Mendime
Albert Shabanaj: Kush humbi dhe fitoi nga kriza?
E hene, 08.12.2014, 07:22 PM
Nga Albert Shabanaj
Fillimisht dua te theksoj se tashme shume gjëra janë të qarta për Kosovën: Qeveria do të krijohet nga PDK dhe LDK, gjë që do ta bëjë edhe shumë më të ndërlikuar për te mos thënë te pa mundur ndryshimin e aq shume pritur ne Kosovë. Tashme konfliktet e vjetra ne mes te PDK-se dhe LDK-se për krimet e organizuara e te supozuara nga kjo e fundit u harruan,u anashkaluan me ndërrimin e unazave brenda nate ne mes te Thaçit dhe Mustafes. Kjo "martesë" e dy liderëve te sipërpërmendur pos tjerave dukuri jo normale shuajnë dhe shpresat e fundit te popullit për reflektimet,debatet dhe shtyrja e proceseve pozitive nuk do te ndodhin dhe nuk do të jenë më te prekshme e as të dukshëm sikurse në të kaluarën e tyre?!
Përtej kësaj, mund të konstatojmë se Kosova do të vazhdoj te mbetet "hebamme" e krimit te organizuar. Stabilizimi i saj, ndonëse me interes të madh për popullin,me këto karaktere te politikes aktuale nuk do të arrihet,do te mbetet vetëm një ëndërr e djegur për te gjithë ata qe besuan ne mrekulli?! Ndonëse, kur kemi parasysh bagazhet e karaktereve te ulëta te pushtetit aktual dhe te një pjese te madhe qe dot iu bashkohen nga radhët e LDK-se,mendoj se krijimi i mekanizmit kundër degradimeve te shtetit dhe te shoqërisë do t'i mungon vendit tone edhe për kush e di sa vite te ardhshme.
Për me shumë,nuk besoj se me krijimin e institucioneve nga PDK dhe LDK,problemet e shumta shërohen kur kemi parasysh dosjet e te dy palëve. Jo,problemet aktuale jo qe vetëm nuk do te ndryshojnë por do ecet tutje me dyfishimin e tyre,me bashkëdyzimet e karaktereve ekzistuese…
Kur kemi parasysh I. Mustafen,si kryeministër te mundshëm me një mori hipoteka te se kaluarës se tij politike,nuk mundemi m'i paramendua se ai posedon forcën apo kredibilitetin e nevojshëm për t'i kontrolluar ministrat e PDK-se.
Përtej kësaj,mendoj se aktualisht nga fundosjet përfundimtare te Kosovës,mund te shpëtohet vetëm e vetëm,përmes një përzierjeje të ndërlikuar të mjeteve ligjore dhe diplomatikë te miqve tan perëndimor,te cilët aq shume energji shpenzuan për ne dhe besoj se edhe kësaj radhe nuk dot ngurojnë,për të na shpëtuar nga katastrofat e ardhshme,nga kjo epidemi politike ne te cilën jemi katandisur tash e 15 vite. Këtë qe thash me lart dua te e përsëris dhe betonoj se, asnjë fuqi tjetër ne bote për pos miqve perëndimor,nuk është në gjendje ta arrij si e vetme ne shpëtimin e Kosovës, kur kemi parasysh se shteti është i kapur qe nga bariu e deri ke presidenti.
"Lufta", Hitler-i thoshte ne librat e tij se "sjell vetëdije kombëtare". Ke ne shqiptarët ndodhi e kundërta,ndodhi e kundërta nga popujt tjerë te botes. Pas lufta jonë çlirimtare u manipulua,u personalizua,u profiterizua dhe u penalizua deri ne degradimin e skajshëm te saj. Kjo u arrit me shkatërrim te karaktereve, me përbuzje te vlerave historike,me shkatërrimin e vendit etj… fenomene negative qe ne opinion bëhen edhe ma te pakuptueshme,edhe ma te pakonceptueshme qe shteti u gremis pa mëshirshëm duke e poshtëruar,duke e demoralizuar,duke e degraduar deri ne pabesim te shtyllave te tij qe e mbajnë një shtet ne këmbë.
Këtu mund te biem te gjithë dakord se,këto dukuri negative qe krijuan bandokracit ne Kosovën e pas luftës,përpos shkatërrimit te vendit ndërruan dhe imazhin,ndërruan këndvështrimin e miqve (perëndimit) qe kishin për ne.
Ndonëse,triumfet ushtarake e politike të perëndimit qe dikur shiheshin si admiruese dhe fitore kundër një te keqeje te madhe,kundër një shteti kriminal serb, i cili çdo dite prodhonte dhunë dhe terror mbi popullatën shqiptare me pasoja te një katastrofë humanitare. Sot po kjo aleance perëndimore,nga gabimet e politikave ogurzeza ne vendin tone,te cilat nuk arritën ndërtimin e shtetit te mirëfilltë dhe ligjor,dita-ditës po lëvizin nga përkrahja jone. Shpeshherë si te ndara po zhyten në kaos diplomatik aleatet ekzistues e sidomos Evropianet,kur është ne pyetje Kosova politike, madje po e vënë në dyshim edhe ekzistimin shtetërorë te saje. Nga ana tjetër e erret,rusoserbet duke vërejtur tashme te theksuar qarjet dhe luhatjen perëndimore ndaj Kosovës,po punojnë me te madhe me gjasa se,edhe dot ja dalin nëse nuk ngrihemi përtej amullive.. për te mos u shfaqur një Palestinë e re ne Evropën e vjetër. Megjithëse,Kosova sot nuk ndryshon shumë nga Palestina ne shume drejtime domethënëse:
Ndarja territoriale ne baza etnike e cila u arrit nga koncesionet respektivisht "fusnota" etj.. koncesione te cilat betonojnë neutralitetin ndaj statusit dhe sovranitetit te saj. Këtu ndodhi dhe kapitullimi i politikave kosovare edhe përkundër sqarimeve dhe kritikave te shumta qe te mos pranohen vendime te pa koke,te cilat ishin vendime të dëmshme për përparimin e shtetësisë se Kosovës,te cilat pos tjerave telashe do t’i pengojnë dhe bllokojnë njohjet e mëtejme të shtetit të Kosovës. Sepse bota do të mësohet dhe u mësua (pajtua) me Kosovën si një shtet që e ka njëlloj statusi gjysmak-si të Palestinës,ky ishte dhe qëllimi i rusoserbeve me disa qarqe evazive evropiane,prandaj, sot kemi "de fakto/de jure" Kosovën gjysmake.
Pastaj,lejimi dhe rritja e rolit të islamizmit ekstrem ne Kosove,ky fenomen i keq dhe po aq ogurzi sa "fusnota",këto shëmti islamike,dita-ditës po e vrasin pamjen e shoqërisë sonë,po e vrasin kulturën tone,po e fyejnë historinë tone etj… etj… Menje fjalë vërshimet e tyre ne vendin tone,ishin kurdisje politike te armiqve ton,nuk ishte thjesht vetëm se një biznes i pistë i liderëve tone,te cilët dihen me emra dhe mbiemra, te cilët akorduan rënien e pamëshirshme te parimeve tona politike dhe kulturore te cilat puqeshin vetëm me perëndimin e kurrsesi me afroaziatiket. Ndonëse,për përfitime personale qofshin ato materiale dhe vota elektorale,mundësuan dhe lejuan poshtërimin e vlerave tona te cilat u krijuan dhe u trasuan nder shekuj nga shume patriot,intelektual te mirëfilltë me një fjalë nga elita mbar shqiptare.
Përtej
kësaj,mendoj se veprimet konspirative te me larte theksuara dhe ato te pa
theksuara meçe janë te karaktereve te shumta veprimet e tyre te errëta, por nuk
është vështir për t'i konstatuar dhe dënuar si një komb i tërë. Nëse kemi
parasysh rrjedhat politike te 15 viteve te fundit,nëse kemi parasysh qe
Kosova,akoma nuk ka sovranitet ne tërësinë e saje,akoma edhe pas 6 muajve nuk
kemi institucione!!! Kosova,akoma po vazhdon te përballet jo thjeshtë me
triumfin e mundshëm të ndonjë force e cila kërkon të arrijë objektivat
strategjikë për një shtet te mirëfilltë,përmes vlerave dhe konkurrencës
demokratike atëherë te gjithë pajtohemi me atë qe thash me lart. Dhe nëse duam
ta shohim te vërtetën ne sy na
Përtej asaj,ky show politik i paraqitur qe nga zgjedhjet e fundit ishte zëri me i keq ne historinë e Kosovës, meçe prezantoi dhe pasqyroi kolapsin e rendit dhe ligjit i cili nuk paska ekzistuar kurrë, kjo dëshmon kolapsin e një shteti te kapur keq dhe bashkë me te,ngritja e fuqive destabilizuese ne vendin ton.
Ky show,përpos humbjeve te mëdha politike,diplomatike dhe ekonomike qe i solli Kosovës,ishte edhe një alarm për popullin e sterlodhur te Kosovës,ku tashme kemi rezultate esëll qe flasin për një ikje kolektive,ikje me duar mbi kok te cilët pa mëshirshëm malltretohen nga matrapaz shqiptar e serb,te cilëve ne ndihmë ju vjen vetëm loti,se për fatet e tyre nuk di as Zoti!
Kur kam parasysh gjithë ketë karvan vuajtjesh dhe mjerimit ne Kosove,besoj fuqishëm se,ngritja dhe mbajtja e këtyre bandokracive ogurzeza nuk është rastësisht,sepse nuk i shërbejnë as Kosovës,as Shqipërisë,as popullit SHQIPTAR kudo qe jetojnë,e as miqve tan perëndimor. Këto politika faqezeza i shërbejnë vetëm armiqve dhe forcave te errëta globale, përshëmbull Rusisë,Iranit,Turqisë etj…
Sipas mendimit tim,dobësimi i politikave pro perëndimore dhe largimit me perëndimin betonojnë përmbysjen e atyre fuqive intelektuale dhe patriotike te kombit tone me zëvendësimin e tyre me ato orientale. Për me tepër,këto mendësi invalidore qofshin politike,religjioze e shoqërore ne vendin tone, kanë shkaktuar një përmbysje të roleve pozitive në dinamikën e fuqive të globit - SHBA dhe Bashkimit Evropian,te cilët nga dëshpërimi i përmasave shpërthyes kanë vendosur izolimin e Kosovës si e vetme ne rajon. Sot si rezultat i kësaj, fatet tona janë shndërruar ne një çështje te pikëpyetjeve te mëdha?!
Ndonëse, jo për fajin e popullit te sterlodhur dhe manipuluar,por për fajin e politikanëve kriminel te cilët për përfitime personale nuk kursyen asgjë,prandaj dhe ndodhemi këtu ku jemi… para pikëpyetjeve te mëdha dhe asaj themelores se, a jemi ne gjendje te krijonim shtet te mirëfilltë e ligjor apo duam shtet mafioz me profil te erret te krimit te organizuar,korrupsionit,imazheve terroriste islamike ne Evropë,te cilin si te tillë nuk e lejon kurren e kurres perëndimi,meçe ndërgjegjja kombëtare me gjasa duket e fjetur,duke mos qen te gatshëm t'i ndalim përparimet e mëtejshme te hordhive tradhtare te fshehur prapa kravatave te bandokracise.
Për me tepër,është fat i madh qe Kosova akoma është nen mbikëqyrjen e NATO-s dhe çdo shkelje e integritetit territorial të saj mund të vërë menjëherë në zbatim klauzolën e mbrojtjes së ndërsjellë të Organizatës së Atlantikut të veriut. Megjithatë,tashme për Kosovën është krijuar imazh tjetër nga ai i cili ishte krijuar nga elita kombëtare dekada me radhe e deri ke lufta çlirimtare.
Por pas lufta sjelli ambiciet e çoroditura te politikave shkatërruese... te cilat nuk rezultuan aspak me ambicie kombëtare dhe jo vetëm qe nuk reflektuan për prosperitet te Kosovës,por as nuk bene edhe me te voglën lëvizje për rreziqet e saja te mundshme e te bollshme qe janë prezente.... Nuk ishte vetëm mos uniteti dhe bashkërenditja e tyre pas lufte qe dëshmoi një diçka jo normale, dëshmoi mese shumti për ambiciet e tyre te sëmura për pushtet,duke krijuar bandat e tyre,me hordhi te shërbimeve sekrete,militant etj… qe rezultuan me vrasje politike,me frikësim te qytetarëve,me shitjen dhe stërshitjen e pasurive shoqërore deri ne mjerim te tyre,mjerim ky te cilin nuk e përjetoj populli as ne kohen e sundimit dhe shtypjes totalitare serbe.
Për me tepër,këto fundërrina politike te pas luftës u shndërruan gjithnjë e më shumë ne një ishull kriminal dhe destabilizues duke mos arritur kurrë te bëhen partner te besueshëm te perëndimit, në një rajon kaq te trazuar ku apetitet e fqinjëve tanë janë te sëmura.
Kjo ishte dhe arsyeja qe vuri perëndimin përballë dilemave te mëdha ku sot shohim hezitimin e tyre për të armatosur ushtarakisht dhe politikisht Kosovën. Ne ketë sfond kemi zërat te izoluar qe i kemi dëgjuar dhe vazhdojmë t'i dëgjojmë se,perëndimi nuk "guxon" nga Rusia & Co qe ta forcoj Kosovën. Këto pohime munden me qen paranoja por jo fakte,sepse perëndimi e ka fituar luftën kundër Serbisë,kundër Rusisë&CO. Kjo është faktike dhe fakti tjetër është se, politika kosovare është armiku ynë kryesor dhe politikanët ton janë ata te cilët i sjellën miqtë tan përball dilemave te mëdha.
Përtej kësaj, dështimet e politikave Kosovare nxorën vetëm një fitues dhe fituesi i vetëm ne rajon na doli te jetë Serbia. Edhe përkundër terrorit dhe gjenocidit te ushtruar mbi popullin shqiptar arriti te faktorizohet,influenca e tyre ne Ballkan dhe Evrope u rrit me shpejtësi marramendëse. Pra nga një shtet humbës dhe deri dje i akuzuar për luftëra dhe krime... tashme dëgjojmë nga qarqe vendimmarrëse se,bashkëpunimi me Serbi është thelbësor dhe strategjik për zgjidhje të qëndrueshme te problemeve ne Ballkan. Dhe… këtu mund te mësojmë se, sa te rëndësishme janë politikat e mirëfillta kombëtare për një popull.
Unë nuk e di sesi ndjehen matrapazët ton politik,kur çdo dite dëgjojnë betonimet e miqve tanë perëndimor se,është e pamundur të anashkalohet Serbia në kërkimin për zgjidhjet e krizave të rajonit e me theks te veçantë në luftën kundër terrorizmit islamik. Sipas mendimit tim,një bashkëpunim ushtarak mes perëndimit dhe Serbisë,nuk duket më i paimagjinueshëm por i paimagjinueshëm do te mbeten fatet tona.
Megjithatë, pyetja më e rëndësishme strategjike për vendin ton,besoj se akoma nuk është konsumuar,por druaj se nëse nuk ndërrohet politika aktuale e Kosovës,do te humbim çdo gjë e cila akoma është për shpëtim,nëse jo me beteja te reja atëherë me negociatat e ndryshme e te shumta Kosove-Serbi. Ne tashme kemi përvojën ton me negocius te Kosovës,me kompromiset e tyre te dhimbshme dhe çdo here ne favore te Serbisë. Kompromiset e te komprimituarve te Kosovës,arritën vetëm ngritjen e rolit dhe lehtësimeve te Serbisë,u ngrit vetëm pesha rajonale e saj për t'u bere faktor paqe dhe stabiliteti ne njërën ane dhe anës tjetër duke barikaduar Kosovën,me stuhi diplomatike te kombinuara me komprometime terroriste qe izoluan Kosoven deri ne braktisje nga Evropa. Si pohim te kësaj qe thash janë faktet e shumta te cilat sot paraqesin një Kosove,te humbur e te izoluar si e vetme ne rajon dhe e pa sigurte për qytetar dhe te ardhmen e saj
Ndërkaq,problemet
e Kosovës,përfshihen edhe me pikëpyetje tjera e të rëndësishme, por edhe ato të
fshehura. Një nga ato dhe shumë domethënëse mbeten marrëdhëniet e Serbisë me
Perëndimin,tashme me gjithë atë kohe te harxhuar pa asnjë rezultat për vendin
tone,nga politika Kosovare,fati i Kosovës ne përgjithësi e i veriut te saj ne
veçanti varet pikërisht nga ato marrëdhënie.
Dhe këtu, fatkeqësisht nuk priten ndryshime të mëdha ne diplomacinë Evropiane,shpresat tona mbeten ne politikat Angloamerikane.
Kaq gjëra janë të qarta për Kosovën,por nëse shikojmë anën tjetër te mundshme e cila nga dështimet tona tashme dhe jemi te varur nga lëmoshat e diplomacisë Evropiane. Dhe sipas te gjitha gjasave skenari duhet te jetë kështu: Kosova do të mbetet e ndikuar nga serbet vendor dhe e kontrolluar se pakut vertikalisht nga Serbia, gjë që do ta bëjë edhe shumë më të ndërlikuar Sovranitetin dhe vendimmarrjet e saj. Dhe nen ato kushte nuk mundem ta imagjinojmë një rimëkëmbje politike e ekonomike te saj,kjo një diçka qe Serbia e dëshiron me çdo kusht. Por konfliktet dhe përplasjet nuk do të jenë më aq të dukshme si në të kaluarën,por ato do të vazhdojnë.
Siperfundim te kësaj vetëm një është e sigurt që Serbia do të mbetet fuçi baruti ne Ballkan dhe e përkëdhelura e Evropës edhe në shekullin 21.
Ndërsa Kosova dhe Stabilizimi i saj, ndonëse me interes të madh për popullin e shumë vuajtur, do të jetë e vështirë të arrihet pa ndërhyrjen e sinqertë dhe pa pardon te perëndimit!?
ZOTI NA BEKOFTE!