E premte, 27.12.2024, 06:03 PM (GMT)

Mendime

Kim Berisha: Bravo i dashuri Kryeministër

E hene, 10.11.2014, 07:39 PM


Bravo i dashuri Kryeministër. Keni guxuar dhe e keni vënë kravatën e kuqe midis Serbie.

Nga Kimete Berisha

Për këtë gjest heroik ju përqafoj fort!

Sot flamuri kombëtar valon edhe në gjoksin e Kryeministit tonë, i cili pa pritur e pa kujtuar nga ne, po bëhet si krejt personalitetet e jashtëzakonshme botërore!

Politikisht, më mirë është të mos jesh nacionalist e të paraqitesh i tillë, sesa të jesh përnjëmend.

Se, kur je vërtet nacionalist, të dridhet buza, emocionohesh e nga emocionet bën gabime.

E kur nuk je përnjëmend nacionalist, e sillesh i tillë, si Edi Rama, e ke kollaj, sepse nuk i ke ndjenjat nacionaliste që të pengojnë ta realizosh me sukses rolin e nacionalistit që ta kanë dhënë.

Kështu, Kryeministri shqiptar edhe duket patriot, edhe s'duket folklorist, shkaku se nuk i ka ndjenjat patriotike që ia prishin imazhin e njeriut gjakftohtë dhe të matur.

Kjo tregon se më shumë sukses në jetën politike kanë ata që e aktrojnë dashurinë kombëtare, sesa ata që e ndjejnë përnjëmend, se ndjenja t'i prish të gjitha punët, sepse ta humb logjikën!

Në anën tjetër, u mbyt Serbia plakë me 'shtosat' e saj neardental, të cilët nuk ia 'ha' më njeri i qytetëruar!

Janë çu' në këmbë krejt 'serbomëdhenjtë' për ta 'bërë' Edi Ramën 'heroin' e ri të shqiptarëve!

E prezantojnë si nacionalist, si patriot, si atdhetar njeriun që në realitet s'i ha palla për ato punë!

Heroi nuk del nga situatat normale, po heroi del nga luftërat dhe nga dramat kombëtare, prandaj Serbia, në pamundësi për ta ndezur një luftë të re që do ta nxirrte Edi Ramën si hero kombëtar të shqiptarëve, e ka improvizuar luftën shqiptaro-serbe në 'pozorishte u kuqi', ku rolin kryesor të nacionalistit ia dha bash njeriut që s'i bë zemra vërr për 'Shqipërinë etnike', Edi Ramës, që serbët kulturalisht i duken më 'dikushi' sesa shqiptarët!

Edhe babit të tij serbët i janë dukur më Dylan Thomas-a se shqiptarët, prandaj, nënshkroi për varjen në litar të poetit Hazri Nela.

Këtë bindje, se serbët janë më 'dikushi' se edhe shqiptarët e Kosovës ia ka forcuar (kur ka qenë esull) edhe këshilltari i tij nga Kosova, i ati i të cilit Mehmet Maliqi, është detyruar që t'i rrahë personalisht, t'i mbysë e t'ua shkatërrojë jetët patriotëve shqiptarë, për t'i 'mësuar' ata që të bëhen 'dikushi' si serbët!

Qeveria serbe, u kujdes që të dramatizojë vizitën e Edi Ramës deri në atë shkallë, sa që të përmenden edhe atentatorë serbë që janë arrestuar, para vizitës së Kryeministrit shqiptar në Serbi!

Aq i rrezikshëm për Serbinë që është Edi Rama!

Atmosfera shekspiriane gjatë ndeshjes mes Shqipërisë dhe Serbisë dhe armiqësia fallco mes Edi Ramës dhe Aleksandër Vucicit, mbesin fjalë, ndërsa vizita miqësore me Serbinë që e quan komshije, pa e pasur hiç, është vepër konkrete.

Edi Rama i plotëson tri kushte për t'u 'bërë' hero i shqiptarëve:

- Nuk qaraveshet, përveç kur do ta godas armikun (shqiptar), i desh dhëmbët dhe i shtërngon fort, për t'u siguruar se i ka në numër;

- I rrotullon sytë, e i ngrin në një vend, sikur e ka në dispozicion edhe 'syrin e tretë;

- E mban kokën lart, sikur merr instrukcione nga yjet në qiell.

P.S. Serbia e di, edhe Kosova, por Shqipërisë ende nuk i kanë treguar se kur ka qenë Edi Rama i ri, për të tërhequr valët e Rts-it ka sakrifikuar shumë, se gjithmonë e ka ngul një gjilpërë në kabllon e antenes televizive!

Pra, kur shqiptarët e Kosovës kanë sakrifikuar jetën për ta parë e dëgjuar tinëz RTSh-në, Edi Rama ka sakrifikuar për t'i tërhequr valët e RTS-it.

Pra që në vegjëli Edi Rama ua njeh serbëve mentalitetin primitiv. Prandaj, duket se me lehtësi di t'i prek në tel!

_________

Brilant.
Kryeministri Edi Rama, e përmendi disa herë Kosovën e pavarur si realitet i pamohuar dhe i pakthyeshëm në konferencën me Kryeministrin serb në Beograd!
Dhe pasi që e nervozoi, e këshilloi Vuçiçin që sa më shpejt ta njohin pavarësinë e Kosovës nëse duan të ecin më shpejt përpara!
I pabesueshëm!
Çfarë krenarie e munguar shqiptare!
Çfarë dinjiteti suprem i Kryeministrit Edi Rama.
I pari politikan shqiptar që nuk i bën 'hesap' serbët, dhe nuk shpreh trohë inferioriteti para tyre. Përkundrazi, i shikon nga lart!
Ka talent që t'ua nxjerr mllefin e sëmurë e t'i bëjë të duken qesharak, ireal dhe primitiv antishqiptarë para syve të botës!
Ky është droni që na duhet!
Zemrën ma dridhi, ma dridhi!



(Vota: 4 . Mesatare: 2.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora