Kulturë
Demir Krasniqi: Ismet Asllani – Prapashtica
E merkure, 07.01.2015, 07:15 PM
ISMET ASLLANI – PRAPASHTICA
N’ Prapashticë , n’ këtë fshat Gollaku –
Nëpër shekuj është derdhë gjaku !...
Bishat sllavo- karpatjane –
Mbi shqiptarë banë kasaphane !...
Refreni:
Si n’ Drenicë – Azem Galica ,
Si n’ Malësi – Bajram Gjakova ,
Ismet Asllani – Prapashtica ,
Me ta mburret mbarë Kosova !
Ditë e natë luftoi errësimin –
Që ta sjell në dritë arsimin !
S’ m’ dhimbet malli që e shkrina –
Kështu na mësoi Hasan Prishtina !
Refreni:
Si n’ Drenicë – Azem Galica ...etj.
Për Liri kur ra Kushtrimi –
Pushkën n’ dorë e kapi trimi !
Bukë në sofër i dha mikut ,
Plumba n’ gjoks i dha armikut !
Refreni:
Si n’ Drenicë – Azem Galica ...etj.
Trim mbi trima luftëtarë –
Ai bamirës humanitarë !
24 Mars , Nëntëdhjetë e Nëntë –
Ra dëshmorë për Kosovën – nënë !
Refreni:
Si n’ Drenicë – Azem Galica ...etj.
N’ Prapashticë , buzë fushës s’ Florit –
Prehen eshtrat e dëshmorit !
Aty ku pushojnë të parët –
T’ masakruar nga gjakatarët !
Refreni:
Si n’ Drenicë – Azem Galica ...etj.
Gjilan, më 18.12.2014. Demir KRASNIQI