Sport » Sporti
Shqipëria shkatërron Uellsin, tani është e dyta në renditje
E marte, 08.07.2008, 11:01 PM
Basketboll/ Femrat kuqezi fitojnë 79-49 dhe sot luajnë ndaj Skocisë
Më në fund, Shqipëria shijon edhe fitoren e parë në Kampionatin Evropian për femra. Ky është lajmi i gëzueshëm që vjen nga kampin e sportistëve kuqezi, të cilët kanë triumfuar përballë përfaqësueses së Uellsit. Rezultati përfundimtar i takimit ka qenë shumë i thellë (79-49). Është pikërisht kjo diferencë që tregon edhe dominimin e basketbollisteve shqiptare, të cilat që në periodën e parë kanë demonstruar edhe qëllimin e tyre për fitimin e këtij takimi. Në këtë periodë, ata e kanë mbyllur me rezultati 14-6. Ndërkohë që në periodën e dytë edhe pse uellsianet kanë reaguar, ajo është fituar nga kuqezinjtë 15-21. Po ashtu, shqiptaret kanë fituar edhe dy periodat e tjera 14-17 e 14-27, duke fiksuar rezultatin përfundimtar 79-49. Shënuesja më e mirë shqiptare në këtë takim ka qenë E. Deneko (19 pikë). Shqipëria tashmë është në kuotën e 3 pikëve dhe mban vendin e dytë (3 pikë), pasi në ndeshjen parë është mundur 80-55 nga Malta e vendit të parë (4), Skocia (2) dhe i fundit Uellsi (2). Ndeshjen e fundit në grup do ta luajnë sot ndaj Skocisë.