Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Reshat Nexhipi: Çka përfituar Evropa nga shqiptarët

| E marte, 06.01.2015, 06:53 PM |


Çka përfituar  Evropa nga shqiptarët dhe këta nga ajo.

(Pjesë nga fejtoni im i publikuar vite më parë me titull,,Çkanë bërë shqiptarët për popujt e tjerë të botës)

Nga Reshat Nexhipi

Hyrje, lidhur me kontributin shqiptar

Fakti që Evropa mban emrin e motrës së Kadmit  ilir, flet qartë se sa  ky kontinent  është i lidhur  ngushtë me stërgjysjët tanë.   Dhe, jo vetëm kjo, por Kadmi  solli në këtë kontinent nga Fenikia alfabetin e parë  i cili  shërbeu si bazë për krijimin e  alfabeteve të tjerë me të cilët shekuj me rradhë janë shërbyer dhe  do shërbehen sa të jetë bota  banorët e Evropës- thuhet në një tekst të internetit dhe shtohet se ,,Çfarë kontribut është ky, nuk ka nevojë për elaborim të posaçëm,,. Më tej përmendet shpëtimtari i krishterizmit Konstantini i  Madh, me origjinë ilire, pa të cilin Evropa  mund të kishte mbetur pagane, kushedi sa shekuj me rradhë, kurse pa  betejat  legjendare të Skenderbeut,do okupohej nga osmanët dhe sot  do ishte  shumë prapa botës.

Çkanë përfituar  Anglia dhe Franca nga shqiptarët

Po filloj me të parën. Shkencëtari i shquar francez, Robert D’ Angely, shkruan se në kartat gjeografike dhe historike të Anglisë, shihet se, në këtë shtet, ekzsitojnë emrat Albion, Albain, Albany që kanë të bëjnë me Albanët (Fis ilir-R.N.) Ndërsa, historania Elena Kocaqi, shton se emri Britani ka të bëjë me Britin, liderin e dardanëve ilirë dhe se  në Britani, dinastia trojano-dardano-albane, qeverisi disa shekuj me rradhë.

Kur jemi në Angli, e  udhës është të  theksohet  kontributi  i disa qeveritarëve të saj  lidhur me çështjen shqiptare, sipas ren

dit alfabetik të tyre.  James Pettifer, autor i veprës “Libri i kaltër për Shqipërinë dhe Kosovën” ku  përshkruan masakrat e serbëve ndaj shqiptarëve. Maklin, Kolonel, pjesëmarrës në Konferencën për formimin e Komitetit Kombëtar “Shqipëria e Lirë”, në Paris, më 1949. Robert Cecil, lord, propozoi për hyr

jen e Shqipërisë në Lidhjen e Kombeve, Robin Cook, diplomat britanik,  bëri tepër për ndërprerjen e luftës në Kosovë dhe për thirjen e Konferencës së Rambujesë, bombardimin e Beogradit nga ana e NATO-s, etj. Toni Bler, “Burrat si Toni Bler, jo vetëm që u dëshmuan miq të jashtëzakonshëm të Kosovës, por ata ndryshuan dhe raportin e forcave ndërkombëtare në favor të shqiptarëve”, shkruan publicisti i njohur Qani Mehmedi dhe shton: Ky kryeministër i mbështetur nga mbretëresha  Elizabet, dha mendimin që krahas bombardimeve të Serbisë, nga ana e NATO-s, të fillonte lufta dhe në teren.

Kur jemi te pavarësia, nuk mund të anashkaloj qendrimin e  ushtarakut të lartë gjerman Helmud Harf, i cili oficerit serb kur kërkoi tre orë afat pë tërheqje, iu përgjegj  me kërcënim: “nuk duhet të humbim kohë. Keni 30 min. afat. Duhet të dorëzoni armatimin dhe ushtarët që keni në pikën e vrojtimit...Kanë kaluar 2 min. keni edhe 28 tjera. Nëse në këtë hark kohor nuk zbatoni urdhërin do të keni pasoja”. Oficeri serb nuk kishte rrugë tjetër përveçse të zbatonte urdhërin dhe të largohej me gjithë mbeturinat e tij ushtarake...,,- theksohet në një tekst të internetit.

Rradhën e ka Franca. Se sa historia e këti shteti është e lidhur me stërgjyshët tanë, flet fakti që edhe emri i kryeqendrës së saj-Parisi, ka origjinë ilire dhe, sipas shkencëtarit Mathie Aref, ka të bëjë me   fjalën shqipe i pari. Personaliteti më i shquar në histori

në e këti shteti dhe me famë  botërore Napoleon Bonaparta kishte origjinë shqiptare. “Regjimenti i shqiptarëve ishte padyshim formacion më i  veçantë ushtarak mes trupave të shumta të Napoleonit”-shkruan Luan Rama dhe shton se ky kishte pranuar që shqiptarët të mbanin veshjet dhe armët e tyre, që të ndiheshin më të lire gjatë luftimeve. Më pas, Luan Rama, sqarron: “Tri kalorës shqiptarë, hipur mbi kuaj arabë, me  armët e tyre  karakteristike dhe veshjen e bukur shqiptare, hynin në Paris për t’u bashkuar pastaj në Versajë me gardën imperiale të Napoleonit. Baroni Teotoki që i priti, si president i Senatit të Korfuzit, i paraqiti ata para ministrit të Luftës së Francës, dukës De Feltre...Ai u habit nga ata  tre kalorës të pashëm e krenarë ngjeshur me armë e të përkushtuar  për  ti shërbyer Napoleonit    luftën  kundër zgjedhës otomane”.

Mos harrojmë se  Obeliskun madhështor të Parisit, Franca e ka përfituar nga Mehmet Ali Pasha, zot i Egjiptit, me origjinë shqiptare nga Kavalla. Obelisku  230 tonesh, gjatë v.1836, ishte transportuar me një lundër  të posaçme  nëpër lumin Nil  gjer në Alek

sandri, pastaj nëpër detin Mesdhe  dhe lumin Sena, për të përfunduar në kryeqendrën e Francës-thuhet në një tekst të internetit dhe shtohet se ,,Obelisku është plot me hieroglife  që bëjnë fjalë mbi lavdinë e  faraonit egjiptian-Ramzesit II,prandaj dhe tepër atraktiv për kalimtarët e rastit,,.

Për disa shtete të tjera të Evropës, sipas rendit alfabetik

Austria. Ka përkrahur mjaft pavarësinë e Shqipërisë, por ama emrin e saj e kanë afirmuar tepër dy viganët tanë: arkitekti Karl Gega  me  tunelin e famshëm që lidh këtë shtet me disa  shtete  të tjerë, si dhe  Aleksandër Moisiu me zërin e tij të mrekullullue

shëm.

Greqia. Edhepse këtë shtet bota e nje përmes 12 perëndive, herojve të Trojës dhe  të Revolucionit të v.1821, si dhe përmes Lekës së Mdh, pothuajse të gjithë këta të racës shqiptare, si ,,shpërblim,, për këtë, Greqia ka zaptuar pjesën më  pjellore të Shqipërisë.

Italia. 24 perandorët  e  Romës, disa papë dhe ,,Babaj, i  saj- Garibaldi, që çliroi vendin  janë me origjinë iliro-shqiptare, kurse ky shtet, pothuajse s ka bërë gjë për Shqipërinë, përveç  që e  okupoi në v.1939.

Spanja dhe Rumania. Edhepse qindra shqiptarë  luftuan kundër diktaturës  të viteve 1936-1939 dhe një pjesë e tyre mbeti në frontin e luftës, Rumania akoma nuk nje Kosovën!!, gjë që vlen edhe për Rumaninë, megjithëse emrin e saj mësëtepërmi e kanë afirmuar princët e dinastisë Gjika me  origjinë shqiptare, sidomos Elena, femra më e emancipuar e Evropës, –shkruan   një autor    internet  dhe  si bën një rezime, shtron pyetjen

Po, vallë Evropa, çka bërë për shqiptarët ?

Kësaj pyetje,  shumica e lexuesëve, sa kam mundur t i përcjell, kuptohet përmes internetit, janë përgjegjur se në krahasim me kontributin e shqiptarëve, Evropa ka bërë fare pak  për kombin tonë, duke apostrofuar kontributin lidhur  me çlirimin e   Koso

vës nga okupatorët serbë, por, njëkohësisht  duke shtuar se  edhe kjo nuk do ndodhte, nëse nuk   ishte Amerika e cila angazhoi NATON të kryejë  bombardimin-është vlerësimi i  tyre, të cilët fajësojnë  Evropën që  po përkëdhel  Beogradin dhe po e lë  pe

zull çështjen  përfundimtare të  Kosovës, lidhur me Mitrovicën e Veriut, etj. Kurse, njëri prej tyre, duke u bazuar në ato që theksova më sipër, shkruan,, Evropa kurrë s ka për të larë borxhin  me ne shqiptarët, sepse është fajtore që trojet tona janë të okupuara nga shtetet fqinje,,-thotë ky lexues dhe përfundon:,, Prandaj, Evropa, duhet të   kërkojë falje dhe të premtojë që do bëjë çmos për të ndrequr gabimet e bëra rreth një shekull më parë, gjë që nënkupton bashkimin natyral të trojeve shqiptare,, -është opinioni pak si  emocional  i tij, prandaj  dhe një nga  lexuesit, i shkruan: ,, Ajo që kërkon Ti,  qendron në zemrën e çdo shqiptari, por, është  njëçikë si e  përpjetë për ta realizuar,  tani për tani, në të ardhme, po e po, sepse,  rrotën e historisë, s ka fuqi që e pengon,,.