Kulturë
Xhevahir Cirongu: Nëntor i Lirisë
E enjte, 27.11.2014, 06:21 PM
Poezi nga Xhevahir Cirongu
Nëntor i Lirisë
Nëntor i Lirisë
Nëntor i 1912-ës,
Nëntor i 1944-ës
Nëntorë me qiell të përflakur!
Nëntorët tanë,
Me tokë të përgjakur.
Në udhëkryqe semaforët ndezur
I vetmuar eci në rrugën e jetës gri
Nëpër shtigjet e pashkelura kërkova diçka,
Atje, te ai lis shekullor fjalët qëndisë
Me fjongodrite shkruaji,dikush më tha.
Nën hijen e degëve të lisit,gjethet numërova
Nga flladi i erës u shkundën, supeve më ranë,
Eca i vetmuar, rrugës së kujtimeve s’u ndala
Pse u trembën gjethet, në ç’yll ata ndaluan!?
Dhe shirat e viteve, u derdhën mbi mua
Gjethet e lisit ranë si yje në shportën hënë,
Atëherë kuptova se jeta vërtet qënka si liman
Le të fryjnë erërat e kohërave, ato i putha deri në rrënjë.
Pluhëri i kohëve, shkruar nëpër epitafe
Te emëri nënë, puthjet la drita-hënë,
Statujat e vdekjes era i shtyn deri te yjet
Dhe unë në heshtje gdhenda veç fjalë.
Kohët në udhëkryqe, semaforë ndezur
Vështrimin treta tutje atje te ajo kodër,
Lisi shekullor në trung çfarë mban fshehur!?
Hënën mban supit, dritë ari larë.
Emri yt flamur mbi re
(Kjo poemthë i kushtohet dëshmorit Jashar Jashari, birit të fshatit Strofc-Vushtrri, me rastin e 5 vjetorit të Shpalljes së Pavarsisë së Kosovës)
1. Strofci ynë ka lind shqiponja
Vargje shkrova për historinë,
Stërgjysh- babë edhe nëna
Për lavdinë sot këndohet kënga.
2. Në do kombin e Shqipërinë
Por dhe nderin e flamurë,
Që të shkruash emrin te guri
Edhe gjakun derdh për Atdhe
Bir i Strofcit Jashar Jashari
Emri yt flamur mbi re!
3. Moj Kosovë si dritë e hënës
100 vjet
sundoj
Qysh nga koha e lashtësisë
Ke folur veç gjuhën e nënës.
4. Për mbi varr të Halit Gecit
Gurshtin lart ngriti ‘’Duraku’’,
Meteorët bënë betimin
Te beteja e Hamidisë
Hapën flatrat e lirisë.
5. Drejt shqipes erdhën kosovarë
Lotët në sy mbetën të tharë,
Qindra djem e vajza si luanë
Me shkaun ata luftuanë.
6. Ishte dita e 14 marsit
E vitit ’99-të;
Në Livadhet e Qërshisë
Mbi shkëmb çeli lulja e lirisë.
7. U vranë pleqë, u ther fëmija
Ngjarja tundi gjithë planetin,
Lokja nënë kështjellë mbeti
Nëpër breza, deri sot
Kurrë gjakun të mos e shkelni
Betohuni te i madhi Zot!
8. Neve jemi evropianë
Amerika na u ndodh pranë,
Ndal masakrën moj Serbi
Se këtu i thonë Shqipëri.
9. U nxi qielli e u dridh toka
Bijtë e tu Strafcok luftojnë,
U skuq me gjak edhe shkëmbi.
Jep kushtrimin Jashar Jashari
‘’ U thotë trimave luftoni
Pozicionet mos lëshoni!’’.
10. Por një plumb i mallkuar
Trimin e qëllon te trupi,
Syri i shkëlqeu si çika
Lindur- rritur në ato gryka.
11. Nënës seç i çunë fjalë
Në betejë djalin kanë vrarë,
‘’Mos ma thoni këtë fjalë
Për lirinë e Kosovës
Djemtë rrojnë- i kemi gjallë!’’
12. Tufa lulesh karafili
Në gjoks nëna djemëve u vuri,
Dhe lotët ndaluan mbi faqe
Shpirti tyre sot prehet në paqe.
13. Te Kosova është krenaria
Gjaku tyre s’ka të tharë kurrë,
Në do kombin e flamur
Për mbi gur gëdhendur LIRIA
Në shekuj rron PAVARESIA!
***
Durrës 26.11.2014