E shtune, 21.12.2024, 02:58 PM (GMT)

Mendime » Xharra

Fahri Xharra: Si na mbytën në puse!

E enjte, 20.11.2014, 08:18 PM


Si na  mbytën në puse! Si i mbuluam puset e vdekjes?

Nga Fahri Xharra

“Zoti ambasador, çka mund t’na thoni për këtë skenë tëtrishtueshme?” Ai iu përgjigj:

“Ky është krim kundër njerëzimit”.

Shprehja haptas e ambasadorit Uaker më 16 janar 1999 në Reçak, në mbrojtje të së vërtetës,duke rrezikuar madje edhe vetveten, do të mbahet mend përherë. Deklarata e tij para gazetarëve,ishte humane dhe korrekte. Sikur ambasadori Uoker të kishte dhënë një përgjigje diplomatike, duke thënë se kjo çështje do të shqyrtohej dhe ndërkohë do të formohej një opinion (ashtu siç ndodh me shumë diplomatë), mendoj se sot, jo vetëm që ne shqiptarët e Kosovës nuk do ta gëzonim lirinë e pavarësisë, por është pikëpyetje se sa shqiptarë të Kosovës do të kishinmbijetuar dhe sa shqiptarë do të ishin në Kosovë sot.

Dhe çështja e Kosovës nuk mbeti ashtu si e deshtën Serbët .Por, krimi ndaj nesh nuk kishte të ndalur “Gjatë aksioneve të forcave ushtarake, paramilitare dhe policore serbe në një vit e gjysmë,para se këto forca të detyroheshin të tërhiqeshin nga Kosova, Kosova ishte një makth i vërtetë i vdekjes, dhunës dhe shkatërrimit.”...”Kriminelët serbë kanë përdorur taktikë djallëzore dhe të ligë, duke i zhvendosur viktimat nga vendet ku ishte kryer krimi në vende të tjera, shpesh shumë larg, me qëllim që të maskohet,

ose të vështirësohet gjetja dhe identifikimi i trupave të vdekur. Kjo metodë ishte përdorur në gjithë periudhën e luftës nga janari 1998 deri në qershor 1999.”

“Çdo mysafir ndërkombëtar duke përfshirë këtu edhe presidentin Klinton, theksuan

rëndësinë e gatishmërisë për të falur, nëse kosovarët janë për bashkëveprim me Evropën dhe SHBA-në në të ardhmen. Shumica e kosovarëve e kuptojnë ose do ta kuptojnë nevojën për të falur, por me një kusht të rëndësishëm: serbët duhet ta pranojnë atë që ndodhi!”

Ne falëm dhe falëm, por më e keqja që edhe e harruam  .Harruam gjithëçka që ndodhi !
Zërat e të mbytyrve nëpër puset e Kosovës , mbeten pa u ndëgjur as një herë .

"Vëllai im ishte brenda në shtëpinë e tij kur erdhën njësitet serbe në fshat. Ai u përpoq të

ikte, por serbët e ndaluan. Gruaja e tij së bashku me shtatë fëmijët ishin fshehur në një zone malore, e quajtur Tërpesh. Serbët i lidhën duart dhe këmbët Sherifit dhe e hodhën në pus”.Kur Qamili u kthye në fshat pas një muaji, ai e gjeti Sherifin e vdekur  në pus “ (nga libri ).... Zërat kumbojnë të përzier me zhurmën e vdekjes.

“ Gjatë verës së vitit 1999, pas tërheqjes së forcave policore dhe ushtarake serbe, UNHCRja mori raporte të shumta për trupat e vdekur që gjendeshin në puse dhe në varreza masive   gjithandej në Kosovë. Pas shtatë muajsh ndihmë me rastet e viktimave të puseve, u zbuluan një   sërë veprimesh kriminale të bëra kundër fëmijëve të pafajshëm, burrave dhe grave. Unë, për aq sa ka qenë e mundur, jam përpjekur të sqaroj se çka ka ndodhur me viktimat  e gjetura në puse dhe në varreza masive. Kam takuar dëshmitarë, farefisin dhe fqinjët e viktimave. “ ( nga libri ).
 Pse me hedhë në pus? Pse më mbyt kështu të lidhur? ( Thirrjet e atyre që duhej të vdisshshin në këtë mënyrë )

“Unë quhem Avdyl Kabashi dhe jetoj në Polac. Unë jam biri i Mustafë Kabashit (52-

vjeçar). Kur filloi sulmi, babai im ishte në fshat bashkë me tre nipërit e tij. Ne u përpoqëm ta bindnim që të vinte me ne në male, aty ku fshihej pjesa tjetër e familjes, por ai insistoi të rrinte që të kujdesej për shtëpinë. Më 20 mars 1999 në orën 4 pasdite, forcat serbe sulmuan zonën ku jetonim ne. Kur u ktheva në vendin ku jetonim, unë shkova tek pllaja nën shtëpinë tonë ku ështënjë pus. Kur Unë dhe kushëriri im, Salihu, u afruam, gjetëm pallton e babait tim. Pas pak, ne e zbuluam trupin e tij në pus”. ( nga libri )

 

 

“Unë quhem Bajram Kerolli dhe jam nga Polaci. Forcat ushtarake serbe kishin zaptuar

fshatin tonë. Mustafa, dy nipat e tij, dhe unë, ishim fshehur në stallën e Mustafës për dy ditë.... ndërsa Mustafa, i cili ishte më i vjetër dhe më i ngadaltë se sa ne u kap nga policia. Pas kësaj ne nuk e kemi parë më”.
“Unë quhem Havë Kuçi, jam 84-vjeçare dhe jetoj në Kotlinë. Me 24 mars 1999, forcat

ushtarake e rrethuan fshatin tonë. Neve, grave dhe fëmijëve, na dërguan në qendër të fshatit dhe na mbajtën aty. Më vonë ushtarët i tubuan disa nga burrat tanë dhe i detyruan të shkonin në drejtim të shpatit të malit. Biri im ishte njëri prej 22 meshkujve, të cilët u vranë dhe u hodhën në dy puse në shpat të malit. Tre nga ta ishin nipat e mi. Viktima më e re ishte një djalë 16-vjeçar”.
” Njërin nga bijtë e mi e kishin vrarë në fshatin tonë dhe e kishin hedhur në një pus.

Ai ishte vetëm 23- vjeçar”.(Ismet Loku, 50 -vjeçar  nga Kotlina)

(Materiali eshte nga libi “Josef Martinsen ÇFARË NDODHI NË KOSOVË? 1998-1999”)

Gratë dhe fëmijët në autobus po qanin me zë për të dashurit e tyre.. .në pus mbytej pafajsia . Ishin netët e gjumit të pafjetur , dhe  e nesërmja e harresës së madhe.



(Vota: 5 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora