E merkure, 13.11.2024, 06:24 AM (GMT)

Kulturë

Halil Haxhosaj: Mustaflë Isamili - “Shtigjeve të natës”

E diele, 11.01.2015, 04:34 PM


ROMAN ME KRYEPERSONAZHIN FËMIJË

DHE ME ELEMENTE AUTOBIOGRAFIKE

Nga Halil Haxhosaj

Në romanin e dytë me titull “Shtigjeve të natës” të Mustafë Ismailit shtresohen elemente autobiografike të fazës së re të jetës së personazhit kryesor. Kryepersonazhi i romanit është fëmija shtatëvjeçari, i cili bartë të gjitha kryqëzimet e situatave të jetës, peripecive të saj, por edhe të rrjedhës artistike në roman. Bagazhi i të gjitha këtyre trajtesave është i shtresuar dhe i gërshetuar me përjetime artistike të kryepersonazhit, i cili di të menaxhojë me të gjitha anët, por edhe nuancat shtresore e artistike. Dhe kjo gjë edhe pse fillon nga faqja e parë e deri te e fundit, nuk përmbyset nëpër puset e turbullta, madje as monotone, hermetike e të pakuptueshme të kësaj vepre.

Personazhi kryesor, djali shtatëvjeçar, duke u gjendur në situata tragjike, madje edhe të rrezikshme e vdekjeprurëse për të, ia arrin të mbijetojë tragjedinë dhe të kthehet përsëri në shtëpi, në gjirin familjar, në mesin e njerëzve, në gjirin e shkollës, të shokëve, shoqeve dhe mësuesit. Largimet, tëhuajsimet, nëpërkëmbjet, çrregullimet, por edhe qëndrimet stoike të tij e bëjnë triumfues, por që për lexuesin nuk shtreson pamje të pakapërcyeshme me teka e vese fëmijërore të tepruara. Ky personazh i romanit di të kapërdihet nëpër të gjitha hallkat e rrjedhës strukturore të veprës dhe funskionalizohet ashtu siç ia vlen. Andaj, autori, Mustafë Ismaili, ka qëllimet  e veta artistike e letrare për ta plasuar kështu e të këtillë formën, mbarshtrimin dhe strukturimin e kësaj vepre.

Diçka që veçohet dhe dallohet në këtë roman janë personazhet, qëndrimet, funksionalizimet, veprimet artistike dhe të gjitha anët e duhura. Por, disi tjetër duket nominimi i tyre, grupizimi  sipas klasifikimit realist e pse jo edhe socrealist, sepse vetëm pak, madje veç tre katër personazhe, kanë emra e mbiemra, ndërsa kryesorët, bile edhe kryepersonazhi nuk kanë fare emër e mbiemër. Madje, këtu veçohet edhe emërtimi i prindërve të tij nënës e babait, që shënohen me shkronja të mëdha (Babai, Nëna), duke  marrë formën e personazheve artistikë të romanit. Të gjitha personazhet e tjera nuk kanë emra e mbiemra, madje as mësuesi, ndonjë shok e shjoqe, gjyshi e gjyshja, tezet, hallat e xhaxhallarët e të tjerë. Kjo qasje është paksa tjetër që në një anë ka diçka të re në prozën e këtij autori, por funksionale e madje suksesshëm e shtruar dhe e trajtuar artistikisht.

Bagazhi i rëndësisë së rrjedhës nëpër rrathët e jetës dhe veprimit të personazhit rrëshqet duke u lartësuar në katër netët e ditët e veçanta të përjetime gjatë kohës së humbjes së kryepersonazhit fëmijë shtatëvjeçarë. Nëpër të gjitha shtresimet e kësaj nuance artistike nuk e ngurtëson rrjedhën, madje as nuk e kapërdinë atë, por e shtron me një veçanti që shënon, pse jo, kulminacionin e veprës. Kulminacioni rrjedhën e vet e shtrinë nëpër të gjitha shtresimet e tjera deri në finalizimin artistik të veprës, që duket paksa edhe në pjesët e tjera të romanit.

Shtrirjet dhe format e tjera të rrjedhës së romanit kalojnë edhe nëpër disa qasje mistike, sidomos religjioze, shpirtërore dhe, pse jo, edhe psikologjike. Duke rrjedhur nëpër këto inde të këtij organizmi artistik, duket shpesh se autori ka qëllimin dhe synimet e veta të qëllimshme. Marrëdhëniet e kësaj faze dhe të këtyre synimeve tejkalohen nëpërmjet efekteve artistike, të cilat kanë qëllim të mbarështrimit strukturor të romanit. Madje, kjo formë, edhe pse duket shpesh e zvarritur duke u ngadalësuar, jep funksionit e vet të qëlluar artistik.

Tjetër element që shfaqet në roman është gjuha dhe forma e rrëfimit. Mënyra e shtrimit të ngjarjes nuk ka tendenca të tjetërsimit të ndonjërës, apo të evitimit të episodeve. Gërshetimi i këtyre faktorëve në romanin “Shtigjeve të natës” të Mustafë Ismailit, është funksional, madje i rrjedhshëm dhe efektiv. Andaj, gjuha e romanit është standarde, e mbështetur në rregullat dhe normat gramatikore, por aty-këtu hasen edhe forma dialektore, madje krahinore, e pse jo edhe të bagazhit të shprehjeve religjioze. Por të gjitha këto forma lehtë gërshetohen dhe japin rezultate të duhura

Mustaflë Isamili me këtë vepër në prozë shpreh aftësinë e vet prej krijuesi të formës së romanit, andaj kjo vepër do të lexohet dhe do të ketë rëndësinë e vet në prozën bashkëkohore.



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora