. Ndërkohë që kudo e kurdo Nekiu bëhet cicëroni i palodhur i Grykës së
Rugovës i Alpeve Shqiptare.
“Të nderuar miq kolegë të Neki Lulajt! Shkak i kësaj letre miqësore është bërë 60-vjetori i ditëlindjes të mikut tonë të përbashkët Neki Lulaj. Në ditë të tilla natyrshëm nga të gjithë skajet e botës bëhen urime dhe përgëzime. Ky shqiptar i mirë nga Kosova, poet dhe pedagog i talentuar, një familjar shembullor dhe një shok korrekt është bërë prej kohësh pjesë e gëzimit dhe ideatori i bashkimit të kombeve, duke treguar se kultura nuk ka kufi kombesh, doganash. Kultura dhe njerëzit që e rrezatojnë atë pavarësisht se çfarë gjuhe flasin, ku ndodhen , ku jetojnë ku punojnë, janë si toka me detin, si lulja me saksinë ku mbillet e lulëzon, si gruri dhe toka. Jam i nderuuar shumë dhe i entuziazmuar që me Nekiun bashkëpunoj prej vitesh në fushën e letërsisë. Shpresoj se një gjë e tillë do të vazhdojë dhe më tej. Është një bashkëpunim që i ka hapur rrugë shumë natyrshëm dhe një miqësie të re dhe të bukur personale dhe familjare. Unë, ashtu si dhe ju miqtë e tij , gëzohemi për botimet e njëri-tjetrit, për lindjet për sukseset. Në shumë raste Nekiu është bërë dhe personazh i librave të mi me kritika letrare kushtuar krjimtarisë së tij, me poezi etj, Ju lutem pranoni në emrin tim me konsideratën më të lartë falenderimet për ju si kolektiv I mrekullueshëm ku mer çdo ditë jetë gëzimi, urimi njerëzor, dashuria dhe respekti ndaj njëri-tjetrit, korrektesa për punë. Le të urojmë së bashku që miku ynë i mirë dhe i mençur të ketë sa më shumë shëndet dhe të jetë fitimtar në të gjithë sfidat e bukura që e presin .
Me respekt Shqiptarisht dhe vëllazërisht Namik Selmani
Në këto vite shkronjore ka mëdyshjen më të bukur , më të dhimbshme. Shpesh herë i bie në mendje “Mallkimet e Mitrush Kutelit” pse u mor me kulturë. Kur kujton miqtë e pasionuar që lexojnë që e çmojnë ai thotë se ka bërë mirë. Kur kujton disa krijues ziliqarë gati të krisur ai gati sa nuk mallkon veten pse është gjendur në këtë brumë njerëzor.
Ja si klith poeti për Mitrovicën e ndarë:
Ibri përplaset mistershëm e me valët pëshpërit
E hapen portat e kohës si bedena me zë briri
Më dalin përpara si pleq që koha kurrë nuk i thinj
Si dy mokra gruri me blojë të mbarë mulliri.
Ndërsa përsa i përket mallit ai shkruan
Mes zgalave të murit rri trasta e grisur
Ngarkuar me ëndrrat që sillen vërdallë
Dua të lëpij plagën e të puth tokën e zhuritur.
Të shpejtoj ikjen me kthim në tokën e etur për zjarr.
Dhe ja
pas 13 janarit do të vijë data 14, 15, 25. Do të vijë pranvera dhe rudinat do
të lulërojnë. Do të vijnë vjeshtërat e ai Neki Lulaj që ka bërë një kontratë të
përjetshme me të bukurën, të dobishmen , atdhetaren me artine vërtetë të fjalës do na takohë sërish me atë sy të ngrohtë që e
merr dritën nga pranvera pejane , nga zemra e paeput e emigrantëve. Bërliqi
është pak larg në këto ditë janari Dhe bora e ka vendin e vet në lesat e
oborrëve në dritaret e kullave të reja të ngritura pas lufte. Në Muzetë e
Kosovës dhe në shtëpitë e saj kanë nisur që të radhiten dhe librat e tu aq ta
dashur të mençur. E ti nuk je Kostandin, miku im.Ani se poezia se gazi i
dasmave dhe i lindjeve të Kosovës edhe gëzimii festave të poetëve. Bash ato të
bëjnë që të vish me galop avionësh. Të vish sërish saora këtu në çdo cep
Kosove. POOO. Nga qytetet e Gjermanisë
nisesh vrik atje te varret e të parëve të mermeri i trimave se ti je i tyre dhe
ata janë të tutë. Të kujtohet në atë ditë në Gjakovë ty të solli dhe libri im
me poezi “Borxhi i Ali Podrimjes“ por dhe dashuria për poetët e Kosovës . Të
gjithë ndalëm frymë kur fole. Sa bukur! Kosova tash ka brezin e ri të poetëv si
Neki Luaj që drejton dhe Lidhjen e Shkrimtarëve të Gjermanisë bashkë me të
palodhuri Palë Sokoli,n e Muhanet Lumen .
Qofsh i lumtur Neki Shqiptari! Bëhu pak nostalgjik sot! Ta falim.
Sot dhe mot!